Sabit Geci

Sabit Geci, epror i lartë UÇK-së gjatë luftës, në gjendje të rënduar shëndetësore shtrohet në QKUK

Sabit Geci, epror i lartë UÇK-së gjatë luftës  është kthyer në QKUK, me gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas avokatit të tij, Haxhi Millaku,  Sabit Geci, i dënuar 12 vjet burg  për gjoja krime lufte,  është dërguar pa ndjenja në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjekët i kanë thënë familjes së tij, se ai ka tension të lartë dhe problem me këmbën e sëmurë nga tromboza. Gjatë tërë kohës sa po mbahet në burg, Sabit Geci ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa asnjëherë nuk është ndërprerë fushata linçuese kundër tij, se gjoja burgun po e kryen në Spital.

Kontrolloni gjithashtu

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Profilizimi i gjyqtarëve për krime lufte – kërkesë që pritet të ndikojë në efikasitetin e drejtësisë

Njohës të drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës do …