Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Ndriçimi, nderimi dhe madhërimi real i heroit Shaban Polluzha ishte i vështirë në kohën e Titos

Ndriçimi, nderimi dhe madhërimi real i heroit Shaban Polluzha. Ishte i vështirë në kohën e okupimit titoist të ndriçohet vlera dhe lufta e heroit i cili luftoi kundër forcave çetnike e partizane të brigada e serbo malazeze. Tito pas themelimit të shërbimit sekret OZNA në maj 1943 në Beograd duke i caktuar udhëheqës gjakpirësin me damkë -Kinezič – kishin bërë planet shoviniste për likuidimin e shqiptareve në masë.

Nga viti 1943-1947 u vranë dhe likuiduan mbi 7000 shqiptar në mënyra të ndryshme. Edhe se shqiptaret e Kosovës dhe viseve të saja u mobilizuan në luftë kundër fashizmit jo ma pak sa 16.000 me të vetmin qëllim duke luftuar fashizmin do te arrin lirin dhe ribashkimin me Shqipërinë. Ashtu edhe lufta quhej LNÇ. Edhe se në Bujan të Malësisë së Gjakovës u mbajt një mbledhje me 30-31- dhjetor 1943-dhe 01-2 janar 1944 dhe nga këshilli i luftës NÇ për Kosovë u vendos se pas çlirimit nga fashizmi Kosova do të i bashkohet Shqipërisë. Kjo u hodh poshtë në mbledhjen e AVN OJ-të.

Titoja duke pas qëllim pushtimin e thellë të Kosovës dërgon disa brigada serbo malazeze në territoret shqiptare Maqedoni-Kosovë e Mal të zi për vrasjen e shqiptareve të pa bindshëm ndaj Jugosllavisë. Ekspeditat famëkeqe te këtyre brigadave i kupton më se miri Komandanti shqiptar Shaban Polluzha i cili kishte marrë informacione te sakta për veprimet e tyre dhe të OZN-së kundër shqiptarëve.

Prandaj ju bëni thirrje të hapur luftëtarëve shqiptarë që t’i ruajmë trojet tona nga serbo çetniket dhe të qëndrojmë pran popullit ton e ta mbrojmë. Mos ta përfillim thirrjen e Titos që të shkojnë forcat tona në ndjekje të fashizmit e në Kosovë të operojnë Serbo-Malazezët duke vrarë e masakruar shqiptar të pafajshëm. Në mospajtim me Fadil Hoxhën shqiptaret ndahen një pjesë rreth 3000 ushtar i bashkohen Shaban Polluzhes të tjerët me partizanet Jugosllav vazhdojnë në ndjekje të fashizmit. Këtu ndahen rrugët mes forcave të përziera me Jugosllavet dhe atyre shqiptare me në krye Shaban Polluzhen. Mirëpo kjo ndarje rezulton me armiqësi nga Jugosllavet të cilët fillojnë luftimet për ti asgjësuar forcat e Shaban Polluzhes.

Titoja bashkë me bashkëpunëtoret e tij shqiptar të quajtur dhe me të gjithë mekanizmin e vet e me OZN-ën shpallin zonë ushtarake Kosovën dhe gjendje të jashtëzakonshme. kështu që pas shumë luftimeve e pas shkatërrimit të Forcave të Shaban Polluzhes arrin pushtimin e plotë të Kosovës. Nderimi dhe madhërimi real i heroit Shaban Polluzha. Ishte i vështirë në kohen e okupimit titoist të ndriçohet vlera dhe lufta e heroit i cili luftoi kundër forcave çetnike e partizane të brigadave serbo malazeze. Tito pas themelimit të shërbimit sekret OZNA në maj 1943 në Beograd duke i caktuar udhëheqës gjakpirësin me damkë -Kinezič – kishin bërë planet shoviniste për likuidimin e shqiptarëve në masë. Nga viti 1943-1947 u vranë dhe likuiduan mbi 7000 shqiptar në mënyra të ndryshme. Edhe se Shqiptaret e Kosovës dhe viseve të saja u mobilizuan në luftë kundër fashizmit jo më pak sa 16.000 me të vetmin qëllim duke luftuar fashizmin do të arrinim lirinë dhe ribashkimin me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …