RKL: Gjykata Speciale kundër UÇK-së, përpjekje për diskreditimin e vlerave të luftës për liri

Pavarësisht se prej vitit 1999, kur janë instaluar në Kosovë: UNMIK-u, trupat paqeruajtëse të KFOR-it dhe shërbimet e shumta sekrete, janë arrestuar, dënuar e gjykuar qindra mbase edhe mijëra pjesëtarë të UÇK-së, një segment i fuqishëm antishqiptar, i klasës së masonëve të tempullarëve ortodoksë të BE-së, nuk resht në luftë për diskreditimin e vlerave çlirimtare të popullit të Kosovës, por edhe shqiptarëve në përgjithësi për shkak të shumicës së tyre me përkatësi fetare jo krishtere.


Përpjekja për krijimin e një gjykate speciale ndërkombëtare, për nga formati një Tribunal special, (pavarësisht si e përkthejnë në Kosovë analistët e shitur te pushteti, apo pushtetarët vasalë), është përpjekje jo për ta zbardhur të vërtetën, e cila është zbardhur  sa e sa herë për plot 16 vjet, por përpjekje për diskreditim, përpjekje për gjykim, përpjekje për t’i fundosur sa më shumë që të jetë e mundur ndjenjat dhe aspiratat çlirimtare të popujve të shtypur të Evropës sikur janë baskët, katalonasit, Venetët, sicilianët, korzikanët,  hungarezët, e të tjerë. 


Evropa plakë, shtetet e saj më të forta, jo vetëm njëherë kanë ndarë drejtësi mbi kurriz të trojeve shqiptare. Ajo ka lejuar, madje edhe ka marrë pjesë në nënshkrimin e konferencave ku është legjitimuar ndërkombëtarisht copëtimi i trojeve të Shqipërisë, më 1913, 1918, 1945. BE-ja e sotme ndjek po të njëjtën politikë, meqë të gjitha shtetet e saj anëtare, përveç Anglisë ishin kundër intervenimit të NATO-s mbi makinerinë kriminale dhe shqiptar-vrasëse të Milosheviqit. Pikërisht sepse kishin qenë të detyruar të marrin pjesë në koalicionin e NATO-s kundër vullnetit të tyre, ata Serbinë e kanë trajtuar dhe e trajtojnë viktimë të agresionit amerikan, andaj edhe pretendojnë me çdo kusht ta kthejnë Serbinë në Kosovë, duke diskredituar luftën çlirimtare, por edhe përkrahjen që kësaj lufte i ka dhënë Amerika dhe  Anglia.


 


Këto konstatime mbështeten në fakte reale, mbështeten në historinë tonë të 150 viteve të fundit dhe të gjithë ata që pretendojnë t’ i fshehin këto të vërteta, janë dorë e zgjatur e politikave aktuale antishqiptare. Është tejet hipokrite të justifikohet themelimi i kësaj gjykate, për shkak se këtë po e kërkuaka bashkësia ndërkombëtare, edhe pse kjo nuk qenka e drejtë.  Gjykata është e padrejtë, e panevojshme por duhet ta pranojmë thotë ministri i Jashtëm” Hashim Thaçi. “Gjykata dëmton imazhin e Kosovës, por duhet ta pranojmë” thotë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. “Gjykata diskrediton luftën çlirimtare të Kosovës dhe vlerat e saj” thotë opozita, kryesisht për qëllime politike, sepse kundër Gjykatës është shprehur prerazi vetëm Vetëvendosja. “Gjykata duhet të themelohet, por jo vetëm për vitet 1998-2000 por prej vitit 1989 kur është themeluar LDK-ja deri në vitin 2015, kërkojnë tetë deputetë të LDK-së. Atëherë shtrohet pyetja tjetër. Nëse bashkësia ndërkombëtare pas dhjetë vjet të ekzistimit të Tribunalit dhe shpalljes fajtor e dënimit të dhjetëra apo qindra shqiptarëve kërkon rikthimin e Kosovës në Serbi, a u dashka edhe në rast të tillë të pajtohemi?


Të gjithë ambasadorët e huaj në Prishtinë kërkojnë që institucionet e Kosovës ta pranojnë pa kusht formimin e një gjykate të tillë. Madje shprehen edhe kundër diskutimit, që është e drejtë demokratike e pjesëtarëve dhe zyrtarëve të çdo qeverie demokratike. Ata thonë prerazi deshët  nuk deshët ne do t iu dënojmë, andaj më mirë pranojeni vetë, sepse jeni skllevër dhe nuk keni zgjidhje tjetër. Ne u ndihmuam të çliroheni, ne jemi ata që vendosim për fatin tuaj. Pastaj ju vetë e pranoni se jo UÇK-ja por ne u kemi çliruar.


Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, iu ka bashkuar korit të diplomatëve të huaj,  të cilët po pretendojnë që me çdo kusht të themelohet Gjykata Speciale kundër UÇK-së, duke i bërë presion sistematik institucioneve të vendit. Ajo shkon aq larg, duke u shprehur madje edhe kundër hapjes së diskutimit aktual për Gjykatën, meqë konsideron se edhe vetë shqyrtimi rreth Gjykatës qenka  i rrezikshëm për imazhin e Kosovës si partner serioz.  Nëse Kosova tani distancohet nga marrëveshja, shtrohen shumë çështje rreth besueshmërisë së saj.  Ambasadorja gjermane ka përmendur faktin se nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën këtë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Por ajo nuk ka shpjeguar me këtë rast se si mund të formohet një Gjykatë e tillë, e cila shkel sovranitetin gjyqësor dhe kushtetutën e një vendi, pavarësinë e të cilit e kanë pranuar 108 shtete të OKB-së, ndërkohë që me dënimin dhe diskreditimin e UÇK-së janë marrë katër  e më shumë Gjykata prej vitit 1999. Nëse ato gjykata, në mesin e tyre edhe Tribunali i Hagës paskan dështuar, pse nuk do të dështojë edhe kjo kreaturë e ngjashme me gjyqet e inkuizicionit mesjetar.


Gjykatat e huaja dhe ato vasale vendore nuk kanë dështuar në dënimin e luftës së UÇK-së, meqë deri tani janë shpallur “fajtorë” dhe janë dënuar qindra ish-pjesëtarë të kësaj ushtrie. Nëse Tribunali i Hagës nuk ka arritur të dënojë, ata komandantë për të cilët Serbia e BE-ja kanë kërkuar që me çdo kusht të dënohen, atëherë si mund t’i shpallë fajtorë një gjykatë tjetër, si mund të paragjykojë se do t’i nxjerrë fajtorë, përveç faktit se gjykata e tillë është politike dhe si e i tillë ajo duhet ta kryejë punën dhe duhet medoemos t’ i shpallë fajtorë shqiptarët, në mënyrë që ata të kthjellojnë pozicionin e tyre, të rikonvertohen në krishterë, apo t’i bashkohen IS-it.  Jo rastësisht, Kosova po shpallet shtet në përkrahje të Is-it, me pjesëmarrjen e rreth 200 shqiptarëve, të cilët gjenden  në luftë në Siri e në Irak, pa i pyetur madje as familjet e tyre e lërë më “rexhepet e hysenët”, ndërsa nuk shpallet e tillë, për shembull  Belgjika që ka rreth 500 qytetarë të saj, të cilët  luftojnë në IS, dhe nuk shpallen por xhihadiste 70 shtete të tjera të botës, shumë nga to edhe shtete të krishtera, pjesëtarët e të cilave po marrin pjesë në këtë Kalifat të vetëshpallur. Nuk mund të mohohen këto fakte, sepse janë shumë kokëforta dhe lehtë mund të dëshmohen, nëse kërkohet të zbulohet e vërteta.


BE-ja nuk di se çka do të bëjë me Kosovën, qytetarëve dhe politikanëve të së cilës nuk iu beson në asnjë segment, së cilës nuk ia liberalizon vizat dhe e mbanë në geto, të tipit të getove të hebrenjve në vitet 30 në Gjermani e në disa shtete të Evropës. BE-ja nuk e pranon shtetin e Kosovës, sepse këtë nuk e dëshiron Serbia, edhe pse Serbinë e përkrahin 5 vende të saj, ndërsa Kosovën 22. Nuk është me rëndësi numri në konceptimin dhe realizimin  e demokracisë me këtë rast. Edhe nëse pesë shtetet  e BE-së do ta pranonin pavarësinë e Kosovës, mjafton të mos e pranojë Serbia dhe prapë Brukseli zyrtar  do të marrë anën e Serbisë. Nëse Kosova pranon të kthehet në Serbi, BE-ja me siguri se nuk do t’ia mohojë këtë kërkesë Kosovës, të vetmen kërkesë të ligjshme sipas Brukselit. Le të urdhërojë dashnorët e zjarrtë, shqip-shkronjës të BE-së dhe t’ i mohojnë këto fakte me gjuhën e argumenteve!


Ja cila është “logjika, drejtësia, demokracia dhe filozofia” e BE-së, parajsës së premtuar, në kopenë e begatisë dhe harmonisë ku duhet të shkojnë shqiptarët në të ardhmen. Dhe për të shkuar atje duhet të heqim dorë nga dinjiteti kombëtar, nga lufta çlirimtare, nga kërkesat e ligjshme për bashkim, duhet t’i bashkohemi filozofisë së harmonisë së bashkëjetesës evropiane me respektim të homoseksualëve, lesbikeve, me martesa të panatyrshme, me të drejta për adaptim të fëmijëve ku nënë dhe baba janë dy meshkuj, apo dy femra, me të drejta të pakufizuara për qentë dhe për të gjitha egërsirat. Ky është qytetërimi që na pret duar hapur për në Sodomë, nëse deri atëherë nuk e kaplojnë drithërimet e  shkatërrimit të Gomorrës, Evropën plakë të Gjergj Fishtës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …