RKL: Denoncojmë me fakte e argumente veprimtarinë antikombëtare të kolaboracionistëve IV

Në aparaturën shtetërore jogosllave, në segmentin e sigurisë, të politikës represive jugosllave  kanë qenë të postuar dhe janë dalluar për besnikëri ndaj RSFJ-së dhe mizori, dhunë e banditizëm  të ushtruar sistematikisht kundër bashkëkombësve shqiptarë shumë prej anëtarëve  të strukturave më të larta partiake, të inspektorëve të lartë të UDB-së dhe mercenarë të tjerë, të cilët kanë qenë ekzekutorë të veprave antishqiptare mbi pozita të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë. Në mesin e tyre, për fillimin,  kemi veçar për të prezantuar disa nga kuadrot e njohura të ish-Krahinës  Socialiste Autonome të Kosovë-Metohisë:

  1. Mehmet Shoshi, kuadër i lartë i UDB-së, i cili ka torturuar fizikisht qindra shqiptarë të etiketuar si nacionalistë, apo si bashkëpunëtorë të Shqipërisë. Ka ndjekur dhe ka vrarë në rrethim luftëtarë të NDSH-së në periudhën prej vitit 1945-1950. Ka qenë krah ekstrem i UDB-së, i njohur si besnik i Rankoviqit.

  1. Mehmet Maliqi, Cikuli, shqiptarëvrasës i dëmkosur. Ka vrarë Ymer Lutfiun, sapo është dorëzuar, ndërkohë që ka pushkatuar pa gjyq të gjithë ata që e kanë mbajtur me bukë dhe nuk e kanë denoncuar. Mehmet Maliqi ka marrë pjesë edhe në likuidimin e grupit të Hasan Remnikut dhe të atdhetarëve të tjerë. Deri në vdekje ka qenë fundksionarë i lartë i ish-RSFJ-së. Në kohën e demonstratave të vitit 1981, ishte shefi i UDB-së për Kosovë, sekretar i Brendshëm, i cili ka vënë jetë dhe ka zbatuar ligjin e të ashtuquajturit izolim, qpndrim në vend të caktuar, qëndrim në burg deri në një vit, pa hapur procesdurë për ndjekje. Ai ka qenë nëshkrues i këtij procesi fashist, në të cilin kanë pësuar mijëra intelektualë shqiptarë, të cilat gjatë kohës së izolimit janë torturuar mizorisht dhe kur janë liruar të pafajshëm, vazhdimisht kanë qenë nën hetime.

  1. Jusuf Karakushi. Spiun, udbash më vonë minister i UDB-së në kohën e Rrahman Morinës dhe Ilaz Ramajlit. Përveç se ka torturuar mizorisht shqiptarë liridashës, ai ishte i njohur edhe për inskenime dhe deformime të aktiviteteve të atdhetarëve shqiptarë. Vrasjet e demonstruesve nga policia kudrëherë i ka kualifikuar si vrasje të vetë demonstrueve mes veti, gjatë protestave, gjoja  për gjakmarrje dhe për motive familjare. Ishte shok i ngushtë i UDB-ashit me origjinë magjare nga Vojvodina, Mihal Kertes.

  1. Shaban Kajtazi. Kuadër i lartë i UDB-së. Partizan jugosllav. Ndjekës dhe torturues i luftëtarëve të NDSH-së, inspektor i sigurimit serb e jugosllav, figurë politike e Komitetit krahinor të Kosovë-Metohisë. Ka torturuar dhe ka vrarë në rrethim sa e sa shqiptarë liridashës të NDSH-së.

Disa fakte e argumente të publikuara që lidhen me aktivitetin antikombëtar të Shaban Kajtazit dhe spiunëve të OZN-së dhe të UDB-së.

Ramadan Asllani: Hasan Remniku – Kaçaku i fundit i Kosovës (VIII)

| E Marte, 14.04.2009, 07:47 PM |

Udbashi i infiltruar në grupin e Hasan Remnikut

Taktika e hyrjes së Ismail Zenunit “në lojë” në grupin e Hasanit ishte lënia pas dore për një kohë e Hasan Remnikut me shokët, që kjo heshtje t’i shërbente atij për të hyrë shpejt në grupin e tij. Meqë këta tre persona u bashkuan, të gjithë të sprovuar për armë në situata të vështira, UDB-ja e futi në lojë me ta një antishqiptar, togerin Ismail Zenuni, i përgatitur për këtë qëllim që herët, kur Agush Mehmeti ishte në burg. Sipas kryemilicit të Kosovës, Shaban Kajtazit, UDB-ja e futi në veprim Ismailin, pasi komandanti i milicisë në Bresalc, (thuhej se ishte Tahir Sokoli) e informoi se Hasan Remniku kishte dhënë shenja të dyshimit ndaj besnikërisë se Rexhep Xhihës.

 

Shaban Kajtazi, fort ish idhnue –

Rexhep Xhiha, s’asht tue punue!…

-Do ta ndërrojmë me Rexhep zabunin

Do t’ia çojmë Ismajl Zenunin!

 Shefki Reka:  Mue në hetime më mori, Shaban Kajtazi, shoku i dajës Xhevat (Sojeva). Daja Xhevat e kishte porositë që mos të më pyes shumë se jam kokëfortë e mos po sharrojë diçka.

Procesi makabër politiko-gjyqësor kundër anëtarëve të Organizatës NDSH, u mbajtë në Gjilan prej 1-7 Shkurt 1947. Sipas aktgjykimit të Gjyqit të Qarkut në Gjilan P.NR. 18/47 thuhej se këtë gjykim e udhëhi- qte Këshilli i përbërë nga Zaharie Orgjinikidze, kryetar i këshillit si dhe gjykatësit porotë Isak Selmani dhe Hafiz Kaculi, anëtarë të këshillit, dhe procesmbajtësi Millorad Nikoletiq. Aktakuzën e përfaqësonte prokurori publik i KAKM-së Ali Shukrija, i cili me këmbëngulje kërkonte që për anëtarët e NDSH-së të shqiptoheshin denimet më drakonike. Nga 38 persona që dolën para gjyqit, Hamdi Berisha u denua me  vdekje (pushkatim), 31 patriotë u denuan me 427 vjet burg, kurse 6 u liruan nga aktakuza..” ( Jakup Reka)

…Duke i ra derës, iu paraqita atij farë zotnisë i cili ishte kapiten apo major Shaban Kajtazi, njeri shumë i besueshëm i UDB-së për Prizrenin, …

Procedura hetimore ndaj të arrestuarve, nga udbashët Jovo Gariq, Ilija Vujoviq, Shaban Kajtazi, Vlada – Shef i UDB-ës në Kamenicë etj., që nga dita e parë filloj me torturat më të egra. Derisa udbashët e ndërronin njëri tjetrin (pushonin), të burgosurit duhej t’u qëndronin troturave të secilit. (   M E T U SH     K R A S N I Q I  “Simboli i Rezistencës Shqiptare për Ribashkimi Kombëtare Shqiptare”(19.08.1928-15.10.1986)

17.Zhivko Gjurishiq 18.Vesho Cvetkoviq 19.Drago Cërnigiq 20.Angjellko Armush 21.Shaban Kajtazi 22.Xhevdet Hamza 23.Mehmet Shoshi 24.

Si u tradhtua Gjon Serreçi dhe Ibrahim Lutfiu www.zeriikosoves.org. në arkivat e UDB-së, mbi “zbulimin, kapjen dhe likuidimin…përfshinë edhe Ismail Zenuni, Rexhep Xhiha, Shaban Kajtazi etj., etj.

(Kryeministri, Hashim Thaçi ka pritur një delegacion të pensionistëve të në krye me ish majorin e OZN-së, Shaban Kajtazi, kryetar i Kuvendit dhe i Kryesisë së Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.  Thaçi  në këtë takim dha premtime të forta mbi rritjen e pensioneve, duke saktësuar se do të ketë rritje rreth 40 për qind për pensionistët kontribut-pagues dhe 33 % për pensionet bazë dhe pensionet e aftësisë së kufizuar.  Ndërkohë, kryetari  i Partisë së Pensionistëve, Sahit Dragaj, ka thënë për “KosovaPress” se Shaban Kajtazi është pensionist i PDK-së dhe merr beneficione nga kjo parti. Dragaj pohon se rritja e pensioneve është manipulim i radhës i Qeverisë, ngase sipas tij, pak ka gjasa që Qeveria e Kosovës t’i jap këtë pagesë pensionistëve në mënyrë retroaktive.

Shaban Kajtazi, është emër i njohur në Kosovë për krimet monstruoze që ka kryer kundër ideatorëve dhe luftëtarëve të NDSH-së, kundër të burgosurve politikë dhe liridashësve të Kosovës. Ai mori pjesë në  ndjekjen dhe likuidimin e qindra atdhetarëve shqiptarë në Kosovë prej vitit 1945 deri në vitin 1950, e më vonë kundër grupeve ilegale atdhetare. Ka marrë pjesë në organizimin e pritës së Hasan Aliut (Remnikut) me katër bashkëpunëtorë, në ndjekjen e Gjon Serreçit, Ajet Gërgurit, Shemsi Gashit e shumë nacionalistëve shqiptarë).

  1. Ali Shukriu. Kuadër i lartë i Komitetit Krahinor i ish Kosovë-Metohisë. Partizan titist. Prokuror në ndjekjen penale të luftëtarëve të NDSH-së. Ka nënshkruar dënimim me vdekje që qindra luftëtarëve të lirisë, duke i etiketuar si ballistë e fashistë.

Ka përkrahur qëndrimin antishqiptar të Rankoviqit dhe UDB-së jugosllave. Ka qenë kategorik në ruajtjen e vijes radikale të komunistëve jugosllavë si: Aleksander Rankoviq, Dushan Mugosha, Çedo Topalloviq, Mehmet Maliqi, Gjura Gjakoviq etj. Ka vdekur në një Shtëpi pleqsh.  Ali Shukriu ka kritikuar edhe disa kuadro shqiptarë të LKJ-së për oportunizëm dhe tolerancë ndaj intelektualëve dhe profesorëve të Universitetit. Pas demonstratave të vitit 1981, Ali Shukriu ka përkrahur dhe ka mbështetur kursin antishqiptar të klasës së Sllobodan Milosheviqit. Ali Shukria (Kosovska Mitrovica, 1919. – 6. siječnja 2005.)

  1. Sinan Hasani. Partizan jugosllav. Kuadër i lartë i RSFJ-së. UDB-ash i njohur. Inspektor i sigurimit dhe ndjekës i luftëtarëve të NDSH-së. Ka qenë edhe shkrimtar i regjimit. Veprat i ka shkruar serbisht, ndërsa i ka përkthyer shqip, përkthyesi dhe komunisti, Vehap Shita. Në romanin e tij “Rrushi ka nisë me u pjekë” fyen ndenjat patriarkale, kombëtare dhe fetare të shqiptarëve. Romani “Era dhe lisi” është një vepër e frymëzuar nga politika e bashkim vëllazërimit ku flitet për një segment të devijimit  të UDB-së. Nuk ka reaguar publikisht kundër Aksionit për grumbullimin e armëve, të vitit 1956 as kundër dëbimit të shqiptarëve në Turqi. Në vitin 1981, ka përkrahur kursin e fortë të nacionalizmit serb kundër autonomisë së Kosovës, ka kërkuar vendosjen e masave të shtetrrethimit dhe së bashku me Azem Vllasin kanë shpikur idenë e kundërrevolucionit, në mars prill të vitit 1981. Ka vdekur në Beograd. Në varrimin e tij nuk ka marrë pjesë askush, madje as familja e ngushtë.

  1. Azem Vllasi. Titist fanatik, përfaqësues i rrymës autonomiste të Kosovës nën Serbinë. Së bashku me Ali Shukriun dhe Mehmet Maliqin, Sinan Hasanin, Kolë Shirokën e të tjerë ka shpikur dhe ka përkrahur cilësimin, “kundërevolucion” për demonstratat e vitit 1981. Ka bërë përpjekje për diskreditimin e kuadrove në Universitetin e Prishtinës të cilin e ka quajtur “Çerdhe të nacionalizmit dhe irridentizmit shqiptar”. Ka diferencuar dhe ka larguar nga Universiteti shumë profesorë.  Është edhe ideator i diferencimit ideopolitik. Ka akuzuar Shqipërinë për organizkin e demonstratave në Kosovë. Ka propaganduar idenë e jugosllavizimit të shqiptarëve dhe integrimit të tyre në Serbi. Ka përkrahur propozimine UDB-së për pushkatimin e Ferat Mujës. Ka kërkuar dënime deri në 20 vjet për nxënësit dhe studentët që kanë marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981 dhe më pastaj. Edhe pse ishte shef i Milosheviqit në Kosovë, në përpjekje për të ruajtur pushtetin nën Serbinë, ai manipulon minatorët e Trepçës, me kërkesë për ruajtjen e autonomisë, nën Serbi, pasi ishte pezulluar autonimia e vitit 1974. I ka përkrahur të gjitha propozimet për ndryshimet kushtetuese që çuan në abrogimin e Autonomisë së Kosovës në mars të vitit 1989. Kontakton autoritetet në Beograd dhe merr pjesë në orgjitë nacionaliste të tyre. Fyen, etiketon dhe përbuz të burgosurit politikë…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …