RKL: Jugo-shqipfolësit s’ mund të pranojnë faktin se të burgosurit politikë janë njerëz normalë (!)

          Jugo-nostalgjikët e nostalgjiket në vendin tonë nuk janë të pakët në numër. Madje janë shumicë, por një shumicë së cilës i kanë ngordhur padronet e Beogradit dhe ata nuk gjejnë dot qetësi në Kosovën e lirë dhe të pavarur, meqë në shumë segmente të jetës qytetare, shoqërore e politike janë inkuadruar edhe ish të burgosurit politikë dhe disa nga çlirimtarët e Kosovës.


 


Ku e ka burimin urrejtja kundër të burgosurve politikë edhe 16 vjet pas çlirimit të Kosovës nga robëria serbe?


 


Jugo-shqipfolësit e shqipfolëset, i përkasin kohës së kaluar, kohës së tyre “të artë” të bashkim vëllazërimit dhe të përbashkësisë, birësisë e amësisë, kumbarisë e pobratimisë  me serbë e malazezë dhe me sllavë të tjerë.


Të arsimuar dhe të edukuar në frymën e patriotizmit jugosllav, në frymën e bashkim vëllazërimit dhe jugo-internacionalizmit  shumë nga këto hordhi gjak-përzier kanë qenë dhe kanë mbetur pengesë kryesore, që pamundëson proceset e integrimit brendashqiptar, pengesë për realizimin e aspiratave të bashkimit kombëtar dhe “rod e soj” i rrezikshëm virusal  me pretendime për rikthimin e Serbisë në Kosovë.


 


Të edukuar në frymën “Druze Tito mi ti se kuneme… Shoku Tito ne të betohemi” , dhe slloganit tjetër, Edhe pas Titos- Tito, si dhe slloganeve të njohura të patriotizmit jugosllav, pacifistët jugo-shqiptarë fatin e tyre e kishin lidhur me Jugosllavinë dhe një pjesë dërrmuese e tyre i kishin qëndruar më besnikë sesa pjesëtarët e të gjithë  popujve që dikur përbënin Jugosllavinë e gjashtë republikave dhe dy pokrahinave.


 


Bashkëjetesa e dhunshme e shqiptarëve të robëruar  me sllavët e serbët në Kosovë, prej vitit 1918 e deri në vitin 1999 natyrisht se ka lënë shumë gjak të përzier, sepse nën robërinë serbiane kanë jetuar tre breza shqiptarësh, të ndarë në dy taborë, në ata që e kishin pranuar robërinë dhe kishin nxjerrë përfitime nga veprimtaria e tyre kolaboracioniste,  dhe ata që asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ishin pajtuar me mbetjen e shqiptarëve nën robërinë sllave dhe për pasojë ishin vrarë nga regjimi, ishin burgosur, ishin dënuar e internuar, por kurrë nuk ishin thyer dhe kurrë nuk e kishin ndërprerë veprimtarinë e tyre në drejtim të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, në drejtim të shkatërrimit dhe fundosjes së Jugosllavisë.


 


Të burgosurit politikë, apo më mirë të themi veteranët e Lëvizjes Kombëtare të Rezistencës, janë ata  dhe familjet e tyre që kanë mbartur mbi supe tërë presionin shtetëror jugosllav dhe në kushte e rrethana të caktuara kanë atakuar regjimin, në fund edhe me luftë të armatosur dhe çlirim nga robëria në vitin 1999.


 


Edhe 16-vjet pas luftës, tetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mbetjet jugo-shqipfolëse në vendin tonë nuk mund të pajtohen me ndërrimet dhe kthesat e mëdha që kanë ndodhur në 20 vitet e fundit në  Kosovë e më gjerë.


 


Ata, kurrë nuk e kishin besuar se do të shkatërrohej Jugosllavia, disa edhe sot nuk e besojnë, sepse ende shpresojnë se Serbia një ditë do të kthehet në Kosovë, njëjtë sikur kishin besuar gjyshërit e tyre, se një ditë do të kthehej krali apo “Baba Dovleti”.


Kjo është logjika e tyre e rezonimit dhe krejt çka del kundër kësaj logjike për ta nuk është normale, ashtu sikur sipas tyre nuk qenkan normalë njerëzit që kanë mbajtur vite të tëra nëpër burgje, duke mos u pajtuar me skllavërinë e robërinë.


 


Normalë qenkan vetëm njerëzit që nuk kanë qenë të dënuar dhe ata që nuk kanë luftuar për çlirim, madje as ata që në çfarëdo forme kanë rezistuar kundër okupimit. Kjo është mendësia e tyre normale, sepse jugo-normalitetin e kanë prishur dhe e kanë shkatërruar pikë së pari kundërshtarët e atij “normaliteti”, ata që u arrestuan dhe e dënuan deri në 20 vjet burg për shkak të rezistencës dhe mospajtimit me realitetin dhe “normalitetin” jugosllav.


 


Fyerja publike që iu bën të burgosurve politikë një deputete gazherre apo gaxherre, fyerja që i bën të gjitha personaliteteve kombëtare një gazetar i Ekspresit, fyerja që i bëjnë luftës çlirimtare një dyzinë jugo-gazetarucësh, vetvetiu nuk paraqesin diçka të veçantë, sepse “fytyrën e vrgnueme nuk ta lanë askush, në dash laje vet në dash vrugnoe edhe më shumë” thotë tradita e urtisë shqiptare.  Andaj, nuk është koha sot që çdo qeni apo kudre që leh t’ i thuash qybe, sepse “qymyri edhe kur nuk të djeg, të nxin”. Por kjo logjikë rezonimi e ka bazën e vetë në rikthimin e ish-kolaboracionistëve politikë të regjimit, në krye të shumë institucioneve në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Pikërisht ky “normalitet” i qeverisjes nxjerrë në sipërfaqe gjuhën belbacuke, të ndragët e të fëlliqur të jugo-shqipfolësve. Kemi pasur rast ta dëgjojmë edhe gjuhën e komunistit  të përbetuar titist, kryeministrit aktual të Kosovës, pastaj  gjuhën “govnare” të një ish kufome, dhëndrit të Beogradit, gjuhën e sa e sa shpirt-vasalëve, që deri sa të vdesin nuk mund të pajtohen me realitetin normal, andaj çlirimtarët e Kosovës iu duken njerëz anormalë.


 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …