leoni

Matura Shtetërore 2019, pjesa e parë e provimit mbahet me 12 dhe 15 qershor kurse pjesa e dytë me 19 dhe 22 qershor

Raporti i Progresit për vitin 2017 bëri të ditur se Kosova nuk ka shënuar progres në arsim

Raporti i Progresit për vitin 2017 ka zbuluar  se Kosova nuk ka shënuar aspak progres në fushën e arsimit, pasi që është vlerësuar se asnjë përparim nuk është bërë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe adresimin e boshllëqeve të aftësive në tregun e punës, njohësit e kësaj fushe fajin ia hedhin Ministrisë së Arsimit dhe organeve tjera relevante. Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, me rastin e prezantimit të Raportit të Progresit pati thënë se gjendja e arsimit në Kosovë nuk është aspak në një situatë të mirë, përderisa ka shtuar se nevoja për të përmirësuar këtë situatë është emergjente.

Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se të gjeturat e Raportit të Progresit kanë qenë të pritura, pasi Qeveria ka sjellë plane të cilave nuk iu është përmbajtur. Ai thotë se të gjeturat e këtij raporti janë më se reale. Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ismajl Kurteshi, ka thënë se faji kryesor rëndën mbi institucionet e vendit, derisa ka shtuar se arsimi që nga paslufta jo që ka përparuar por vetëm sa ka ngecur dhe ka degraduar.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, ka bërë të ditur se janë duke punuar që të nxjerrin arsimin nga gjendja në të cilën e kanë gjetur. “Raporti i Progresit 2018, e që në fakt ka të bëjë me punën e bërë gjatë vitit të kaluar, tregon që në vendin tonë nuk ka progres në fushën e edukimit. Gjithsesi, raporti kritikon qartë një numër të madh të punëve që nuk janë bërë, e që për ne janë të trashëguara. E mira është që çështjet kryesore për të cilat flitet në raport janë ato me të cilat ne jemi duke punuar shumë që kur ministri Bytyqi e ka marrë për të drejtuar MAShT-in”, tha ai. Si punët më të mira të cilat janë bërë deri më tash nën drejtimin e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ai ka përmendur Ligjin për Arsimin e Lartë, përgatitjet e nxënësve për testin PISA, si dhe zgjedhjen fer të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Për këtë të fundit tha se kanë lënë shembull të mirë edhe për institucionet tjera në vend.(Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …