Policia e Kosovës vlerëson së festimi i ndërrimit të viteve ka kaluar qetë dhe pa incidente madhore

Rreth 8 mijë policë po punojnë me orar të zgjatur në planin qeveritar për menaxhimin e pandemisë

Policia e Kosovës vazhdon të punojë me orar të zgjatur. Nga 8 orë, orari i secilit pjesëtar të Policisë është tani 12 orë në ditë, për shkak të inkuadrimit të rolit primar të Policisë në planin qeveritar për menaxhim të situatës me pandeminë. “Shumica dërrmuese e Policisë po punon me orar 12-orësh”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Me këtë orar ai tha se policia është duke punuar që nga fillimi i pandemisë. Numri i pjesëtarëve të uniformuar arrin shifrën rreth 8 mijë veta. “Këtë orar e kemi që nga fillimi i pandemisë, me pak ndërprerje gjatë muajit qershor, kur patë rënie të numrit të rasteve dhe u liruan pak masat”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …