Haradinaj: Në javën e dytë të gushtit 1998, u përjetësuan shumë bashkëluftëtarë të zot dhe të orëve të para të luftës

Haradinaj: Në javën e dytë të gushtit 1998, u përjetësuan shumë bashkëluftëtarë të zot dhe të orëve të para të luftës

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kujtuar sot bashkëluftëtarët e tij të rënë 22 vite më parë në luftime më forcat serbe. “Në javën e dytë të gushtit 1998, u përjetësuan shumë bashkëluftëtarë të zot, që ishin përkrah nesh që nga fillet e rezistencës për liri. Sot kujtojmë me respekt bashkëluftëtarët e bashkëfshatarët e mi, Sokol Sejfijaj, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj. Kujtojmë komandantin Maxhun Çekaj dhe trimat e Irzniqit, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha dhe Malë Zejnaj. Po ashtu, bashkëluftetarët Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi, Arton Hasanaj nga Rakoci dhe Agron Thaqi nga Skivjani. Rënia e tyre ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe motivim që ne të vazhdojmë tutje deri në çlirim. Përgjithmonë mirënjohës kontributit e sakrificës së tyre”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …