RKL

RKL: Greqia i ka arritur të gjitha qëllimet ekspansioniste kundër shqiptarëve, tani u kërkon edhe fshirjen e kujtesës historike

Athina zyrtare  akuzon Shqipërinë se nuk po zbaton një marrëveshje për ndryshimin e teksteve në librat e gjeografisë dhe të historisë, ku përmenden shqiptarët e Greqisë, arvanitasit, suliotët, Çamëria dhe trevat,  apo toponimet shqiptare në Greqi.

Mospëlqimi është ngritur në Komisionin Europian nga eurodeputeti grek i “Demokracisë së Re”, Manolis Kefalogjannis, i cili thotë se në  vitin 2018, të dyja shtetet kishin rënë  dakord që të hiqnin nga librat e gjeografisë dhe të historisë referenca që lidhen me “territoret shqiptare në Greqi”, përfshirë këtu edhe ilustrimet, si harta, foto e të tjera. “Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian, kjo kërkesë themelore do të forconte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të siguronte që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen” gabimisht mbi të kaluarën, thotë eurodeputeti grek. Autoritet e BE-së, nuk kërkojnë që Greqia të heqë dorë nga projekti për ta pushtuar,  sikur  e quajnë ata Veriun e Epirit,  qoftë edhe pa grekë,  sepse Athina zyrtare pretendon se në kohën e Bizantit ishte territor grek. Deputeti grek i kërkon Komisionit që të ndërmarrë  hapa të nevojshme për t’u siguruar që Shqipëria të përmbushë zotimet e saj dhe të heqë nga librat, sipas tij, me tendenca irredentiste, kundrejt një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

Pasi grekët  i kanë shfarosur çamët dhe i kanë asimiluar miliona arvanitas, pasi kanë pushtuar dhjetëra mijëra kilometra katrorë toka shqiptare, së fundi edhe 12 milje det në tërë kufirin detar me Shqipërinë, Greqia për hir të së ardhmes më të sigurt  kërkon që shqiptarët të heqin dorë edhe nga kujtesa se ka pasur ndonjëherë shqiptarë në Greqi.

Qeveria shqiptare në Tiranë ka të tjera punë. Ka luftën e pandërprerë politike për ta ndarë Shqipërinë edhe nga brenda në feude, në jug ku fitojë socialistët, në veri PD-istët, në Shqipërinë e mesme ku sundon Ilir Meta ashtu si dikur kishte bërë Esad Toptani. Në një gjendje të tillë, e vetmja gjë që mund të ruajnë shqiptarët, është kufiri aktual me Greqinë, meqë Athina zyrtare edhe ashtu i ka realizuar qëllimet ekspansioniste mbi tokat shqiptare dhe tani pretendon t i detyrojë shqiptarët ta ndryshojnë edhe historinë e tyre, edhe kujtesën e tyre kombëtare.  Kjo është strategjia të cilën e ka vendosur në Tiranë, qysh prej 30 vitesh miku më i madh i Ilir Metës dhe i Sali Berishës, prifti satana grek, Janullatos, qytetari i nderit të Shqipërisë, medalje që ia ka thënë, Ilir Meta në emër të Presidencës së cilën e përfaqëson si kryetar i opozitës, me Lulin e Monikën në krye.

Është mirë që grekët nuk kanë dëgjuar se ne këtej  nga Drenica, Gjilani e Diaspora e kemi   shpallur Pavarësinë e Çamërisë, madje kemi edhe Qeverinë me krejt kabinetin. Po ashtu sharlatanët tanë kanë vërtetuar “shkencërisht”  se nuk kemi më origjinë ilire e dardane, sepse ato paskëshin qenë teza të Shqipërisë së kohës së Enver Hoxhës,  por paskemi origjinë pellazge, që është mbi atë greke, dhe ata, grekët pra,  i paskemi pjellë ne gjatë kohëve të moçme.  Ne shqiptarët kënaqeni me improvizimet, grekët e mençur investojnë në të ardhmen, duke kërkuar nga shqiptarët ta mësojnë ndryshe historinë e gjeografinë, sa për shkrime, publikime, qeveri të improvizuara greku nuk e luan as qimen, sepse e ka mësuar që moti se ne jemi trima me fjalë, ndërsa në 100 vjet njëherë lind një Avni Rrustem, një Enver Hoxhë, pastaj një Adem Jashar. Dhe tani është mes-koha kur nuk nxjerrim trima, sepse tani hamë “senduiq e hamburgera” dhe shkojmë duke i parë si përdridhen krerët e BE-së, duke bërë përpjekje të na bidnim të kthehemi sërish nën Serbi.

Në kohën e Enver Hoxhës, Greqia e përkrahur nga CIA nga Italia, Anglia e Jugosllavia kryente akte të pandërprera diversante kundër Shqipërisë, por të gjithë ktheheshim ose me plagë e varrë, duke u zvarritur nga prapa,  ose me tabute. Asokohe Greqia nuk kërkonte t’ i ndërronin tekstet e historisë, por tani pas 30 vjet të demokracisë së Sali Berishës, Fatos Nanos e Edi Ramës, ajo ka arritur më shumë,  sesa edhe në kohën e Bizantit dhe të Napoelon Zervës.

Greqia ka ngritur mijëra monumente për ushtarët grekë,  të cilët në vitin 1941  kishin pushtuar Jugun e Shqipërisë, dhe kishin lënë kokat në luftë me Italinë dhe forcat e Qeverisë shqiptare, pro italiane.

Greqia përmes Janullatosit, kumbarës së shtëpisë së Sali Berishës e Ilir Metës ka çkrishëruar Kishën autoqefale Shqiptare të Fan Nolit, ka greqizuar pamjen e kishave  autonome shqiptare të kohës së Bizantit,  duke i  ndërtuar sipas stilit të sotëm grek, ka greqizuar të krishterët shqiptarë, një pjesë e madhe e të cilëve  më shumë e duan Greqinë sesa Shqipërinë.

Greqia ua ka ndërruar emrat dhe i ka greqizuar qindra mijëra shqiptarë, që kanë shkruar atje si skllevër për të kërkuar punë, sepse ankoheshin se nuk paskëshin pasur të hanë as bukë thatë në kohën e Ever Hoxhës, pasi për një vit të tërë e kishin djegur e rrënuar krejt atë që ishte ngritur me mund e djersë për 45 vjet të kohës së socializmit.

Këto pretendime antishqiptare greke, nuk i konteston BE-ja dhe asnjë nga eurodeputetët, madje as edhe ndonjë shqiptar apo shqipfolës  në mesin e tyre.

Grekët kanë bërë dhe po bëjnë punë sepse e kanë prapa BE-në, ne bëjmë llafe, shpallim shtete, arvanitasve u ka mbetur vetëm kënga, suliotët nuk janë më, madje iu vjen  rëndë kur një  grek, një njeri i drejtë dhe trim sikur ishte   Manolis Glezos, deputeti i përjetshëm  në Kuvendin e Greqisë, tani i ndjerë,  u kishte kujtuar origjinën e tyre, me emër e mbiemër.

Por kur është fjala për Turqinë, greku ulë veshët, i ankohet Francës, e cila përnjëherë dërgon një pjesë të flotës bashkë me kërcënimin e BE- por ja që turku,  Erdogan ka qëlluar kokëfortë dhe nuk i bindet Greqisë, as BE-së, sepse ka fuqi, por edhe gatishmëri për të ruajtur atë që e  ruan çdo shtet, që jo vetëm i thotë vetës si i tillë, por vepron si shtet, ashtu sikur kishte vepruar Enver Hoxha në kohën e tij kundër Greqisë e Jugosllavisë, që kërkonin ta ndanin përgjysmë madje edhe atë pak Shqipëri,  që e kishin lejuar evropianët, si një provincë të sajën.

Në një fjalim të tij drejtuar pretendimeve greke mbi kontrollin e kufirit detar,  kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip  Erdogan paralajmëroi Athinën zyrtare  se Turqia do të marrë gjithçka që  i takon në  Detin Mesdhe,  në Egje dhe në Detin e Zi. “Dëshirojmë që të gjithë të shohin se Turqia tashmë nuk është një vend, të cilit  do t’i testohet durimi, vendosmëria, mundësitë dhe guximi. Ashtu sikurse nuk synojmë territorin, sovranitetin dhe interesat e askujt, ne nuk do të tolerojmë kurrë të shkelin të tjerët mbi  ato që na takojnë neve. Ata që nuk janë të denjë, as për trashëgiminë e Bizantit dhe kryejnë padrejtësi duke marrë pas tyre evropianët, është e qartë se nuk kanë marrë mësime nga historia. I ftojmë bashkëbiseduesit tanë që të rregullojnë veten dhe të qëndrojnë larg gabimeve që do të shkaktojnë shkatërrimin e tyre,  u shpreh Erdogan, raporton agjencia e lajme, Anodolu.

Këtë kërcënim të Turqisë drejtuar shtetit grek e dënojnë disa gazeta-nxirës shqip-folës dhe shqip-shkrues të Kosovës, nipat e andartëve grekë, ithtarët dhe pjella satanike e  Janullatosit në Shqipëri,  të cilët më shumë e urrejnë dhe e luftojnë me fjalë, Erdoganin e Turqinë sesa Sheshelin, Vuçiqin apo krerët antishqiptarë të Greqisë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …