Limak Kosovo
Fillimi / Njoftime / Rrahim Bekteshi: 21 vjet më pas përkujtojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Samadraxhë
Rrahim Bekteshi: 21 vjet më pas përkujtojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Samadraxhë

Rrahim Bekteshi: 21 vjet më pas përkujtojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Samadraxhë

Rrahim Bekteshi ish-zëvendës komandanti i Drejtimit Taktik nr 2 te Operacionit “Shigjeta” ka perkujtuar sot 26 marsin e vitit 1999. ai ka shkruar:  Në kujtesën tonë sjell një ditë të rëndë vetëm pas dy ditëve kur kishin filluar bombardimet e NATO-së mbi caqet serbe ushtria dhe policia e Millosheviqit kishte ndërmarrë një ofensivë të shkallës së gjerë në gjithë Kosovën si hakmarrje ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në këtë ditë sikur në shumë pjesë të vendit edhe në Samadraxhë u përjetësuan për lirinë e Kosovës 15 dëshmorë të kombit. . “Sot datë 26 Mars 2020 dita përkujtimore e dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Samadraxhë. E mposhtën barbarinë më të madhe të fund shekullit XX. Sot, 21 vjet pas, kujtojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Samadraxhë , jo vetëm për të sjellë në vëmendje çmimin e lirisë, por edhe për t’u zotuar se shteti i pavarur e sovran i Kosovës do të qëndrojë përgjithmonë në mbrojtje të lirisë sonë. Samadraxha është monument i kujtesës sonë. Është monument i lirisë sonë. Është zotim i shtetit tonë sovran. Zotim se ky vend kurrë më nuk do të cenohet në lirinë dhe sigurinë e tij. 15 dëshmorët e fshatit Samadraxhë: 1.Feim Morina 2.Bekim Bekteshi 3.Demir Demiraj 4.Mirsad Musaj 5.Lulzim Bylykbashi 6.Latif Shukaj 7.Hysen Hoti 8.Nexhmedinm Hoti 9.Xhavit Bajraktari 10.Arif Spahiu 11.Sinan Hodaj 12.Valon Myrtaj – Burim 13.Bujar Thaqi 14.Jeton Kabashi – Opterushë 15.Avni Hodaj Samadraxha i dha edhe 26 martir për lirinë e Kosovës. Ditët shkojnë së bashku me muajt dhe vitet por ju ende jeni në mendjet dhe zemrat tona sepse u bëtë fanar i lirisë të cilën e gëzojmë sot ne të gjallët. Lavdi e përjetshme ! U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar  Rrahim Bekteshi ish-zëvendës komandanti i Drejtimit Taktik nr 2 te Operacionit “Shigjeta”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ruandës, Paul Kagame, akuzoi Francën për masakrën dhe gjenocidin, ku u vranë 800.000 njerëz në vitin 1994

Kryetari i Ruandës, Paul Kagame, akuzoi Francën për masakrën dhe gjenocidin, ku u vranë 800.000 njerëz në vitin 1994

Sot, Ruanda, një shtet i madh i Afrikës, do të shënojë 25 vjetorin e gjenocidit, ...