Rexhep Selimi: Rruga e Serbisë për në BE kaloi mbi trupat e shqiptarëve

(Fjala,  në deklarimin jashtë rendit të ditës, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës)


Gjatë gjithë kohës përderisa vazhduan dhe po vazhdojnë bisedimet e Qeverisë se Kosovës me Serbinë, ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! iu kemi paralajmëruar se këto bisedime janë një proces që e afrojnë Kosovën me afër Serbisë dhe Serbinë më afër Evropës. Madje këtë paralajmërim ua kemi bërë disa herë edhe nga kjo foltore e Kuvendit. Sot jemi në një gjendje kur fatkeqësisht koha na dha të drejtë. Si rezultat i negociatave dhe i marrëveshjeve Thaçi-Daçiq Serbia mori datën  e fillimit te negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa MUP-i dhe institucionet e Serbisë po legalizohen në Kosovë.


Ju deputetet, nga cilido grup parlamentar që i keni mbështetur këto negociata me votën tuaj, të vetëdijshëm apo jo, jeni ata që falë mbështetjes suaj Kryeministri negocioi me Daçiqin dhe falë këtyre negociatave Serbia mori shpërblimin.


 Bashkimi Evropian ka mbivlerësuar përparimet që Serbia ka bërë në dialogun me Kosovën, duke i ofruar si shpërblim nisjen e negociatave për anëtarësim. Kështu ju, ia dhatë amnistinë Serbisë, asaj që mbi kurriz mban barrën e krimeve më të rënda kundër njerëzimit, e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.


Në negociata u propagandua shumë se negociatorët e Kosovës do të bisedonin patjetër edhe për të pagjeturit shqiptarë qe u vranë dhe u zhdukën nga forcat e Serbisë në luftë. Por siç jemi dëshmitarë askush s’i përmendi kurrë në asnjë tryezë në Bruksel.


Ditëve të fundit, zbulimin e varrezave të pretenduara në varrezat masive diku në Serbi, familjaret e të humburve e priten me ankth dhe me shpresë se do të mund t’i gjejnë së paku eshtrat e më të dashurve të tyre. Por, ata nuk e dinin se edhe kësaj radhe trupat e të vrarëve nuk e gjeten rrugën e kthimit në atdhe. Familjaret shpresuan por nuk e ditën se me trupat e shqiptarëve Serbia po bënte një pazar. Pesë trupa të shqiptarëve të vrarë Serbia i dha si kapar për diçka që edhe në të vërtetë e mori paraprakisht.


Rastësisht apo jo, asfalti dhe objekti mbi trupat e shqiptarëve në Serbi i përkiste një ndërmarrje që quhej “Kosmet-Put” që në shqip do të thotë “Rruga e Kosmet”, apo “Rruga Kosova”. E pra, e di apo nuk e di BE-ja se nëpër çfarë rruge po i afrohet Serbia asaj, Kosmet-Put quhet rruga e Serbisë drejt Evropës, rrugë e cila kalon mbi eshtrat e shqiptarëve të vrarë e të fshehur.


Kryeministri i Kosovës bisedon me Kryeministrin e Serbisë, jo për kthimin e trupave të të vrarëve e të zhdukur por për kthimin e atyre që vranë. Ai nuk flet me Daçiqin për t’i kthyer trupat dhe eshtrat e shqiptareve por për kthimin e policëve serbe të MUP-it ne Policinë e Kosovës. Në vend që ta kërkonte nga Brukseli hapjen e Kosovës e cila është kthyer në një vend të izoluar në mes të Evropës, ai me marrëveshjet me Daçiqin ia hapi dyert Serbisë drejt integrimit. Në vend që të kërkonte drejtësi për të gjitha krimet, vrasjet dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve edhe pas luftës në pjesën veriore të Kosovës, pikërisht këtë drejtësi ia la në dorë atyre që i shkaktuan këto krime.


Si rezultat i këtyre bisedimeve, MUP-i i Serbisë rikthehet në Kosovë, çetnikët udhëheqin me Komuna, madje edhe ia kanë mësyrë edhe Kuvendit të Kosovës përmes vendeve të rezervuara. Në të vërtetë, me luftën çlirimtare të UÇK-së e hoqëm Kosovën nga Serbia, por me negociata e mbajtëm Serbinë brenda Kosovës. Nëse UÇK-ja e shkëputi me lufte Kosovën nga Serbia, Qeveria e Kosovës e riktheu, jo Kosovën në Serbi por Serbinë brenda Kosovës.


Madje Daçiqi dhe Thaçi kërkojnë edhe më shumë sesa kaq, kërkojnë diçka që përveç se e papranueshme, për ne është edhe e dhimbshme. E dhimbshme por njëkohësisht e padurueshme është tashmë kjo situatë.


 19 dhjetor 2013


Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …