Fadil Shyti: Strategjia jonë revolucionare e ribashkimit

Strategjia jonë revolucionare e ribashkimit, realizohet vetëm kur kjo strategji të lidhet si gjaku me zemrën, me veprat teorike dhe praktike në terren!


 (Lidhur me të drejtën tonë, në mbrojtjen e teorisë dhe praktikës sonë revolucionare, për ribashkim kombëtar shpirtëror dhe territorial).


Që prej kohërave të rënda historike, kur padrejtësisht u nda Shqipëria; përpjekjet për ribashkim, nuk janë ndalë nga atdhetarët e devotshëm që, me pushkë e penë luftuan për Atmëmëdheun, kjo më së miri është e vërtetuar, është e njohur në histori.


 


Që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, (LSHP), është formuar 1878,


 


Lidhjes së Pejës, (LP), 1881,


 


Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” (MKK), 1918, Konferenca e Bujanit, Konferenca e Bujanit, 1943-1944,


 


Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, (ONDSH-ës) 1945, Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, 1963,


 


Lëvizja Nacional- Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera shqiptare në Jugosllavi, (LNÇKVSHJ), 1977,


 


Fronti për Çlirimin Kombëtar, përkatësisht, Fronti Nacional Çlirimtar, 28 Nëntor 1978,


Lëvizja Popullore e Kosovës,( LPK), 1982,


 


Fronti i Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar, FRBK 1990,


 


Partia e Unitetit Kombëtar, (UNIKOMB-i) 1991,


 


Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, LKÇK 1993.


 


-Të gjitha këto lëvizje çlirimtare, qëllim final e kishin, këtë ideal të madh të shqiptarëve, Ribashkimin shpirtëror dhe territorial të kombit. -Në këtë vazhdimësi historike janë edhe disa organizata dhe parti që veprojnë sot në trojet tona etnike, Lëvizja Vetëvendosje (VV) 2005, dhe


Lista për Shqipërinë Natyrale,(LSHN)…, -me në krye z. Koço Danaj, për të cilën e për të cilin jam fokusuar në këtë shkrim, e të tjera e të tjera…


 


-Jam përkrahës i flaktë, që nga mesi i viteve shtatëdhjeta kur jam angazhuar ta vë një gur në Kalanë Shqiptare, për të bërë Shqipërinë të Ribashkuar.


-Është për të theksuar këtu një rast që, sot më duket ca interesant dhe shumë i qëlluar. Për vitet të tëra që nga rinia ime e hershme, më vlonte në shpirt, si të realizohet kjo ide. Kur i kisha bërë ca hapa, afërsisht pesë vite, të në bashkimin me shokë e shoqe të fillim-rrugës së brezit tim, të idealeve që atëbotë vepronim ilegalë/e; në vitin 1981 shpërthyen demonstratat studentore.


-Pas një përgatitje modeste që kishim bërë disa shokë, një natë në shtëpinë e mësuesit atdhetar, Lah Gashit, në Mitrovicë, për fillimin e demonstratave si në tërë Kosovën; para një jave, ishim marrë vesh që të fillonim demonstratat një ditë të shtunë; -por, krejt papritur punëtorët në një uzinat e qytetit, kishte bërë një vizitë provokuese, ish- funksionari “ i lartë” i LKJ-së, Ali Shukria me njëfarë serbo-çetniku i quajtur, Sava; (mbiemri i tij, s´po më kujtohet) aty, para punëtorëve kishin kërkuar me ngulm nga punëtorët që, këtu kurrsesi të mos ketë demonstrata;punëtorët ishin revoltuar shumë, dhe, padyshim me organizimin e disa elementëve atdhetarë, me në krye Ymer Halilin, ish-i burgosur politik, është nga Prekazi i Drenicës Kreshnike, Ay atëbotë punonte si pedagog i punëtoreve; kishin reaguar fuqishëm duke u hedhur, aty për aty shpejt e shpejt në demonstratë,-furishëm kishin marrë marshimin rrugëve të qytetit me thirrjet që e çanin qiellin:


Rroftë Republika e Kosovës!


Jemi shqiptarë s´jemi jugosllavë!


Ejani këtu, këtu, ejani këtu, këtu , bashkë me ne!


Kush nuk vjen është tradhtarë!


-E të tjera parulla revolucionare, që të ngjishnin mishtë!..


-Kur arritën në mes të qytetit, populli demonstruesit mirëpriti fort mirë, profesorët atdhetarë të Letërsisë Shqiptare në Mitrovicë, si Çerkin Peci, ish-i burgosur politik dhe Çerkin Ismajli, ish-i burgosur politik, si shqipot, iu bashkuan demonstratës.


-Po, gjithë rrëfimin tim rreth demonstratës e bëra për të shpjeguar një fakt: mua, atëbotë, nuk më pëlqeu kërkesa për Republikën e Kosovës.


 


-Disa ditë para demonstratës, -kujtoj, ishte dat. 12 Marsi 1981, kishim debatuar me shokët Fevzi Beqirin dhe Ismail Smakiqin, ish-i burgosur politik. Atyre, iu kisha shprehur troç qëndrimin tim se, kërkesa për Republikën e Kosovës, nuk më duket me vend, -ne, jemi përcaktuar kurdoherë qe sa e sa vite e vite, për kërkesën Ribashkim me Nënën Shqipëri, Republikën e Kosovës, atëbotë, nuk e shihja si hap drejt ribashkimit, por si pengesë, drejt këtij ideali tonë shekullor; paraqita edhe të tjera fakte, por pasi kanë kaluar kaq shumë vite, të gjitha ato nuk po më kujtohen…


Për ribashkimin si ide e drejtë jona historike, kishim folur e shkruar shumë vite më parë, me shokë e shoqe ilegale, për këtë ishim frymëzuar në veçanti nga përkujtimi i 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP), me në krye kolosin e madh të diplomacisë shqiptare, Abdyl Frashërin.


Për idenë time të çeliktë vetëm për ribashkim me Nënën Shqipëri, rol të veçantë pati edhe vizita ime me një grup shokësh e shoqesh në vitin 1978, në Shqipërinë londineze. Atje, e kisha prekë lirinë me dorë, aje e kisha përjetuar kënaqësinë kur qëndrosh pranë popullit vëlla; këtë ideal dëshiroja ta realizojmë me çdo kusht dhe me çdo çmim.


-Shokët, më folën të qetë, me fjalë pajtuese por edhe bindëse dhe në veçanti një natë kur isha mysafir te shoku, Fevzi të cilin e kam shok ideali që nga fëmijëria, duke folur për mospajtimin tim, për një çast disi , “ u rebelova” aq sa me revoltë shokut i thashë: “Ju shkoni në demonstratë, po unë nuk vi dot, -përderisa, të kemi të shtruar botërisht, kërkesën për Ribashkim me Nënën Shqipëri”!…


-Ay, pasi u mendua thellë, po aq i vendosur midis të tjerash më tha: “Ty, vëlla vepro si të duash, edhe unë jam i flaktë për ribashkim kombëtar, por dije mirë shoku im, -të dua si vëlla, prandaj të këshilloj: po u tërhoqe , po u largove nga shokët –një ditë mesiguri do të keqkuptojnë e do të thonë; shoku ynë Fadili, ishte pranë nesh qe kaq vite, derisa ia filluam demonstratave etj, po tash , ky shoku ynë, po kërkon shumë…dhe, krejt papritur u largua!!!…; -pastaj vazhdoi- po druaj, për këtë do të mbetesh keq,-pastaj”!…


-Për të mos e zgjatur më tej shoku im i ngushtë më bindi të pajtohem me këtë “opsion zgjidhjeje”, më theu kokëfortësinë time,- sipas fj, së urtë popullore: “Dy veta nëse të thonë je i dehur, mbaju për gardhi, edhe nëse nuk ke pirë raki”!…


Aty, në shtëpinë e tij e njohur për mikpritje dhe bujari, vendosa t´i bashkohem rinisë dhe popullit tim edhe nën dëshirë time të madhe që, objektivë kryesore e kishte dhe e ka ribashkimin e territoreve shqiptare më Nënën Shqipëri.


-Unë, në pranverën e vitit 1981, isha absolvent i UP, më kishte mbetur vetëm një provim dhe të mbroja temën e diplomës; harrova se, kisha dhe ca punë për të bërë, para kësaj pune që na thërriste atdheu.


Në ditën fatbardhe të demonstratës popullore, përkrah me Fevzi Beqirin, Ismail Smakiqin e shumë të tjerë shokë kemi marshuar në demonstratë.


-I përgëzoj nga zemra të gjitha ato parti dhe individë që përpiqen të realizojnë këtë objektivë të lartë historike.


Mirëpo, siç thotë vëllai ynë, toska: ”Nga e thëna në të bërë, është një det i tërë”!…


Janë të njohura gjithë ato luftëra çlirimtare gjatë historisë të popullit tonë, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit e gjer tek tri luftërat e UÇK-së, heroike, ndonëse me ca emra të ndryshëm, në thelb të gjitha këto ushtri qëllim kryesor e kishin lirinë dhe ribashkimin territorial të kombit; dëshmi për këtë është betimi i këtyre ushtrive të famshme shqiptare.


-Po, ja që, papritur e pa dëshiruar,-dolëm tek fj, e urtë popullore nga Toskëria jonë, të cilën e ceka më lart!!!


Pse ende nuk u arrit objektiva jonë historike?!


Natyrisht, për të penguar këtë objektivë kanë ndikuar shumë faktorë të cilët këtu do t´i theksoja:


-Dinakëritë, mashtrimet, shantazhimet , ishin dhe mbetën gjer në ditët tona pengesat e mëdha të ”aleatëve”, tanë imperialistë dje dhe sot.


Përçarjet e të thella brenda-shqiptare!


-Këto bën që, pastaj, të dominojë edhe paaftësia për t´u bashkuar fort si një trup i vetëm rreth Flamurit Kuqezi për t´i lënë mënjanë ndasitë e vogla e të mëdha të të gjitha llojeve; -si pasojë e kësaj, pastaj e pati pa-vendosmërinë dhe pamundësinë tonë, që kurrsesi për të mos i lëshuar armët nga dora gjer në fitoren e madhe;prandaj historia na ndëshkoi të gjithëve, që kjo objektivë historike e breznive tona shekullore të vonohet kaq gjatë!…


 


-Prandaj, për këtë shkrim modest, më nxiti në veçanti shkrimi ; ndofta i njëmijëti…, që , sot gazetaria shqiptare, “po bën namin” me pompozitete, në Opinione të tilla si kjo, -kur në një gazetë, shkruante: Koço Danaj, tronditi Ballkanin:


“Maqedonia , të shpërbëhet,


Greqia, Serbia dhe Mali i Zi,


të lëshojnë trojet shqiptare të grabitura më 1913” !…


 


Jo mor, z, gazetarë…!


-Mos i jep valë kazanit të historisë zjarr, aq sa nuk e djeg njeri,-pa lëre më ta përvëloj!…


-Në rrugën tonë të lirisë, sipas rrethanave të sotme, mendoj që duhen më shumë punë konkrete në terren, sesa fjalë të mëdha, me ca punë të vogla, apo shqiptarët, po i lënë krejt pa punë…Fjala vjen, kur Kosova Lindore demonstronte për largimin e monumentit të dëshmorëve të UÇMB-së, për Flamur Kuqezi, për heqjen e Abetares Shqipe, të tjera të drejta që iu takojnë…


 


-Kur malësorët në Malësinë e Madhe, demonstruan për ruajtjen e natyrës shqiptare të pastër, për të mos pranuar ndërtimin e një fabrike të plehrave afër qytetit të tyre etj, atje në ato vise shqiptare, përkrah tyre -do të duhej të ishin së paku 1000 shqiptarë nga Vlora , nga Kosova, nga Tetova.


-Kjo, do të duhej të ngjante sa herë hapet krahët e shqipes kudo në viset tona shqiptare.


Tirana, Prishtina, por edhe Shkupi të protestonin në të gjitha kancelaritë botës, atëherë dhe vetëm atëherë kjo botë “demokratike” e cila përballë nesh, ka vënë njëmijë e një pengesa për të na lënë të ndarë e të ricopëtuar-do të shihet me sy, vendosmërinë tonë për t´ u ribashkuar.


 


Protestat demokratike dhe reagime t institucionale shtetërore: Tiranë-Prishtinë-Shkup; me përmasa të hapësirës gjithëkombëtare, nuk do të thotë se, ne shqiptarët jemi për luftë, -ato i thyejnë kundërshtimet e ndërkombëtarëve përballë nesh, dhe heshtjen e qarqeve reaksionare ndaj dhunës që po ushtrohet ndaj shqiptarëve në Serbi, Mal të Zi dhe në Maqedoni.


 


-Mendoj, që: nuk tronditet Ballkani vetëm se botërisht paraqiten tezat e drejta të Koço Danajt, të Albin Kurtit, e të tjerëve atdhetarë e atdhetare, që me të gjitha forcat tona, duam t´i argumentojmë historikisht para botës, kërkesat tona të drejta,-me fjalë (deklarata) apo me shkrime, në gazeta e në libra politike dhe historike…


 


Kujtoj këtu, tezat politike të atdhetarit e udhëheqësit të Organizatës-Marksiste- Leniniste të Kosovës, (OMLK-së), Kadri Zeka, për Republikën e Kosovës; as i dëgjoi kush , as i mori kush t´i vë në peshojë, në botë; mirëpo, -u deshën gjithë ato vite përpjekjesh, madje, edhe kur i dëgjoi, bota u bë e shurdhër; -ato nuk u realizuan dot me rezistencë paqësore, -siç ishin demonstratat, grevat, mos-dëgjueshmëria qytetare ndaj shtetit armik serbo-jugosllavë etj, etj.


 


-Prandaj, Ballkani, -bile edhe Evropa, e cila po pretendon që me BE-në, ta futë Ballkanin në gjirin e saj, në radhë të parë për interesa të veta ekonomike, politike, ushtarake, kulturore etj.., -pra, për hir të strategjive afat shkurta dhe afatgjata;- tronditen ndryshe, vetëm nëse i fusim në veprim sa më shpejt në rend dite, këto opsione krejt të mundshme për hapa të ri historik, si për kombin tonë:


 


1.


Nëse kjo klasë politike, më mirë vonë se kurrë, -mbledhë mend, vepron me përgjegjësi historike para popullit tonë, kjo klasë politike, nuk duhet më tej, pafundësisht, të shkojë drejt fundit të vet, në radhë të parë; – të luaj lojën e djajve; të fshihet pas perdeve të zeza të ”integrimeve evropiane” etj, si gjer më sot; në relacionet: Bruksel-Tiranë-Prishtinë- Shkup dhe më tej, -por, reflektoj pozitivisht dhe fort e vendosur me rrugë institucionale; qeveritë, parlamentet ; ”e dy shteteve” që, në fakt jemi një vend autokton shqiptar; por i copëtuar në pesë pjesë, në viseve tona, -me kufij zi; -pra, politika shqiptare: pozitë–opozitë, të vendosin që, me një REFERENDUM popullor, të ribashkohemi me shtetin amë, Shqipërinë.


-Tirana, me këtë rast do të zbatonte Kushtetutën e votuar nga populli më 1998 dhe ku shteti ka detyrimin të mbrojë dinjitetin, prosporitetin, e të gjithë kombit për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror si dhe “të përmbushë aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar” si dhe në bazë të nenit 8, “të mbrojë të drejtat e popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të tij”.-Prishtina, do të duhej urgjentisht në një seancë urgjente parlamentare të hidhte poshtë si një leckë të papërdorshme, Nenin 3 të Kushtetutës së Kosovës, e cila e ndalon bashkimin e Kosovës me ndonjë vend tjetër që, faktikisht aludon, në mos-ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë!


 


2.


Apo, në rastin e keq, kur kjo mundësi marrëveshjeje brenda institucioneve shqiptare nuk arrihet; nëse politikanët nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë hap të pritur dhe shumë të dëshiruar historik, -kërkohet që, urgjentisht forcat përparimtare opozitare, “ të bëjnë të pamundurën”që të detyrojnë qeveritë dhe parlamentet ”kukulla të direktivave huaja”, -të japin dorëheqje të fillon kështu një epokë e re, me një rezistencë sipas së drejtave kombëtare dhe ndërkombëtare të bëhen përshpejtime drejt këtij hapi historik.


 


-Çdo shpresë për ndryshime të tjera pozitive, që do të sjellë vonesa të paarsyeshme, do të jetë tej-skajshmërisht e papranueshme dhe tejet fataliste për ne shqiptarët.


 


-Pjesë të tëra të Atmëmëdheut, “po na rrëshqasin”, nga duart tona, po rrezikohen seriozisht toka dhe deti, përballë kërcënimeve të fqinjëve okupatorë , përballë i kemi valët të egra imperialiste, të cilat i kanë vënë në veprim idetë grabitqare, i kanë zgjuar si lugetërit lakmitë ndaj Shqipërisë sonë Etnike.


 


Sa keq, që po na përsëritet historia!


 


Pas LANÇ- re, kur populli shqiptar u tradhtua nga ndërkombëtarët dhe nga klika titiste , kur Kosova dhe viset tjera shqiptare, padrejtësisht, përsëri iu ndanë Shqipërisë, si dikur në kohërat e krajlive të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, (SKS); për shqiptarët filloi “golgota e re”; -këngëtari atdhetar, Riza Strellci në burgun e Nishit e kishte krijuar një këngë të cilën e këndoi:


 


Hajde, hajde, mori Hatë,


Ta kanë pre ni fustan t’gatë,


Fustan t’gatë e pak të vjetër,


Veshe k’ta se nuk ka tjetër.


(Riza Strellci)


 


-Tani, kur po i shkruaj këto radhë, diplomacia serbijane, rusomadhe, ballkanike, dhe evropiane;-mjerisht që përkrah tyre janë vënë në aksione puthadorët shqipfolës, me “në krye” Hashim Thaçin, po përgatisin terrenin për në “mollë sherri” si ajo e Republika Srbska” jo vetëm në veri por dhe në brendi të Kosovës.


 


A do ta pranojmë më tej “fustanin e gatë, e pak të vjetër” ne shqiptarët?!


 


…Se, çfarë ka ngjarë në të kaluarën me këto makinacione, tashmë po dihet; mirëpo çështja duhet shtruar për zgjedhje; prandaj, këtu, duhet të mos jemi aspak naivë po as impulsivë, apo anarkistë, që të kalohet në veprime të pakontrolluara,-përsëri, me këtë rast kërkohet të provohen të gjitha mjetet e mundshme paqësore;-pa e përjashtuar faktin që, nëse me këto mjete nuk arrihet sukses, duhet gjetur dhe forma të tjera të rezistencës me forcë, pra me luftë çlirimtare, kjo alternativë si mjeti i fundit, për zgjidhjen e çështjes fillestare, përballë armiqve dhe tradhtarëve të Atmëmëdheut.


 


Më lejoni të nderuar lexues, të shprehë në këtë shkrim vlerësimin dhe konsideratën time të madhe për udhëheqësit atdhetarë, për të gjitha ato sakrifica shekujve,-këta flakadanë e flakadane, vëllezër e motra të idealeve tona i kuptoj fort mirë që, momentalisht janë duke i luajtur kartat e duhura të rezistencës paqësore.


 


-Po e përfundoj këtë vështrim-analitik, duke iu ngjitur historisë, me idenë e madhe të vendosmërisë së gjeniut, Enver Hoxha, i cili botërisht në fillim-vitet 80-ta, deklaroi para botës mike dhe armike: ”Ne shqiptarët, nuk e duam këtë rrugë të errët e plot rreziqe, që ndiçni ju z, jugosllavë, (kjo vlen edhe tani, për të gjithë armiqtë tanë okupatorë të trojeve tona), -por, në rast se na impononi edhe ne do t´u përgjigjemi, ne, dimë të luftojmë dhe të fitojmë, mbi çdo armik”!


Më 4-15 Dhjetor. 2013

Kontrolloni gjithashtu

Karderinis Isidoros

ISIDOROS KARDERINIS: RICS+: Një zgjerim mbresëlënës

Në agimin e vitit 2024, nga 1 janari, pesë vende të tjera u bënë anëtarë …