Sadik Halitjaha: Serbia rrezikon Kosovën, Vuçiq Milosheviqi i ri

Sadik Halitjaha: Nuk e kuptoj ku e kanë hallin këta liderët e Kosovës dhe përse gjithë ky vrer kundër Edi Rames?

I nderuar Kryeministër Edi Rama! Reagimin tënd në ketë shkrim e pranojmë si shkrim real dhe sqarues. Njëkohësisht si porosi e këshillë nga vëllai i ynë i madh, por kjo vlen vetëm për ne popullin e rëndomte të Kosovës. Jo për ata që mendojnë se janë të gjithë dijshëm dhe konsiderojnë veten profet e misionar të Kosovës, kjo nuk vlen . Ata Kosovën e konsiderojnë dhe trajtojnë si pronë të tyre. Këta nuk pranojnë këshilla e as kurë janë për te mirën e tyre personale e lere ma për Kosovën sepse mendojnë se janë të gjithëdijshëm. Kur rrugët dhe autostradat e Kosovës u bënë, këta farë udhëheqësit me profecitë e tyre na thonin se do të ketë zhvillim rajonal e nuk na treguan se nuk duhet te kalohen nga të tjerët këto rrugë. Kurë na kanë than se po i përmbushim kushtet me hyjë në Evropë, po e përmbushim MSA-në. Si e paskan menduar bashkimin me Evropën me të tjerët në gjithë ketë treg të madh? Këta jo që nuk duanë të Flas Shqipëria për Kosovën por as të bëj marrëdhënie me të tjerët nëse nuk ju pëlqen këtyre. Harrojnë që Shqipëria është shtet ma shumë se njëqind vite. Në këtë rast po ju pengon Edi Rama i cili po e reformon shtetin shqiptar dhe është duke u përkrahur nga Amerika, Gjermania Anglia dhe Evropa.

Po bahet mirë Shqipëria, po bëhet i pa krahasueshëm personaliteti i Edi Rames. Aleancat e vjetra anti shqiptare janë shumë aktive dhe ndikojnë direkt dhe indirekt të miopet që udhëheqin Kosovën dhe bëjnë favore të një pjesë e atyre në Shqipëri të llojit të njëjtë, të cilëve ju vje më lehtë e më me interes të i ruajnë pozitat dhe privilegjet e veta dhe të llojit të tyre në Shqipëri që nuk ju përmendi emrat por janë objekt i akuzave dhe përballjeve me drejtësinë gjatë këtij viti që po vije, për llogarit dhe dëmet që i kanë bërë Shqipërisë ndër vite. Nuk është për habi gjithkush përkrahë llojin e vet, por kur është çështja e atdheut duhet te jemi të bashkuar.

Mjerisht bajraktarizmi regjionalizimi dhe interesat meskine të pa tej kalueshme ndër ne. Para e shohin  mizën në oborrin e tjetrit se sa Buallin në oborr të vet. Vështirësitë që i vijnë Kosovës janë nga mos dija e rrugëtimit në drejtimin e duhur dhe në kohen e duhur nga miopet dhe injorantet. Kështu kurë vije në udhëheqje njerëzit jo adekuat dhe jo të duhurit. Këta se kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë se bashkëpunimi rajonal nuk ashtë bashkim shtetesh por përcaktim vullnetarë i rregullave për ç’do shtet veç e veç dhe me cilin do shtet tjetër veçmas. Dhe pa asnjë  detyrim që këto marrëveshje të janë të detyrueshme dhe të përhershme. Por ndoshta këtyre prijësve të Kosovës nuk ju paqenë të ju prijë askush dhe pasi që vet nuk ju prin proceset nuk durojnë tjerë. Kosova mundet të i paraqet Kërkesat dhe te bëj marrëveshje me Shqipërinë Maqedoninë Malin e Zi ndërsa Serbisë mundë të i caktoj kushte dhe pa u përmbushur këto kushte nuk mundë të vendosen rregulla dhe të bëhen marrëveshje. Jo të sulmohet udhëheqja e Shqipërisë- Krye ministrin Edi Rama.

Nuk e kuptoj ku e kanë hallin këta liderët e Kosovës. Jam lodhur tu menduar përse gjithë ky vrer kundër Edi Rames? Përse gjithë ky hezitim të janë në tryezën e përbashkët rajonale sidomos kurë e kem edhe Shqipin aty? Të vetmin arsyetim bazuar në interesin ekonomik që duhet menduar për Kosovën? Kosova ashtë në mes këtyre shteteve me territor dhe nuk kufizohet me shtetet që s’do të janë në këtë marrëveshje dhe nuk mundet të vjel të ardhura nga doganat dhe këto janë kogja shumê gjashtê qind apo shtat qind milion në vite. Këtu duhet menduar mirë në përcaktimin e rregullave dhe kuptohet nëse nuk janë në favor të Kosovës mundë të tërhiqet Kosova. Por Kosova do ta ketë kufirin në Durrës e Kakavi. Mendoj se liderët e Kosovës ma shumë po mendojnë për privilegjet e tyre personale që i kanë edhe nga doganat, se sa për Kosovën Shqipërinë dhe të ardhmen e popullit tonë. Sharjet dhe mallkimet ndaj Edi Rames. Thirrjet në një Jugosllavi të dikurshme apo te re janë absurde sepse këtu nuk bahet bashkimi i shteteve as ndonjë federatë e konfederatë shtetesh, Shtetet mbeten sovrane por disa rregulla të përbashkëta. Shqipërisë i takon të flas e veproi për Kosovën prandaj vëllai Edi Rama po e banë për mrekulli punën për Shqipërinë dhe shqiptaret kudo që janë. Mjerisht injorantet po bëhen pengesë dhe vonë do ta kuptojnë. Falemi nderit Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …