Veton Surroi

RKL: Veton Surroi nuk e heq dot nga fyti, “gjarprin e UÇK-së”, duke improvizuar Laokontin e lashtësisë antike I

Për çdo ditë, në Kompaninë mediale “Koha”, kujdestaron shefi i Kompanisë, Veton Surroi,  duke i shërbyer,  Albin Kurtit, njëmijë herë  më tepër se i ka shërbyer plehu titist,  Shkëlzen Gashi, shumë më tepër se gjysma e Vetëvendosjes. Kjo “jarani” e besnikëri e pashënuar deri tani në radhë të parë ka të bëjë me mbështetjen pa rezervë që i jep Vetoni, Albinit në luftë kundër Hashim Thaçit, të cilin që të dy e urrejnë më tepër sesa përmban vetë kuptimi, jo vetëm  etimologjik i kësaj fjale.

Nuk është  një urrejtje dosido, por një urrejtje me tërë qenien, një urrejtje paranojake, skizofrene, morbide, urrejtje që të dyve u zë sytë dhe sa herë përmendet emri e mbiemri,  Hashim Thaçi, të dyve u lëviz tensioni, iu erren sytë dhe lirojnë pullat e këmishëve apo kravatave në fyt, sepse duket se diçka po i ngulfat…

Albini ka harruar se si kishte raportuar “Koha” e Surroit  për protestat e 10 shkurtit të vitit 2007  kur u vranë nga Policia e UNMIK-ut Arben Xheladini dhe Mon Balaj  si dhe për  të gjitha protestat e Vetëvendosjes. Surroit nuk i bën përshtypje ajo që ka shkruar dhe ka thënë dikur, sepse ai është njeri i së ardhmes.

Pastaj si Vetonin ashtu edhe Albinin i bashkon urrejtja infinite kundër gjarprit të UÇK-së, i cili vazhdon të jetë paranoja e pashërueshme,  veçmas për këta të dy.

Vetonit iu ka fiksuar “gjarpri i UÇK-së” dhe tani ai gjarpër nuk i shqitet në asnjë  minutë të jetës, dhe nuk lirohet dot, as duke shkruar pamflete politike, të cilave iu thotë romane, as analiza të përditshme, në faqen e parë të gazetës, gjithnjë i ngatërruar me gjarprin, i cili e shtrëngon rreth qafës, ashtu si gjarpri që kishte mbërthyer Laokontin e lashtë dhe bijtë e tij.

Frika nga gjarpri është e natyrshme për çdo njeri, sepse gjarpri është zvarranik tinëzar dhe të helmon befasisht. Po nëse nuk e gërget, gjarpri nuk të sulmon. Mirëpo ndryshe qëndron krejt problemi i “gjarprit të UÇK-së”,  i cili çuditërisht iu ka kaluar në një paranojë morbide, Veton Surroit dhe Albin Kurti, aktualisht dy shokë të pandarë në luftë kundër gjarprit të UÇK-së, i cili ua ka helmuar jo vetëm fjalorin por edhe mendësinë unitare, njëdimensionale, politike.

Magnatit të medieve në Kosovë,  i financuar qe 35 vjet nga Sorosi, e pas luftës nga të gjitha partitë politike në pushtet, Veton Surroi, gjarpri iu ka bërë fiksion paranoje dhe duket se frika nga gjarpri nuk e le ta bëjë as gjumin rehat.

Në këtë luftë kundër “gjarprit” e mijëra këmbëve të tij,  ai është i pakompromis dhe pikërisht për këtë, mbase edhe me ndonjë premtim të majmë,  me krejt kapacitetin  medial është vënë në shërbim të Albinit, ashtu sikur ishte  në mbështetje të bashkim vëllazërimit dhe përbashkësisë së  shqiptarëve me serbë në kohën e RSFJ-së e deri në kataklizmin e saj.

Ai gjarpër po ia bën ferr jetën Vetonit, i cili ka zhvatur të gjitha regjimet e deritanishme, ka krijuar kapital  financiar sa nuk kanë të gjithë komandantët e luftës së UÇK-së,  të bërë së bashku. Ai ka notuar me shumë sukses në kohën e Titos dhe të Rankoviqit, sepse kishte babanë ambasador, ndërsa xhaxhanë partizan të Titos, ka mbijetuar si asnjë shqiptar tjetër në kohën e Milosheviqit, ka bërë përpjekje ta themi mbinjerëzore në ruajtjen e UJDI-sjen e Jugosllavisë së re, ka mohuar, përbuzur e fyer luftën e UÇK-së, ka fyer Adem Demaçin publikisht, përmes një polemike në gazetën e tij, ka injoruar tërë Lëvizjen çlirimtare prej NDSH-së por edhe luftën e UÇK-së, ka mohuar dhe mohon të gjitha të arriturat e pas luftës, ka  bashkëpunuar vullnetarisht me Maurizio Salustrën dhe bashkëpunon me Dik Martin, bashkëpunon me krerët “intelektualë” të Serbisë, në Beograd, ku edhe i përuron librat e tij të përkthyera në gjuhën serbe, është vazhdimisht i pranishëm në televizionet dhe mediet e Serbisë dhe me një fjalë është njeriu më i gjindshëm në koniukturat politike, masoniste me lidhje të veçanta me publikun politik në Serbi, por edhe në çarqe të ndryshme të vendeve të botës. Veton Surroi e ka thënë publikisht se të gjithë ata njerëz që e kanë votuar Hashim Thaçin janë kriminelë sepse mbështesin dhe votojnë për kriminelët, që i kanë vënë krye. Sipas “rezonit të tij 300.000 votuesit e PDK-së, sa kishte në kohën e Thaçit, ishin të predispozuar për krimin. Ja vetëm një refleks paranojak i Surroit, por një konstatim racist për të cilin duhet të japë llogari para ligjit.

Po ja që “biri i botës “nuk është i kënaqur me asnjë nga këto të arritura derisa është gjallë Hashim Thaçi, gjarpri, sindromi i tij, djalli, që ia bën jetën ferr. Pikërisht për këtë ai zbraz valvulet e tij të zemërimit duke e marrë nëpër gojë, duke e ironizuar, duke e përbuzur, duke pretenduar  ta paraqesë naiv e të paditur, sepse në këtë mënyrë zbraz valvulin e  zemërimit,   të pakën për një çast.

Por, “gjarpri” gjithnjë i rikthehet në trurin e tij, ku është i pranishëm dhe ku nuk e lë të qetë ditë as natë, ku i lajmërohet në ëndërr dhe zgjohet  me britma nga gjumi, nga ankthi i trishtueshëm në ankth…

Krejt kjo urrejtje, është sinonimizuar me “Gjarprin e UÇK-së”, sepse ai gjarpër nënkupton luftën dhe mbi të gjitha fitoren e UÇK-së, prishjen e Jugosllavisë, largimin nga Kosova të sundimit shekullor serb, prishjen e përjetshme të bashkim vëllazërimit, prishjen e përbashkësisë dhe të betimit: “Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga jote kurrë nuk do të largohemi”. Ishte Vetoni në vitet 90-të që u thoshte Rugovës e të tjerëve të futen në Parlamentin e Serbisë, ashtu sikur kishin bërë shqiptarët në parlamentin e Turiqisë për 500 vjet.

Vetonit iu ka prishur një botë e tërë, jo vetëm e ëndrrave por edhe e aspiratave.

Ai kurrë nuk ka qenë i kënaqur me asnjë të arritur të pas luftës, edhe pse ka qenë i përkëdheluri i ambasadave të huaja, por asnjëherë i ambasadorëve të Amerikës në Prishtinë. Dje tërë kjo flet dhe argumenton qëndrimin e tij.

Edhe pse vetë Hashim Thaçi dhe disa hashimë të tjerë e kishin afruar dhe e mbanin si “prijës” të fjalës së lirë, edhe atëherë kur ai, 21 vjet para Shkëlzen Gashit,  kishte thënë se UÇK-ja është terroriste, se po vret serbë, pa përmendur as edhe një emër të një vrasësi. Madje-madje për t ia ruajtur “namuzin politik e patriotik jugosllav”, Hashim Thaçi e kishte  shkarkuar drejtorin e Kosovapresit, Isa Krasniqi, në vjeshtë të vitit 1999, për një shkrim të cilin e kishte botuar Radio-Kosova e Lirë dhe ai e kishte afishuar në faqen e internetit. Meqë Thaçi nuk arrit ta shkarkojë asnjërin në Radion-Kosova e Lirë, ai me disa si vetë, ia ndaluan përkrahjen Radios dhe nga 200.000 marka që kishte ndarë Qeveria e Përkohshme, vetëm 25. 000 i mori Radio Kosova e Lirë dhe 175.000 Kosovaressi, ku ishte emëruar drejtori i ri në vend të atij të shkarkuar, të dy të burgosur politikë dhe veprimtarë të dalluar.

Kjo mbështetje e Thaçit për Veton Surroin ishte krejt ajo që ka mundur të bëjë Hashim Thaçi, për “jaranin” e tij të kohës së Rambujesë, kur sipas  Vetonit paskësh qenë ai vetë që e kishte aranzhuar dhe e paskësh mbajtur nën kontroll ekipin heterogjen të Kosovës, gjatë Konferencës, duke ia mbuluar Thaçit “naivitetet” për aktor  të “Holivudit”.

Koha politike e shoqërore do të tregojë në mos ka treguar se përkrahja e Vetonit dhe kompanisë së tij shumë më tepër do t’ i sjellë dëm sesa dobi Albin Kurtit, sepse Vetoni ka në stafin e tij titist të përbetuar, të kamufluar e të sofistikuar,  që janë shumë më të zellshëm sesa një Shkëlzen Gash e ndonjë mbetje titiste e tharë rreth gardhit. Përderisa Veton Surroi ka ngelur në ORËN e tij, 4.7 si mund ta shtyjë para Orën e Vetëvendosjes, e cila ishte kurdisur mirë por ka zënë të çakërdiset me shpejtësi, për shkak të plëngprishësve të shumë që ka në radhët e veta.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …