Rrustem Mustafa ka kujtuar momentet e luftës çlirimtare, duke theksuar se aksionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin goditje të papritura që çorientuan plotësisht aparatin ushtarak serb. Në një rrëfim emocionues në emisionin “Histori e pa treguar”, ai deklaroi se luftëtarët e UÇK-së vepronin në distanca shumë të afërta me armikun, duke thyer çdo parashikim dhe logjikë klasike ushtarake. “S’ka logjikë ushtarake kur automatiku godet automjetin nga tre, pesë apo dhjetë metra. Për ta ishte e paimagjinueshme. Pikërisht aty u ndërtua historia e suksesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur ai. Sipas tij, guximi, afërsia në përballje dhe vendosmëria e luftëtarëve të UÇK-së krijuan epërsinë morale dhe taktike që më vonë u shndërrua në simbol të rezistencës dhe lirisë së Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
