Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Harresa e veteranëve të UÇK-së dhe lojërat e trajtimit të pa dinjitet !

Kuvendi i Kosovës më herët u mor me pagën minimale, ku kategoria e veteranëve të UÇK-së, ishte shkëputur nga lidhja me ligjin, pasi paga minimale nënkuptonte “pagën” e veteranit. Tani sipas kuvendarëve të famshëm, kjo “pagë”,  mbetet në të njëjtin nivel, 170 Euro, dhe të gjitha kategoritë tjera, do të kenë pagën minimale 250 euro, sipas propozimit të Qeverisë së Kosovës!  Kjo do të vazhdojë derisa të ndodh pastrimi i listave sipas kërkesës së Qeverisë së Kosovës. Kjo, mbase është e qartë, se;

– trajtimi me 170 euro, më herët, edhe trajtimi me 250 ero, sipas propozimit të tashëm i cili e shkëput veteranin nga kjo rritje, është qesharake,

– veterani nuk është fajtor, sikur thuhet, për fryrje të listave,

– veteranët, janë të diskriminuar, me këtë trajtim, nga se u mohohet e drejta e punës, nëse marrin 170 euro,

-ky ligj i tanishëm, ka kaluar përmes Kuvendit të Kosovës, në legjislaturat ku, ishin këto parti politike,

– veteranët, u përdorën në fushata elektorale, nga të gjitha partitë politike duke deklaruar se; “trajtimi i tyre do të jetë i dinjitetshëm”,

– veteranët nuk duan mëshirë, as lëmoshë,

– veteranët duan trajtim të dinjitetshëm..

-Tani së shpejti para jush – KUVENDIT TË KOSOVËS, vjen edhe ligji për pagat, që ka fokus rregullimin e të gjitha pagesave në Kosovë, nëse ky draft ligj i qeverisë nuk përfundon në GJYKATËN KUSHTETUESE.  Mbase, nuk e pamë asnjë qasje, nga asnjë institucion relevant, Avokati i Popullit, shoqatat e dala nga lufta e UÇK- së, apo ndonjë institucion tjetër relevant që merret me këto kategori të ndjeshme të shoqërisë, që të paktën të adresoj shqetësimet e tyre në këtë drejtim.    Më herët e kemi parë veprimin e zyrës së Kryeministrit për kategoritë e luftës së UÇK-së, dhe të Kryeministrit Kurti për letrën e dërguar në adresë të veteranëve, për t’u angazhuar rreth zgjidhjes së këtij ngërçi. Por, halli është se, zvarritjet vazhdojnë, çështja e veteranëve është rikthyer përsëri në rigjykim, koha po ikë, dhe bashkë me te vazhdojnë të rrokullisen edhe problemet jetësore të kësaj kategori të shoqërisë sonë, e shumica e veteranëve të rrëmbehen nga vdekja, pa e shijuar trajtimin adekuat, e të merituar të shoqërisë sonë.  Përbuzja e nëpërkëmbja vazhdon, në sytë e të gjithë dikastereve shtetëror, të zgjedhurve të popullit, e të shumë institucioneve tona! Të nderuar deputet, nëse mendoni dhe e ktheni kokën në të kaluarën, ju e shihni sakrificën e pastër e të sinqertë të flijimeve për atdhe, dhe, assesi mos harroni se liria nuk erdhi sihariq, në pjatë si lëmoshë, e dhuruar nga qielli.

Ishin përpjeke gjeneratash, që në fund u dashtë sakrifica, vetëmohimi dhe kundërvënia Serbisë, me armë në dorë, që të sillet liria.   Natyrisht se luftës tonë të drejtë iu bashkua komuniteti ndërkombëtar dhe NATO!

Andaj, të mos harrohet kjo kategori! Me këtë trajtim, t’mos nëpërkëmbën çlirimtarët, madje edhe me nofkat që Serbia i dëshiron.

Mos e “ngritni” vetën me sharje, njollosje e fyerje, ndaj çlirimtarëve!

E dimë se dje, kur  e kërkonte Kosova, flijimin për liri, një numër i konsideruar, ishin hiq dhe askush. Të këtillët sot krekosën me “patriotizëm” të paparë, por, janë përsëri hiq edhe sot, madje shumë të paditur, por të kamufluar.

Mos ta shohim çlirimtarin ashtu qysh duan armiqtë tanë ta shohin.

Kur Serbia po derdhë miliona euro, për “mjegullimin” e luftës sonë, si ç’ e shohim nga procesi në gjykatën speciale në Hagë, sajimet e padive të hartuara nga UDB- a, gjatë luftës së vitit 1998- 1999, ku qëllim final e kanë, barazimin e kriminelit me viktimën, të luftës për liri e çlirim, me luftën serbe të krimeve në Kosovë.

Pra, pasojat në vazhdim në planin ndërkombëtare janë të dukshme për shtetin tonë të rinj dhe komentet janë të tepërta, pikërisht nga sjelljet e papërgjegjshme të politikë-bërjes në Kosovë, dje dhe sot. VEPRONI DERISA NUK ËSHTË TEPËR VONË. Kuvendi i Kosovës, bashkë me Qeverinë, në përputhje të legjislacionit, dhe kushtetutës, ka të drejt të nxjerr rekomandime dhe  vendime për ekzekutivin, ku deri në rregullimin ligjor të kësaj kategorie, në aspektin financiar të bënë veprime mbështetëse dhe të dinjitetshme!

Harresa, është aleat i keq, për të gjithë ata që sot të djeshmen, e harrojnë, por në kujtesë po ua risjelli një thënie, për shqiptarët të gazetarit të famshëm me origjinë hebraike, që shkroi librin “Golgota shqiptare! LEO  FREUNDLICH i cili thotë: “Shqiptarët kanë kujtesë të shkurtër, aq të shkurtër sa që xhelatët e tyre i thërrasin miq pas një kohe të shkurtër”.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …