Tefta Cani

Tefta Cani: Jeta dhe gjaku i derdhur për lirinë e pavarësinë e Kosovës i heroit 21 vjeçar, Alban Shaqir Ajeti i Gjilanit

     Alban Ajeti u edukua që në fëmijërinë e hershme me dashurinë për atdheun e kombin shqiptarë, me ndjenjat e lirisë e të barazisë shoqërore e ndërnacionale, që u mungonin shqiptarëve në ish-Jugosllavinë, me dëshirat e mëdha e vizion të gjerë për përparim e zhvillim të Kosovës krahas vendeve të zhvilluara europiane nga dy prindërit patriot, z. Shaqir e znj. Hazire Ajeti.

     Arsimimi dhe edukimi atdhetar i Albanit vazhdoi edhe gjatë viteve të shkollimit në shkollën fillore e të mesme dhe në shkollën e lartë, sepse shkolla shqiptare në ato vite kishte karakter kombëtar e frymë popullore, që synonte e realizonte përgatitjen e patriotëve e specialistëve të aftë, që t’i shërbenin atdheut dhe popullit me devocion e përkushtim të madh. Shkolla ndikoi në Kosovë për ringritjen e ndërgjegjes kombëtare. Shkollë e madhe  edukimi atdhetar  për Albanin ka qenë edhe pjesëmarrja në jetën politike që gjatë viteve të shkollimit, ku është njohur nga afër me vështirësitë e jetën e popullit, me padrejtësitë që vazhdonin të bëheshin mbi kurrizin e shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serbomadh i Milosheviçit, me mohimin e lirive e të drejtave dhe të simboleve kombëtare të shqiptarëve, duke i trajtuar shqiptarët si shtetas të kategorisë së dytë e të tretë.

     Albani qe jo vetëm një ideator i çeshtjes të çlirimit të Kosovës,  por ai qe edhe aktiv e modeli i pjesëmarrjes praktike në jetën politike e ushtarake  që, në saj të atij kontributi , eprorët e kanë marrë në bazën e UçK-ës në Zhegoc bashkë me dëshmorin e kombit, Tefik Zymberin, me të cilin kishte punuar e bashkëpunuar për disa vite.

    Drejtuesit e Serbisë përdorën në Kosovë një makineri me një arsenal të madh ushtarak, që synonte të realizonte nënështrimin e popullsisë shqiptare të Kosovës, largimin e pjesës më të madhe të shqiptarëve e popullimin me ardhacak serb, duke praktikuar një genocid të paparë e të dhunshëm. Pas viteve ’90 Milosheviçi vendosi paramilitarë serb në Mitrovicën e Veriut, duke i larguar me dhunë popullsinë autoktone shqiptare, për të ndryshuar raportin e popullsisë në Mitrovicë. Përgjegjësi të madhe për vendosjen e paramilitarëve serb mban edhe ish-drejtuesi i LKJ në Kosovë A.V. Kjo popullsi serbe e ardhur vonë duhet të largohen për në vendet e tyre dhe të rikthehen banorët autokton shqiptarë. Pikërisht kjo popullsi ardhacake i krijon shumë shqetësime Kosovës, sepse mbajnë lidhje dhe orjentohen nga Beogradi.

     Gjatë luftës Beogradi synoi të relizonte shfarrosjen e UçK -ës dhe të çdo lëvizje qëndrese e rezistence antiserbe.  Prandaj sulmoi edhe bazën e UçK -ës në Zhegoc të Epërme, ku ndodheshin Sali Mustafa, komandanti i Brigadës 171, Fadil Rashiti, Skënder Veseli, Raif Musliu, Bekimi e bashkëluftëtarë të tjerë të Albanit, që luftuan trimërisht dhe qëndruan heroikisht, ku gjatë luftimeve u plagos Albani dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të luftës, duke mbetur i gjallë në Altarin e përjetësisë të kombitë shqiptarë. Albani e mbajti betimin:”Atdheun do ta nderoj me jetën time”.

    Përkulem me nderim e respekt para jetës e sacrifices sublime të dëshmorit të kombit shqiptar, Alban Ajetit!

  Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës

Tiranë, më 30 mars, 2022

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …