Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kërkesë nga ndërkombëtarët që Policia të marrë leje për të vepruar në veri të vendit. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të moskoordinimit të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë. Duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se forcat speciale nuk mund të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it, Qalaj thotë se kjo është bërë falë veprimeve të pakoordinuara të kryeministrit Kurti me aleatët. Duke folur për vizitën e deputetëve në selinë e NATO-s, Qalaj thotë se përfaqësuesit e NATO-s kanë shprehur shqetësimin për situatën në veri. Në këtë frymë e shoh edhe deklaratën që e ka dhënë sekretari i NATO-s, Stoltenberg edhe pse për mua është e çuditshme çështja e involvimit të njësive speciale të Policisë së Kosovës në deklaratën e tij. Mirëpo kjo është pasojë e një mos koordinimit të veprimeve të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë se Brendshme me partneret tanë strategjikë, thotë Rashit Qalaj.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …