Rufki Suma: Në përkujtim të 24 vjetorit të rënies së dëshmorëve Nuri Bushi dhe Xhemsedin Suma

Rufki Suma-ish komandant i Brigadës 164 “Gafurr Loku“ në Han të Elezit, ka perkujtuar 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve Nuri Bushi dhe Xhemsedin Suma, me c’rast ka shkruar:
Në 24 vjetorin e rënies së tyre, kujtojmë dy dëshmorët, dy shokët e një gjenerate, dy shqiponjat, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë ne betejën e 2 dhe 3 marsit te vitit 1999 ku mbi 6.000 forca serbe kishin mësyer fshatin Puset e Nikës.
Ofenziva serbe filloi ne orët e hershme te mengjesit te 2 marsit e cila zgjati edhe diten e neserme.
Edhe përkundër numërit jashtzakonisht te madhë te forcave kriminale serbe me tërë atë arsenal armatimi kunder ushtarëve të UÇK-së që ishin në numër shumë të vogël (rreth 60 ushtarë),
kjo ofenzive, perfundoi me rënien heroike të dëshmorëve Nuri Bushi e Xhemsedin Suma ku edhe u plagosën rëndë ushtarët e UÇK-së,Murat Loku e Mehmet Bilalli.
Lavdi dëshmorëve Nuri Bushi e Xhemsedin Suma.
Lavdi gjithë Dëshmorëve te Kombit.
Nderë e rrespekt për të gjithë invalidët e veteranët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …