leoni

RKL: Krerët, veglat e bashkëpuntorët e regjimit titist-rankoviçist, millosheviqian, në Kosovë prej vitit 1945 I

Në Radion Kosova e Lirë, në rubrikën e Fejtonit duke filluar nga 15 tetori 2021 do të shpalosen dëshmitë, faktet e argumentet  që denoncojnë tradhtarët, bashkëpunëtorët e devotshëm të regjimeve jugosllave, veglat qorre në atë shërbim, me qëllim që të rikthehet kujtesa e hidhur e një pjese të historisë së kohës së pushtimit, e cila kishte rezultuar me denoncime, ndjekjet të elementit atdhetar, me burgosje, dënime me vdekje, pushkatime me gjyq e pa gjyq, vrasje, leçitje të familjeve, ekskomunikime dhe vuajtje të tmerrshme njerëzore…

Të burgosurit shqiptarë, që me vite të tëra kanë kaluar nëpër burgjet dhe kazamatet e Jugosllavisë dhe që janë me mijëra, nuk kërkojnë hakmarrje për veprimtarinë kolaboracioniste të bashkëkombësve të tyre, ( të paktën këtë nuk e kërkon shumica e tyre, nuk përjashtojmë individë të caktuar…)  por tani për tani mjaftohen me afishimin e emrave dhe  mbiemrave të tyre, pasi nga veprat e tyre antikombëtare, me sa dimë ne, nuk është distancuar askush, publikisht, pasi  shumë syresh apo familjarëve e pasardhësve të tyre mendojnë se kanë punuar drejt, i kanë shërbyer një Shteti, të cilin e kanë konsideruar të vetin dhe kurrë nuk kanë menduar se Jugosllavia e Madhe e Titos, një ditë do të shpërbëhet e do të katandiset në humnerat e humbëtirat  errëta të historisë. Duhet pranuar edhe faktin e njohur historik, se shqiptarët në Jugosllavinë e Titos kishin edhe të drejta dhe një autonomi, jo vetëm kulturore, por edhe vetëqeverisëse, e cila  nuk mund të krahasohet me regjimin e Mbretërisë së Jugosllavisë prej vitit 1918 e deri në vitin 1941, kur tërë regjimi ishte vënë në ndjekje, vrasje, degdisje, burgosje, vrasje masive, dëbime për në Turqi me qëllim të zhdukjes kolektive të shqiptarëve në trojet e mbetura nën pushtimin Jugosllav, veprime këto të miratuara heshtur nga Rusia dhe Fuqitë e mëdha të Evropës e botës.

 

Dëshmitarët e vërtetë të vuajtjeve nga barbaria serbe pyesin:

Bijë të kujt janë dëshmitarët e mbrojtur në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale  kundër kreut të UÇK-së?.

 

Në pamundësi për të publikuar emrat e dëshmitarëve të mbrojtur, edhe pse dihen të gjithë, por është vendim i prerë i krerëve të luftës dhe i OVL të UÇK-së, kemi rikthyer në kujtesë,  disa nga emrat e mbiemrat e spiunëve të Serbisë, që janë publikuar në mediet dhe që kapin perudhën  prej vitit 1945 e deri në vitin 1999, ku ka marrë fund regjimi barbaroid serb në vendin tonë. ( Vjen koha dhe do të publikohen edhe dëshmitarët e mbrojtur…).

Radio-Kosova e lirë, me propozim të disa veteranëve nga Drenica do të publikojë listat e emrave të autoriteteve shqiptare, serbe e malazeze, që kanë kryer krime kundër shqiptarëve liridashës së Kosovës dhe kudo në trojet shqiptare nën okupimin  jugosllav, emrat e punëtorëve të shrëbimit sekret serb dhe atyre publikë, emrat e hetuesve që kanë sakatosur në burgje rininë e Kosovës, emrat e e propkurorëve bastardë që kanë nënshkruar edhe pushkatimin e shqiptarëve në vitin 1981, emrat dhe mbiemrat e gjyqtarëve e porotëve, që dënonin nga një deri në 20 vjet burg, emrat e mbiemrat e autoriteve shtetërore të Kosovës, në shërbim të politikave antishqiptare.

Duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga “Zëri i Kosovës”, organi i Lëvzijes Popullore të Kosovës, të dhënat gojore të të burgosurve poltikë, në aktgjykimet e ngritura kundër tyre në organet e “drejtësisë” sidomos të atyre të burgosurve prej vitit 1981, në të dhëna të afishuara në faqet e internetit dhe në literaturën e botuar,  do të prezantojmë  qindra emra të zyrtarëve të KSAK-së, të milicëve, prokurorëve, hetuesve, gjykatësve, porotëve, të njohur për opinionin, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me makinerinë e krimit të forcave pushtuese jugosllave e serbe.

 

Vëmendje:

Nëse në mesin e emrave ndodhet ndonjë person i paverifikuar, i montuar nga ndonjë portal, apo nga ndonjë individ i caktuar, personi i apostrofuar apo  familjari, që e lexon këtë fejton, mund të drejtohet në Redaksinë e radios, ose në adresën: [email protected] për sqarim, eventualisht edhe për kërkim falje, nëse dëshmohet e kundërta. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është diskreditimi i njerëzve, por zbardhja e biografive dhe veprave të disa prej atyre, të cilët në rrethana të caktuara kanë bashkëpunuar me regjimet pushtuese, për të cilët mendojmë se nuk ndiejnë dhembje as familjarët e tyre, edhe pse ata me të drejtë e ruajnë kodin familjar. Është fjala për ata që me vetëdije dhe për të përfituar favore iu bashkuan regjimit, punuan për të, mbi kurriz të bashkëkombësve.  RKL

Besoj se gjenerata e tyre i njeh Dosjet  dhe inicijativa e trathëtarve, dhe e UDB-ashëve, që do të paraqitet në faqet e historive sonë për të iu bërë të njohur brezave të ardhëshme njohjen e gjurmëve në kohë.Njiherit për të siguruar të ardhmen e Kosovës, sepse Kosova është vetë shqiptari i saj.E Harmonia e lirisë dhe karakteret e betejave të lirisë nuk guxojnë të mbeten bosh, jo për të fituar politikisht, por për të i njohur rolin e historisë dhe luftën e UÇK-së, politike dhe vendimet.Vetëm kështu i shtohen faqet e reja historisë, për të dëshmuar Misionet e nacionalistëve shqiptarë të cilët kanë qëndruar: në migrenë, në burgje, në ndjekje, në shtypje, nën grabitje NGA dhuna e eger e UDB-ashëve shqiptaro-serbo-shqiptar. (SH.C).

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Ndihma në artikuj ushqimorë për stafin e Radios-Kosova e Lirë (E hënë 12 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Ndihma në artikuj ushqimorë për stafin e Radios-Kosova e Lirë (E hënë 12 prill, 1999)

Jam zgjuar i lodhur dhe i mërzitur tejmase. Sapo ndahem nga gjumi  dhe kontaktoj me …