Thaçi

RKL: Të gjithë kundër Thaçit, Thaçi kundër të gjithëve…

Shpeshherë del në sipërfaqe ajo thënia e njohur latine: Bellum omnium contra omnes, (Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve) e cila aktualisht e karakterizon mjaft mirë gjendjen mbizotëruese ndër shqiptarë, veçmas në Kosovë. Zhvillimet e fundit politike, por edhe ato strategjike të fuqive të mëdha në Kosovë e më gjerë, po manifestohen me pozicione të reja, me oferta e presione të reja të mujsharëve të botës kundër popujve të vegjël, të cilët kanë qenë e po mbesin monedhë për kusur mes të fortëve, si moti ashtu edhe tani.

Përkrahja e drejtpërdrejtë, (aspak e tërthortë, sikur po prezantohet në disa qarqe e medie) që po i bëjnë zyrtarët e lartë të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian idesë për shkëmbimin apo korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë, ka përshkallëzuar edhe më tej situatën politike, por edhe atë të sigurisë në vend.

Opozita dhe kundërshtarët politikë të kryetarit, Hashim Thaçi, po e akuzojnë atë madje edhe si nismëtar për ndryshimin e kufijve, edhe pse të gjithë e dinë se Thaçi nuk do të guxonte ta bluante as në kohë një ide të tillë, po të mos e kishte pasur paraprakisht përkrahjen e Amerikës dhe BE-së.

Është po ashtu vështirë të besohet se kjo ide ishte e Vuçiqit dhe ai ia imponoi Thaçit.

E vërteta e hidhur, të cilën duhet ta pranojmë dashur pa dashur është se veriu i Kosovës ishte ndarë nga tërësia e vendit tonë, qysh më 14 qershor të vitit 1999, kur mbi Lumin Ibër, në qytetin e Mitrovicës, kishin zbarkuar trupat paqeruajtëse të  KFOR-it francez dhe në atë kohë nuk ka pasur as edhe një nismë nga ana e UÇK-së për t’ i përzënë forcat e KFOR-it, sepse një sulm i tillë do të kishte qenë fatal për kohën dhe rrethanat. Jo vetëm njëherë kundërshtarët e luftës për ndarje të veriut e kanë akuzuar, veçmas Zonën e Drenicës e të Shalës, të cilat kishin operuar në zona të caktuara të asaj pjese  gjatë kohës së luftës, por jo edhe në tri qytetet serbe  të veriut të Kosovës.

Po kështu, të gjithë e dimë mjaft mirë se rezoluta 1244 e KS të OKB-së, në të cilën ende thirren shumë shtete, veçmas Rusia e Serbia, pranon sovranitetin e Serbisë mbi vendin tonë, po ashtu njeh edhe kufijtë e Krahinës Socialiste të Kosovës, të vitit 1974.

Në kushte dhe rrethana të tilla, pavarësisht se Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe këtë pavarësi e kanë njohur rreth 110 vende të botës, madje e ka pranuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Veriu i Kosovës as është qeverisur as qeveriset nga Prishtinë zyrtare.

Çështja e veriut të Kosovës doemos se do të zgjidhet me “arbitrim” ndërkombëtar, ashtu sikur është zgjidhur  çështja e Plavës e Gucisë dhe e të gjitha territoreve shqiptare të cunguara nga fqinjët: serbë, grekë, malazez e bullgarë. Nuk ka asnjë bazë logjike dhe asnjë dëshmi relevante që na bën të besojmë se Kosova do ta kthejë sundimin në veri, kur nuk e ka pasur kurrë sundim apo qeverisje në veri prej vitit 1912, por as pas viteve 1999 e 2008.

Ekzibicionet dhe ekskursionet e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi në Veri, janë më tepër të natyrës individuale dhe luftës politike, sesa lënë për të kuptuar se vajtja e tij, në rrethana gati ilegale, do të thotë se veriu po e njeh qeverisjen e Prishtinës zyrtare.

Këtë më mirë se kushdo e di vetë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, por propaganda e tij është kundërpërgjigje një propagande tjetër kundër tij, nga opozita dhe nga të gjithë ata që e konsiderojnë fajtorin kryesor për të gjitha pësimet e vendit pas kohës së luftës.

Vizita në Liqenin e Ujmanit ka  qenë në natyrën e lojës tinëzare të Thaçit, por duhet pranuar edhe faktin se me këtë veprim ai zbehu skajshëm protestën e 29 shtatorit 2018 të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila fatkeqësisht krejt orientimin dhe angazhim dhe krejt potencialin protestues,  po e shpenzon vetëm duke luftuar Thaçin. Është ky një fiksion që sa po vjen e po bëhet qëllim për vetvete, madje qëllim nga i cili nuk fitohet asgjë, sepse pas Thaçit po qëndron Amerika dhe BE-ja, madje krejt hapur. Është po kështu shumë vështirë të besohet se Albin Kurti nuk i kupton këto rrjedha të politikës ndërkombëtare. Ai e di fare mirë se asnjë qendër e vendosjes ndërkombëtare nuk do ta pranonte programin politik e kombëtar të Albin Kurtit, natyrisht se kjo nuk do të thotë se ai duhet të heq dorë nga rruga e tij, por  në raste të tilla, kur është në pyetje fati i vendit, armiqësitë politike do të duhej  të suspendoheshin, për një afat të caktuar.

Lufta e opozitës vetëm kundër kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe lufta e tij e paskrupull kundër të gjithëve, që nuk mendojnë si ai, e ka sjellë Kosovën në një pozicion stagnimi, në një situatë pa rrugëdalje, sepse opozita nuk është e aftë ta rrëzojë Thaçin dhe t’ia marrë pushtetin, as Thaçi e ka ndërmend t’ia dorëzojë postin opozitës, sepse një veprim të tillë nuk e ka bërë as do ta bënte asnjë politikan i Kosovës. Po kështu, kryeministri Haradinaj ndodhet në pozitë dualiste, me qëllim për të mos e rrezikuar pushtetin dhe nuk është në gjendje të marrë një qëndrim të prerë.

Mjerisht, si kurdoherë në momente vendimtare,  ne vazhdojmë që të keqën ta kërkojmë brenda njëri tjetrit, meqë nuk kemi pasur as kemi guxim ta adresojmë atje ku e ka vendin.

Politikanët tanë kanë treguar me vepër se më lehtë e kanë kur i vërsulen  dhe i kreshpërohen njëri tjetrit, sesa të tregohen trima atje ku përballë tyre u rri armiku  shekullor, i cili e thotë me gojën hapur se kurrë nuk do ta pranojnë pavarësinë e vendit tonë  dhe shprehet hapur se një ditë do ta pushtojë jo vetëm Kosovën,   por edhe veriun e Shqipërisë, deri në det.

Lufta e të gjithëve kundër të gjithëve, edhe pse në rastin konkret kemi të bëjmë me luftë politike, brendapërbrenda nesh, nuk do të sjellë fitore për Kosovën, kombin, atdheun, por do ta vazhdojë agoninë, do t’ i thellojë përçarjet, do ta helmojë edhe më tej urrejtjen dhe askush nuk do të përfitojë nga këto përplasje, qofshin edhe verbale.

Reagimi i palës serbe lidhur me vizitën  e pa paralajmëruar të Thaçit në Veri të vendit ishte unik, sepse atje tashmë është krijuar bindja se veriu i vendit tonë  është Serbi, dhe çdo kush që shkon atje duhet të marrë leje nga autoritet e Beogradit.

Vajtja tinëzare e kryetarit të Kosovës në veriun e vendit, me përcjellje policore, natyrisht se nuk ishte mirëpritur nga Brukseli as nga miqtë e partnerët, që na “duan” aq shumë, por asnjëri nuk kishte deklaruar se kryetari i Kosovës nuk ka të drejtë të vizitojë apo të qëndrojnë në veriun e vendit.

Veprimet e tilla të Thaçit si intervenimi me njësitet e njësive speciale, ROSU, në korrik të vitit 2011 në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, zmbrapsja e trenit nacionalist, disa vjet më parë dhe tani vizita e papritur në Ujman, kanë qenë dhe janë veprime taktizuese, por nuk kanë të bëjnë vetëm me egon e tij. Vetëm në këto tri raste, Kosova i ka treguar konkretisht Serbisë se pretendon veriun, por nuk e ka bindur askënd se ajo ka shtrirë apo shtrin autoritetin qeverisës, shtetëror mbi atë trevë.

“Janë tri përpjekje të mëdha përmbi vdekje”, do të thoshte po të ishte gjallë Migjeni i madh, dhe mjerisht nga këto përpjekje ka lindur vetëm një armiqësi më shumë e të gjithëve kundër të gjithëve…  Po nuk duhet harruar edhe faktin se këto tri veprime të ish kryeministrit dhe tani kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi,  kurrë nuk i ka përshëndetur as i ka pranuar Serbia. Asnjëri prej veprimeve të tij nuk është mirëpritur nga Vetëvendosja, apo nga opozita në vendin tonë. Po ashtu është edhe më për keqardhje se të gjitha këto veprime Thaçi ia atribuon vetvetes dhe askujt tjetër…

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …