RKL: Ka filluar të hallakatet kori i “kukuleleve”

Mos-miratimi  i ndryshimit të amendamentit 24 të Kushtetutës së Kosovës, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, ka zhgënjyer tej mase politikën pacifiste të vendit, politikën zyrtare të Beogradit, një segment antishqiptar të BE-së, veçmas mediet jugo-shqipshkruese si dhe të gjithë jugo-tellallët e Kosovës e më gjerë.  Qysh sot ka filluar hallakatja e madhe e “paniçarëve” nëpër disa medie për të treguar se “kemi mbaruar, se jemi shtrirë për tokë, se kemi marrë fund, se jemi shumica që po ia shohin sherrin shumicësË, si sot në paqe  si dje në luftë. Kori i kuku-leleve ( kukulelci) po merr përmasa propaganduese, si gjithnjë mazohiste, por edhe qesharake e groteske.


Natyrisht se mos-votimi i Gjykatës kundër UÇK-së i ka goditur në radhë të parë ata politikanë të lakueshëm e poltronë, që i bëjnë amin çdo nisme që vjen nga jashtë, por edhe disa hyzmeqarë  që kanë dëshmuar rrejshëm kundër UÇK-së për Dik Martin, për UNMIK-un dhe EULEX-in. Këta tani kanë sëkëllditë e tyre, sepse krejt fushata e tyre antikombëtare po vihet në pikëpyetje, po shkon dëm…


 


Koalicioni qeveritar pas goditjes që mori nga brenda me 13 vota kundër Gjykatës Speciale, nga radhët e PDK-së, tashmë gjendet në një pozitë krejt të pafavorshme dhe pa rrugëdalje. Pretendimet se Qeveria sërish do të aktivizohet dhe do të gjejë një mënyrë për ta themeluar gjykatën dhe për t’ i zbatuar kërkesat  e Serbisë, të një segmenti të BE-së dhe të qarqeve antishqiptare, janë tregues  të humbjes së ekuilibrit nga goditja e thellë dhe mospajtimit të tyre me humbjen, me gjendjen reale ekzistuese.


Përpjekjet për ta shkelur vullnetin e shumicës së popullatës liridashëse në vendit janë përpjekje të rrezikshme, dhe ato mund të sjellim pasoja edhe më të thella.


 


Kundër themelimit të Gjykatës Speciale janë shprehur të gjithë shqiptarët liridashës të vendit dhe kjo u tregua jo vetëm në Kuvendin e Kosovës. Kundër Gjykatës kanë votuar të gjithë shqiptarët liridashës, në mesin e tyre edhe 13 deputetë të PDK-së parti në koalicion qeveritar të  LDK-së, e cila është e vetmja parti, deputetët e së cilët unanimisht kanë votuar pro gjykatës. Partia e dytë në kuvend e cila po ashtu unanimisht ka votuar pro Gjykatës është Lista Srpska, dhe deputetët nga radhët e minoriteteve të tjera, të cilët vazhdimisht votojnë koalicionin qeveritar.


 


LDK-ja është partia e vetme, e cila kur është në pyetje goditja drejtuar kundër UÇK-së ka qenë dhe mbetet unike, pavarësisht retorikës false e boshe të kryetarit Isa Mustafa dhe të ndonjë deputeti. Edhe kësaj radhe, ata votuan për dosjet kundër UÇK-së, që i kanë hartuar vetë në vitin 1999-2000, dosje të mbushura më gënjeshtra e paragjykime,  të cilat ia kanë dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë të kohës së Milosheviqit, Tribunalit të Hagës dhe Këshillit të Evropës.  Realisht pro Gjykatës ka votuar LDK-ja, Lista Srpska si dhe deputetët pacifistë të PDK-së. Kjo masë nuk paraqet shumicën dhe nuk mund të thirret në emër të shumicës. Më shumë se gjysma e deputetëve shqiptarë në Kuvend nuk ka votuar fare apo ka votuar kundër themelimit të Gjykatës.


 


Paniku i ka kapluar edhe disa të vetëquajtur analistë, kryetarë të OJQ-ve mercenare dhe gazetarë zevzekë, të cilët janë aq shumë “të preokupuar” me fatin e popullit dhe të Kosovës, sa as gjumin nuk e bëjnë rehat. Ata tani kanë filluar kukamat e gjëmat, kanë filluar të godasin luftën e UÇK-së, nga e cila nuk po çlirohen dot dhe sa herë po mundohen ta diskreditojnë, ajo po del edhe më e fortë, më unike dhe përjetësisht e lidhur me fatin e shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë po kudo të trojet toka etnike. Sa më shumë po e lehin UÇK-në, sa më shumë po mundohen t’ia bëjnë varrin, aq më keq po e pësojnë, aq më keq po zhgënjehen dhe tashmë kanë filluar të ulurasin të kukasin.


Kukulelet nga mesi ynë e kanë prejardhjen dhe origjinën  te “kukulelcat”, te vajtojcat e së kaluarës.


Kukulelet le të kukasin e  le të lehin, karvani i UÇK-së, prej vitit 1991 nuk ka ndalur as do të ndalet. Fitoren e fundit e korri në Kuvendin e Kosovës më 26 qershor 2015. Fitore të reja na presin deri në realizimin e plotë të aspiratave tona kombëtare, pavarësisht se kush na shan apo na leh prapashpine. Ka vetëm një rrugë të ecjes vertikale dhe gjithnjë përpara. Atë rrugë na e kanë mësuar Adem Legjendari dhe dëshmorët e kombit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …