Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Deklarimet partiake përballë së vërtetës dhe realitetit në terren

Deklarimet partiake përball të vërtetës dhe realitetit në teren! Në mbi 22 vite të ekzistencës të sistemit pluralist, në Kosovë, (nëse në këndvështrim i marrim vetëm vitet pas lufte), partitë politike 22 vite ekzistencë, plotësisht i ngjajnë njëra tjetrës, sa i përket deklarimit të tyre në fushata dhe realizimeve programore në strukturat shtetërore, veçmas kurë nuk vërehen aspak profilizimet e tyre, sa i përket zbatimit praktik programor! Shumë parti, te mos përmbushja e premtimeve zgjedhore dhe keqqeverisja me resurset shtetërore, rrezikojnë të kthehen në pikënisjen e tyre, në pikën 0 të mbështetjes! Kjo është një shpërfillje kohore jashtëzakonisht e madhe, sa i përket ndërtimit të institucioneve tona, profesionale, kredibile dhe të besueshme, zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës! Kjo kohë shënoi gjithë brezin tonë, iniciatorët dhe themel-ndërtuesit e këtyre partive dhe të pluralizmit politik në Kosovë. Pra nuk vërehet dallimi se cila është e majta, cila e djathta dhe cila e qendrës! Lirisht mund të themi se njëjtë po ndodh edhe në Shqipëri. Besimi është i venitur, ikja e të rinjve nga vendi nuk ka të ndalur.

Gjendja sociale e popullsisë çdo ditë e më tepër po rëndohet. Kohë e cila, për fat të keq, po shënon edhe pasigurinë dhe të ardhmen e paqëndrueshme të fëmijëve tanë, veçmas rreth stabilitetit të qëndrueshëm ekonomik. Po del, se partitë janë në ngërçin e tyre politik, dhe kanë mungesë të theksuar të vizionit se si mund të dilet, dhe të nxirret vendi nga varfëria ekstreme, që realisht duket e shtrirë në masat gjëra popullore….!

Ironia është e madhe, ngase ata që i zunë frymën idealistëve, ekspertëve e kombëtarëve të palakuar të gjitha periudhave, ata katapultuan (vendosën) në skenën politike kosovare krijesa pa shtyllë kurrizore dhe pa kurrfarë krediti përfaqësues, moral e profesional; ata që e katandisën pluripartizmin kosovar në një koncept abstrakt, dhe që nuk ngjallin besim te masat, te qytetarët e varfëruar, te qytetarët e shkolluar, te liri bërësit, te t ‘shtypurit dhe t ‘nëpërkëmburit…pra te ata që janë shumica reale e heshtur dhe e përfaqësuar. Partitë (pozitë dhe opozitë) nuk bënë të kundrohen e të veprojnë, si një strukturë, për ta plaçkitur dhe shfrytëzuar sipas interesave të ditës, të klanizimeve e grupimeve materialistë, qytetarin që donë drejtësi e jetë të dinjitetëshme! Në fillimin e menjëhershëm të pasluftës, elani i shtet ndërtimit ishte i konceptuar shumë më ndryshe se sa realisht që po ndodh sot, nëpër partitë politike, të cilat janë të shndërruara në ngrehina ku mund të vijnë individë para politike, politikë e pa kurrfarë vizioni e diturie, mundë të vinë individ shkurt pamës, militant, pa kurrfarë plani e strategjie, dhe të flasin për përmbarim dhe pronësi politike, të këtij apo ati segmenti politik dhe vendin e qojnë drejt katandisjes, këto veprime shihen në dritën e diellit në nivelin lokal. Pra aty ku frymon e zhvillohet jeta. Aq më keq, që këto veprime janë shumë të dëmshme për vet subjektet politike, por dëmi kolosal bie mbi shoqërinë dhe shtetin! Gjetja e zgjidhjes dhe dalja nga kriza, nuk është e lehtë, por është e mundur.

Vlerat dhe rruga e duhur janë aty, gjithkund dhe në të gjitha subjektet, por duhet gatishmëria e të gjithëve për t’i lexuar sinjalet, për të treguar vullnet të vërtetë, për ikje nga egocentrizmi poli-partiak, nga vetëkënaqësia e veshjes me pushtetin apo vetëkënaqësia e krenarisë së tepruar, për ta rrëzuar regjimin që ka syrgjynosur shpresat e qytetarëve, për dalje nga gjendja e keqe sociale! Tuxharllëkut “politik” duhet ti epet fund. Kjo pra është e mundur, resurset tona ekonomike të gjeografisë sonë shqiptare, në ILIRID, mundësojnë jetë të dinjitetëshme, sipas ekspertëve, pa remintencat, për 20 milion banorë! Në Kosovën tonë, nën tokë xehe, e mbi tokë resurse të begata bujqësore, në Kosovë vetëm padituria na lenë në gjendjen e varfër, kështu siç  jemi!

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …