Ruairí O’Connell thotë se çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës e jo QUINT-it

Ruairí O’Connell thotë se çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës e jo QUINT-it

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka kërkuar që të arrihet marrëveshja me Serbinë. Ai ka thënë se për zgjedhjet e jashtëzakonshme vendosin vet autoritetet kosovare mirëpo, ai ka kërkuar që të arrihet marrëveshja me Serbinë. Ai po ashtu ka sqaruar se deklarata e shteteve të QUINT-it është keqinterpretuar. “Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës. Kam lexuar “komentues” që pretendojnë se deklarata e QUINT-it ishte thirrje për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje. Pse gazetat shtypin marrëzitë e tyre, pa na pyetur neve se çfarë mendojmë? Nuk është çudi që qytetarët e Kosovës shpesh ndjehen të keqinformuar. Por rifillimi i dialogut dhe përfundimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse miqtë tuaj duan që të përgatiteni për të biseduar seriozisht sa më shpejt të jetë e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …