Brickos

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: E vërteta nuk vdes kurrë

Një kategori e veshur me vlera të rreme, mendojnë se me ata fillon dhe përfundon historia, të tjerëve u mohohen e tjetërsohen sipas qëllimeve te tyre, duan , duan që vazhdimisht të duken dhe notojnë mbi ujë.

Nuk ka rëndësi nëse është uji i kthjellët apo i turbulluar dhe se në cilin mulli po shkon ky ujë, por me rëndësi që këta persona të jenë të dukshëm, prezent e të notojnë çdo here.   Me rëndësi që të evidentohen protagonistët e historisë, se kush ju dha të drejtën nga anëtarët e LPK-së të shkrihen në parti të tjera? Vetëm për privilegje personale të udhëheqësve, por dihet se si përfunduan.

Është e vërtetë se këta ishin të burgosur për veprimtari të ndryshme, por shtrohet pyetja se sa njerëz u zbuluan qoftë në bashkëpunim me armikun apo nga familjarët e tyre!

Sa dëme  ju shkaktuan  Lëvizjeve të fshehta, duke provuar edhe në gjyqe të paraqesin njëfarë liderizmi e heroizmi!   Kjo dëmtonte shokët dhe vazhdimësinë e rrugëtimit drejt kryengritjes!

T’i hapim dosjet kush sa shokë mori me veti në burg! 

Disa nga këta kanë bërë ndrydhjen e zhvillimit të organizatave ku do ku kanë qenë në emër të diskrecionit, kanë fshehur injorancën!

Këta vërtet ishin gjithkund dhe askund, dikushi dhe askushi e kurkushi!

Askush nuk mundet të mohojë  LPK-në sepse kjo bëri histori, ishte në ndërrimet dhe ndryshimet historike!   Por nuk guxojmë të i mohojmë patriotët e nacionalistët e gjitha kohërave e organizatat paraprake që sollën deri në këto ndryshime e ndërrime epokale!

Këta që përpiqen të ndërtojnë shtëpi nga kulmi, përfundojnë në baltak.

Të mos shkelësh në trojet e lara  me gjak dëshmorësh e martirësh të Kosovës gjatë tërë luftës dhe të  pretendosh veten më meritorë se luftëtarët!?

Në emër të punëve me ‘’rëndësi’’ që paskan bërë e këto punë janë bërë nëpër hotele, kafene dhe në zyre! Pastaj me rrezikshmëri të lartë ta kesh çantën me para të mërgitmarëve e te mos kesh ku t i fshehësh.

Sa paturp janë disa narcistë apo hipokritë të cilët edhe gjatë luftës mohuan luftëtarët duke i akuzuar se nuk luftonin sipas urdhrave të LPK-së! Sikurse  paskan dalë nga  rruga e saj!

Kishte me qenë mrekulli po të kishte pasur nivel politik organizativë e fuqi për  udhëheqjen e politikave të luftës LPK-së!

Sikur që patë këtë mundësi historike se pse ishte në momentet e ndryshimeve të mëdha!

Por kjo organizatë kishte koka të vogla në udhëheqje! Pikërisht disa nga këta bënin thirrje të futemi në LDK, ta marrim kalanë nga brenda kur fare nuk kishim nevojë për atë kala  kartonit!

Sepse kishim kalanë e ndërtuar dhe e bime nga rrënjët e thella! Por disave nuk ju duhej dhe nuk ju duhet thellësia, por sipërfaqja duket gjithë kund! Ky not i këtyre ka fshehur shumë grurë nën ujë dhe dëmtoi bereqetin duke u përzier shumë herë me egjër!

Të mbash mbledhje të jashtëzakonshme në kohë kur në Kosovë bëhej luftë dhëmbë për dhëmb, të i përjashtosh gjithë udhëheqjen që tani ishin në vija te frontit!

Të caktosh në organet më përgjegjëse të LPK-së njerëz me biografi të lëndueshme!

Te bllokosh e përvetësosh fondet e luftës pikërisht në luftë, dhe të fajësosh komandantët dhe njerëzit e Shtabit se qenkan të vetë zgjedhur dhe qenkan të shërbimeve të huaja franceze Jugosllave etj!

Hapur e them se ai shërbim që ka ndihmuar çlirimin e Kosovës ka bërë gjithë fuqinë e kësaj lufte dhe për nder ne ta ka kush do që paska qenë me këto shërbime!

Shërbim ma anti-kombëtar se të sabotosh luftën e të bllokosh  fondet, është të jesh përfitues i tyre nuk ka ku të shkojë më tej !

Mohuesit e luftës dhe udhëheqjes së saj!

Këtë lloj  njerëzish e gjeni në VV e LDK, ne rrugët e perëndimit që bëjnë libra, mund të bëjnë edhe filma se e kanë buxhetin e mërgimtarëve! Kurrë llogari si kanë dhënë popullit as kush nga përfituesit e të pasuruarit nga fondet e luftës 3% dhe Fondi Vendlindja Thërret!

Kudo që ka ujë edhe në kënetë ketë lloj e gjen duke notuar e veshur vlera vetës për tu dukur dikushi!

Duhet Analizë e thellë dhe hapur të flasim për çdo gjë e çdo kënd! Si e ha ky popull që Ali Ahmeti paska ‘’qenë’’ njeriu i shërbimit Serb dhe i njëjti komandant i luftës!

Si mund të besohet kjo?

A thua se  Serbia paska organizuar luftë kundër vetvetes?!

Si ka mundësi që eprorët e UÇK-së i paska përkrahur  madhe edhe i paska instruktuar shërbimi Francez?!

Dihet se Franca e ka përkrahur historikisht Serbinë.

Pse te ne  nuk u aprovuar ligji i lustracionit  në mbështetje të një udhëheqjeje të fuqishme kombëtare Kosova, qoftë edhe vetëm një mandat për  t’ i nxjerr mbi dhe  krejt këto patate të ngrira.

Por me vend është të konstatohet se disa  janë ngritur me qëllim për t u veshur  me vlera te rreme! Ata i  luftojnë vlerat reale, por e vërteta nuk vdes kurrë!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …