Sadik Halitjaha: Gjykata speciale!

Shkas dhe arsyetim i krijimit të kësaj gjykate ishte mos arritja e Kosovës ta bëjë një gjykatë për të i dënuar të pa ndëshkueshmit. Ndërsa qëllim i evropianeve për të u shfajësuar nga Serbia bile për të u shfajësuar kanë ndikuar përmes politikave të tyre edhe tek NATO, gjë që duket qartë. Shfajësimi për shkak të intervenimeve të vitit 1999, krejt për ketë qëllim Këshilli i Sigurimit Evropian përmes Dik Martit aprovoi një rezultat për të u hulumtuar shpifjet monstruoze! Gjëja se UÇK-ja, ka bërë transplantim të organeve njerëzore. Çka  është absurdë i pa shembull, i imagjinuar dhe i konstruktuar vetëm për ta arsyetuar krijimin e kësaj Gjykate raciste. Për ti ndjekur e dënuar, shantazhuar luftëtarët e lirisë gjëja për faje të tyre gjatë lufte, bile edhe pas lufte! Kjo u aprovua në një rezolutë të këshillit Evropian që u kërkua themelimi i gjykatës speciale. Por me kaq nuk do të pajtohej Serbia sikur kjo gjykatë të ishte edhe për të tjerët dhe në Kosovë, sepse ndëshkimi i pa mjaftueshëm do të ishte për ata që e luftuan Serbinë. Me shantazhimin që ju bënë qeveritarëve dhe parlamentit duke i detyruar me ndërruar edhe ligjet dhe nenet kushtetuese u votua kjo Gjykatë speciale e quajtur e Kosovës dha pa asnjë ingranim të sajë dhe u vendos të jetë jashtë Kosovës pa pëlqimin e Kosovës. Çuditërisht quhet Gjykatë për dënimin e UÇK-së, e pa shembull bile jo vetëm një etnie por edhe selektive brenda saj. Merret vetëm me kryengritësit e luftëtaret e vërtet me themeluesit dhe bartësit e luftës. Pikërisht ata që ka synuar Serbia gjykim për ata që e luftuan dhe e përzunë Serbinë nga Kosova, ata që me ç’do kusht e shkëputen dhe e pavarësuan Kosovën. Shtrohet pyetja pse si marrin të FARK-ut, sepse ata ishin të përpjekurit e Serbisë për ta mbajtur Kosovën nën ombrellën e sajë dhe për të qen vetë në pushtet nën pushtuesin. Lind pyetja:  kombësitë të tjera që ishin pjesë e UÇK-së, ashkali,  romë apo të ardhur francez ,gjerman apo turq pse s janë objekt i përndjekjes, sepse s janë ata me të cilët Serbia donë të hakmerret apo nuk pajtohet. Serbia arriti që përmes Rusisë ta ketë në krye të kësaj prokurorie të kësaj gjykate prokuroren ruse nga KGB-ja, dhe rreth 700 dëshmitar serb e serbofil me mijëra dosje e kallëzime të i prezantoj në prokurorinë e gjykatës speciale. Krejt sajë ju gëzuan shumë gazetarë e zagarë, shumë analistë e banalistë. Shumë qyqarë e zuzarë duke kërkuar vdekjen e luanëve që majmunet të bahen mbretër, e pasi ta lidhin mirë Kosovën të ja kthejnë sovranitetin e Serbisë!!! Tani zhvillimet e situatave kaotike, ftohen dëshmitar nga Kosova. Mediet dhe misionarët i madhërojnë i veshën me vlera duke ju thanë dalshi faqe bardhë keni me ngadhënjyer, keni me u kthyer, ju i mbroni vlerat e luftës dhe do të jeni të pa fajshëm?!  Absurd i pa shembull ky lloj dëshmitaresh janë faqe zi. Këtë javë kompletojnë akuzat Çlirimtarëve këto i bënë për interesin e vetë mbrojnë prapanicën e tyre dhe përbaltin luftën. Këtu se kisha fjalën për ata spiun që ishin gjatë lufte në shërbim të Serbisë qofshin edhe në radhët e UÇK-së. Pastaj të EULX-sit, tani dëshmitar të mbrojtur me identitete të ndryshuara me azile të fituar dhe me para të paguar mirë si dhe shumë të premtuara që veç mundë ti ëndërroje. Kurrë s mund të i marrin parat me mijëra e miliona të premtuara. Vet prokuroret i kushtëzojnë, nëse kërkoni ma shumë ne ju publikojmë emrat. Kështu që shpiun dhe të bahesh shtëpi s”ka mundësi, o panteoni o i dëmtuari apo vet ja merr jetën vetes, ky asht fundi i spiunit. Kërkoj se paku që luftëtaret ta kuptojnë drejt dhe ta shpjegojnë drejt kush po akuzohet jo kush po ftohet dhe mos të bëjmë barazime të tilla që e kanë devalvuar vlerën krejt, i zoti shtëpisë të dera e qeni ke oxhaku!!! Pastaj Avokatet për hesapet e tyre dhe për shërbimin, lojalitetin ndaj kësaj gjykate ju mbyllin gojën klientëve të vet, ju thonë mbrohuni në heshtje!!! Ata që janë të akuzuar dhe që janë bartësit dhe përgjegjësit e luftës ta mbyllin gojën dhe të mbrohen në heshtje!!! E ata që spiunojnë akuzojnë e shantazhojnë  ta bëjnë punën e tyre! Kurë ndonjëri më i vetëdijshëm donë të i përgjigjet akuzës së pa bazë dhe donë të sqarohet dhe mbron drejtësinë e luftës i thonë Avokatet e leshit ma pak, mos fol e mos trego se keni pasur struktura rregullore e zinxhir komandues! Por thuaje se keni qenë grupe të vogla të pa organizuara mirë dhe civile e nuk din gjë se që ka  pasur e çka ka ndodhur përtej bregu apo te grupi tjetër! Kjo vërtetë rrënon komplet vlerat dhe vërtetësinë e luftës. Sikur këtu ka pasur bashibozuk dhe banda e terroristë si që i paraqet Serbia. Vërtetë e dhimbshme dhe e pa durueshme se çka po ndodhë me luftën tonë për liri me luftën mbrojtëse e të detyrueshme me qenë gjallë apo vdesë. E dëmshme për ardhmërinë dhe vlerësimin e popullit shqiptarë nga të tjerët që po bëjnë eksperimente me ne ngase evidentohen të gjitha dobësitë, poshtërsitë dhe mungesë e dinjitetit, rrenat, mashtrimet do të barten në zhvillimet e së ardhmes. Pasojat më të mëdha po i përjeton tani Kosova dhe në të ardhmen e afërt do te ketë hakmarrje ndaj atyre shpifje dhe spiuneve, krejt kjo shkon në dëm të popullit tonë edhe në të ardhmen e largët sa që do të mendohet a duhet të luftohet për liri? Pasi që nëse s të vret lufta të vret paça?!  Krejt kjo ka lidhje jo veç me të kaluarën po me të tanishmen dhe të ardhmen. Prandaj duhet hapur sytë dhe ta dimë mirë kanë e kemi mikë e kanë armik! Kanë me bë çmos mbi Kosovën vetëm me pajtuar Serbinë e kjo e fundit gjithmonë kryet në Evropë e prapanicën në Rusi!.  NATO edhe se thonë kanë marrëdhënie të mira me Serbin?! Ajo blen armët më të sofistikuara të kohës së tanishme që ka Rusia. S-400 raketa Pancir e shumë të tjera që i dimë e mundë të mos i dimë? E krejt ky arsenal armesh përse i duhet Serbisë nga kush do të sulmohet? Apo më drejt këndë do ta sulmoj? NATO duhet të jetë e vetëdijshme se këto armë mundë të përdoren kundër saj qoftë në ndonjë konflikt direkt apo indirektë me Serbinë, apo Rusin. Evropa kurrë s ka dashur të na dëgjojë e të na kuptoj neve kur ju kemi thënë në ankesat tona se ç është Serbia por gjithmonë në ulje të pazareve me Rusinë ka favorizuar Serbinë dhe na ka shkatërruar ne duke na ndarë në pesë shtete. Po të mos e kemi Amerikën do të na kthenin mbrapshtë.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …