RKL: Kujt i kërcënohet mi.(nistri)“trim” Skënder Hyseni?

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës,  Skënder Hyseni, ish përkthyes i Ibrahim Rugovës dhe partiak i deklaruar hapur kundër UÇK-së,  në një konferencë për shtyp ka folur për gjendjen e sigurisë në vend. Si zakonisht në paraqitjet e tij, ai lufton atë që e quan ekstremizëm të  dhunshëm dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftëra, të cilët duket se kanë shkuar atje për të luftuar, pa e pyetur fare ministrin, kryeministrin apo kryeparen e vendit. Ministri, ka treguar gatishmëri të lartë për  zbatimin e urdhrave të prokurorëve të Gjykatës Speciale për ta arrestuar ish kreun e luftës së UÇK-së, si dhe eprorë e ushtarë,  të cilët me dosjet e Serbisë së kohës së Milosheviqit do të përgjigjen për krime të luftës, para një tribunali special, racist e fashist,  i cili arreston dhe dënon vetëm shqiptarë-pjesëtarë të UÇK-së. “Institucionet e Kosovës janë të gatshme t’i marrin përgjegjësitë dhe obligimet, më konkretisht Policia e Kosovës do ta bëjë zbatimin e urdhrave të prokurorëve nga kjo gjykatë për t’i arrestuar të dyshuarit e kësaj gjykate”, ka thënë ministri Hyseni. Edhe ministri  paraprak i Punëve të Brendshme,  Bajram Rexhepi, sado që në raste të caktuara identifikohej me UÇK-në,  kishte treguar gatishmëri e zell të veçantë  në çdo rast të arrestimit të luftëtarëve të lirisë, sipas urdhrave të EULEX-it.

 

Ministrit Hyseni, sipas detyrës zyrtare i takon të zbatojë urdhrat e Qeverisë së Kosovës, nëse kjo ka marrëveshje për bashkëpunim,  në këtë segment, me Policinë e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Në një rast të tillë, ministri Hyseni do ta urdhërojë kryepolicin e Kosovës, Shpend Enver Maxhuni, për të arrestuar krerët më të lartë të UÇK-së, pikërisht ata që kishte kërkuar t’ i arrestonte regjimi kriminal i Milosheviqit, i cili disa prej tyre edhe i kishte dënuar me burg në mungesë. Nuk është vështirë të besohet se policët shqiptarë të Kosovës, këta të garniturës së sotme,  do të ekzekutojnë urdhra të tilla. Ata gatishmërinë e tyre për të arrestuar ish-pjesëtarë të UÇK-së e sidomos aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, e tani së fundi edhe veteranë, e kanë demonstruar sa e sa herë deri tani. Ata, mbase jo shumica syresh, por disa të përzgjedhur, në mesin e tyre edhe ish milicë të MUP-it të Serbisë, bijë baballarësh inspektorë të OZN-së e UDB-së, madje e kanë për nder të arrestojnë krerët e luftës së UÇK-së, që nuk ka arritur t’i arrestojë as t’ i likuidojë vetë Milosheviqi. 

 

Vetëm për një gjë apo për një punë  nuk vlejnë pesë para këta policë. Po i urdhërove të depërtojnë në veri ose në kufi me Serbinë, ata shastisen, sëmuren, marrin pushim mjekësor dhe nuk i dërgon dot drejt kufirit, pavarësisht se e kanë pasur kolegë, policin,  Enver Zymberi, me të cilin identifikohen sidomos nëpër  tubime përkujtimore.

           

Nëse veteranët e luftës organizohen dhe marrin vendim për të mos u dorëzuar vullnetarisht në “pozivnicat” e Gjykatës, raciste fashiste të BE-së, atëherë këta policë me ministrin trim në krye, Skendo Hysin nuk do ta kenë të lehtë, sepse kësaj radhe nuk kanë të bëjnë me demonstrues nëpër rrugët e Prishtinës, as me studentë protestues, por me veteranë që identifikohen me Adem Legjendarin, nëse ende kanë mbetur të tillë, bazuar gjithnjë në fjalimet e tyre të shprehura në tubimet dhe akademitë përkujtimore.  Pikërisht me këtë veprim do të ndahet shapi nga sheqeri. Ademjasharianët nuk do të dorëzohen, nëse dorëzohen ata do ta tregojnë me vepër se as kanë qenë, as janë të tillë, por kanë qenë dhe janë të shpifur, mashtrues e hipokritë. Nëse nuk dorëzohen faqet e heroizmit dhe të historisë kombëtare janë të hapura për ta…

 

Kërcënimet e ministrit Hyseni, nuk i merr askush seriozisht. Seriozisht duhet të merret vetëm vendimi i “Speciales” e cila i ka strukturat e veta, vëzhguese, nuhatëse,  hulumtuese-ekzekutive dhe ata do të jenë po aq “Specialca” sa edhe ata të regjimit të  Milosheviqit. Në një rast të tillë, situata mund të eskalojë. Mbase ky edhe është qëllimi i BE-së. Mbase edhe ka ardhur koha për një kthesë vendimtare, meqë nuk po dalim dot nga balta ku na ka futur politika  moderne,  e urtë dhe e butë,  politika e butakëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …