Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës kundërshton promovimin publik të personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore, në Klan Kosova

Rrjeti i Grave të Kosovës shpreh shqetësimin për promovimin publik të personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore, siç u pa në televizionin Klan Kosova. Ajo që ka ndodhur mbrëmë në një show në Klan Kosova, është e papranueshme dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar dhunën me bazë gjinore, një fenomen i përhapur që cenon mirëqenien e grave dhe vajzave në shoqërinë tonë. Të promovosh figura të përfshira në raste të tilla nuk është vetëm e papërgjegjshme, por dërgon një mesazh të rrezikshëm se dhuna ndaj grave mund të tolerohet apo të minimizohet. Bëjmë thirrje që mediat të marrin përgjegjësinë për të reflektuar seriozitetin që e ka ky problem dhe të jenë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit. Dhuna me bazë gjinore duhet të dënohet pa asnjë hezitim dhe duhet të luftohet me vendosmëri nga të gjithë në çdo mënyrë që munden – për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta. Ata kanë thënë …