Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Si u ndjeva kur e dëgjova -Radion Kosova e Lirë, për herë të parë!

Me datë 04 janar 1999 u nisen nga Shtabi me pajisjet një grup për ta montuar Radion në Kodrën mbi  Berishë,për ta montuar dhe funksionalizuar Radion në një Bunker të para përgatitur!   Bashkë me ketë grup u nisa edhe unë edhe se kisha vështirësi nga plagët e shumta, vështirësinë ma rëndonte edhe bora që kishte rënë mbi një meter e fërfëllazat e kishin mbushur edhe ma shumë se kaq rrugen, nëper të cilën ecnim në kolonë!

Gjatë bisedës në rrugëtim nga Shtabi në Kleqkë drejt vendit ku do të montohej  Radio kishte kogja shumë distancë,në bisedë me stafin e këtij eekipi kuptova se prova do të behej sot rreth ores 14-16!   Me ndikimin e shokve u ktheva në Shtab, por nuk ndihesha i qetë, duke menduar a do te ketë sukses a do të funksionoj Radio dhe sa do të jetë distanca e ndëgjimit në valëvet të Radios!

E vendosa një radio të luftës ( tranzistor) të vogel në valet që me treguan se do ti përdor me frekunca kjo Radio dhe prisja me shumë kurreshtje por edhe shqetsim a do të funksionoj a kemi mjeshter teknik  të mirë ta instaloj!   Çka nëse nuk do te kemi sukses?! Suksesin e mundshëm e vlerësoja të fuqisë së një Brigade! Kjo do të ishte forca jonë informuese për UÇK-në dhe propaganduese për armiqt dhe të tjeret!

Rezultati i këtij mediumi do të ishte shumë i qmueshem siq u vertetua gjatë luftës dhe pas saj! Radio do të shpaloste sukseset në betejat e luftës dhe do të ishte informim nga dora e parë për luften, të te gjitha agjencit e informimit në botë!

Do ti sfidonte lajmet e rreme Jugosllave dhe pro Jugosllave!

Në kohen e para caktuar filloi zeri kombues i RKL ndegjohej në tranzistorin tim qe priste i ndezur! Ju flet Kosova e Lir,Ju flet Kosova e Lir zeri i Luftetarit Nusret Pllana!

Floket me rrënqetheshin nga ndjësia e këndshme me hidhej të kercej nëper Shtab!

Në këtë staf si kryesorin njihja Ahmet Qeriqin,si dhe pjestaret tjerë Nusret Pllana, Martin Quni dhe Berat Luzha e disa ndihmës të tjerë! Këta nuk ishin veq staf i RKL  dhe Kosova Presit por në radhë të parë ishin luftëtarë te paepur të gatshem për sakrfica sublime, sepse të veprosh në Radio ishte rrezik i shumë fisht, se pse armiku më se shumti përpiqej ta shuaj ketë zë të UÇK-së zë  të luftes për Liri!

Këtu mbi ketë bunker e rreth këtij bunkeri me dhjetra raketa u hodhen, fati dhe kujdesi e strategjia i shpëtoi rastësisht çlirimtaret e Stafit Kosova e Lirë dhe Kosova presit!

I shpetoj rastësia por rastësisht nuk ishin aty,aty ishin me misionin më të qmueshem e të shejtë të luftes çlirimtare!

Lavdi veprës dhe luftes të çlirimtarëve në Stafin Heroik të RKL dhe KP!

Lavdi UÇK-së!

Edhe tani pas 25 viteve Stafi i RKL dhe i -Tv DIELLI-t, janë të përkushtuar me punën dhe sakrificen e tyre të përditshme e të përhershme në inters te poullit e të Atdheut!

Duke kultivuar vlera kombtare, duke ruajtur dhe shpalosur ato në datat dhe ngjarjet e ndodhura ndër shekuj!

Krenar me ju që jeni besnik të Atdhetarizmit, ju paqim sa malet!

Rroftë zëri i pa shterrshem i Radios Kosova e Lirë!

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …