Brickos

Urime e përgëzime Radios-Kosova e Lirë në çerek-shekullin e saj nga bashkëpunëtorët, dëgjuesit e shfletuesit e faqes zyrtare

Urime e përgëzime Radios-Kosova e Lirë në çerek-shekullin e saj nga bashkëpunëtorët, dëgjuesit e shfletuesit e faqes zyrtare

Ruzhdi Jashari_ DITËLINDJA E RADIO KOSOVËS SË LIRË, 4 JANAR 1999!

Respekt i përmotshëm!

Zëri që ju dha zë e jehonë pushkëve të lrisë! Mos u ndalt kurrë dhe kumboftë pandalshëm në Gadishullin Ilirik! Vètëm burrat e kombit si lisat të gjallë qëndrojnë kujdestarë të kujtimeve e nderimeve të Dëshmorëve, të Herojëve e të Atëdhetarëve që punuan parreshtur në ÇËSHTJEN KOMBËTARE-SHQITARE.

Në Radiokosovën e Lirë dhe Tv. DIELLI ngjizet dhe shpërndahet, në eter, shenjëtria e kombit tonë! Të bashkuar në URIMIN E DITËLINDJES SË RADIKOSOVËS SË LIRË! URIME PROF. AHMET QERIQI, JUVE DHE STAFIT QË JU DREJTONI!

Naim Ymeri Nga Këndi im…

25 vite të Radios Kosova e Lirë

Radio Kosova e Lirë,lindur e rritur nën breshërinë e plumbave,po edhe bombardimet nga ajri të armikut  nuk munden t’ja ndalin veprimin e zërin e saj !

Fatkeqësisht RKL, nga paslufta me disa përjashtime ( të disa ministrive-përmes reklamave)nuk u ndihmua nga institucionet e  Shteti,pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008!

Derisa të gjithë koketojnë e thirren në vlerat e UÇK-së për shtet e këndej nuk ndihmohet Radioja e luftës kjo është çmenduria shqiptare se nga inatet e huqet,shkelin e përdhosin vlerat kombëtare!

Pavarësisht sfidave gjatë luftës,RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës!

Radio Kosova e Lirë,po e bën një çerek shekulli veprim me një program të mirëfillt kombëtar,me emisione dokumentare për Dëshmorët,me emisione edukativo-arsimore nga historia kombëtare etj duke e mbajtur gjallë frymën liridashëse të kombit shqiptar!

A do duhej që ky përvjetor i 25-të,të sponzorizohej nga Institucionet shtetërore!

Gëzuar 25 vjetori Radio Kosova e Lirë!

Ali Uka 

Urime, Radio Kosova e Lire, pervjetorin 25 -te te themelimit!

Radio Kosova e Lire, jehoi fuqishem, sa pushket e ushtareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, ku si; Gur qendrese, shkrepte fuqishem nga Malet e Berishes.

Radio Kosova e Lire, qendroi heroikisht gjate luftes, dhe po qendron edhe sot, fuqishem, fale ushtarit te Lirise, drejtorit te saj, profesorit te nderuar Ahmet Qeriqit dhe stafit te saj, tash e 25 vjet!

Radio Kosova e Lirë, dhe televizioni TV ,Dielli, fyqishem po e mbrojne luften dhe Kauzen e shenjte te Ushtrise Clirimtare te Kosoves; deshmoret, ivalidet, veteranet, vlerat me te shenjta, keto, te kombit tonë!

Ne, pervjetorin e themelimit te Radio ,Kosova e Lire, i uroj profesorit Ahmet Qeriqi, dhe stafit; shendet dhe suksese ne mbrojte te luftes dhe arritjeve me te medha, gjate historise, te Kosoves!. Respekt!

 

Fahri F. Fazliu- Respekt për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare të dajës Ahmet Qeriqi!

 Luljeta Abdullahu– Urime

Rasim Brahim Rexhepi– U dëgjoft nëper shekuj zeri i liris Radio Kosova e Lire !

Naim Baftiu– Urime zëri i liris

Zymer Zekaj– Urime urime ditëlindje oj ma e mira dhe ma e zëshmja për çështjen e Lirisë, Çlirimit dhe Shtetëndertimit të Kosovës   

Shqipe Miftari– Gëzuar Radio Kosova e Lire

Gegë Podguri- Respekt per te gjithe, do veqoj dy burgagjinjet koleget e mi te kazamateve deshta ekstra ti pershendes, bacen Ahmet dhe ty Djali i ri i Çunve.

Ramiz Krasniqi- Ju jeni Zēri i Lirisē, zēri me emblematik i familjeve tē dēshmorēve, invalidēve e veteranēve tē UÇK-sē, zēri i popullit liridashēs.Urime 25 vjet RKL!

Besnik Shala– Urime

Hajrush Kurtaj– Radio Kosova e lire me zerin e lirise na ka bere krenare ne kohen e lavdise kombëtare por po na bane per gjdo dite plote 25 vjete, duke uruar 25 vjetorin e themelimit, i deshirojm suksese ne vazhdimsi!

Radio Kosova e Lire, qendroi heroikisht gjate luftes, dhe po qendron edhe sot, fuqishem, fale ushtarit te Lirise, drejtorit te saj, profesorit te nderuar Ahmet Qeriqit dhe stafit te saj, tash e 25 vjet!

Radio Kosova e Lirë, dhe televizioni TV ,Dielli, fyqishem po e mbrojne luften dhe Kauzen e shenjte te Ushtrise Clirimtare te Kosoves; deshmoret, ivalidet, veteranet, vlerat me te shenjta, keto, te kombit tonë!

Ne, pervjetorin e themelimit te Radio ,Kosova e Lire, i uroj profesorit Ahmet Qeriqi, dhe stafit; shendet dhe suksese ne mbrojte te luftes dhe arritjeve me te medha, gjate historise, te Kosoves!.Gezuar!

Rufki Suma– Respekt per kontributin e gjithë stafit si në kohë lufte ashtu edhe ne Paqë.

Agim Sylejmani– Një çerek shekulli “JU FLET RADIO KOSOVA E LIRË!”  

4 janari është një datë e një rëndësie të veçantë kombëtare, e cila do duhej kujtuar në gjithë hapësirat shqiptare e në diasporë, është ditëlindja e “Radio Kosova e Lirë”, radio që përçoi zërin e lirisë, zë që dilte nga gryka e pushkës së luftëtarëve të lirisë të djemve e vajzave më të mira të kombit, që ishin rreshtuar në radhët e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës.

“Radio Kosova e Lirë”, me gjithë peripecitë dhe sfidat që e rrethuan, presionin e shantazhin për ta shuar këtë zë të luftës e të lirisë, falë një përkushtimi vetmohues dhe pune të paimagjinueshme, vazhdon të përçojë e afirmojë idealet e shenjta kombëtare.

Para Radio Kosovës së Lirë dhe stafit të saj të përkushtuar përkulem me respekt të veçantë, sidomos para veprimtarit të çështjes kombëtare dhe luftëtar lirie, Ahmet Qeriqi, duke iu uruar nga zemra 25 vjetorin e ngritjes së këtij institucioni të luftës çlirimtare.

Nusret Pllana– Respekt i veçantë për funksionimin e Radios „Kosova e Lirë“ gjatë dhe pas luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qe 25 vite rresht, i takon Udhëheqësit të saj Prof. Ahmetit me familjen e tij patriotike e atdhedashëse Qeriqi!

Urime gjithë stafit të Radios „Kosova e Lirë“, ky përvjetor i rëndësishëm jubilar!

Urime të përzemërta Prof.Ahmet, e nderuara Arbana, i nderuari Zamir, i nderuari Epir, e nderuara Krenare dhe komplet ekipa e saj, që e bëtë të pamundurën të mos ndalet zëri i saj asnjëherë, edhe pse në mungesë absolute të përkrahjes institucionale të Republikës së Kosovës!

Urime dhe Juve shokë bashkëluftëtarë, që dhatë maksimumin gjatë periudhës së 4 janar 1999 – 21 qershor 1999, që zëri i pushkëve çlirimtare të jehoj fuqishëm dhe triumfalisht nga Radio „Kosova e Lirë“!

Urime dhe gëzuar për jetë e mot!

Elez Krasniqi– Ishte dhe do të mbetet zë i popullit! Respekt!

Xhevat Selimi-Qofshi me shendet ju që e mbani gjallë zërin e lirisë ,urime 25 vjetorin Arbana 

Sabri Lushi– Urime e suksese, dhe respekt për kontributin që po jepni.

Shazi Alili– Urime.25 vjet na beni shum krenar.Jetë të gjatë sa malet e Shqipërisë

Nexhmedin Bashota– Urime RADIO KOSOVA E LIRË ,keni qenë mrekullia e kohës dhe kështu keni mbajtur shkelqimin deri në ditët e sotit më te gjitha veshtirësitë e sfidat ,njiher nga anmiku barbar Serrb e tani nga mos përkrahja e qeverisë se Kosovës , por shpresojmë se këta te fundit do i vëjnë gishtin kokës dhe ta ngrisin lart e me lart RKL ,zërin e idealit kombëtar …

Shefqete Gosalci-Urime stafit të RKL për punën përkushtuese dhe angazhimin permanent për ti ruajtur vlerat e UÇK-së dhe gjithçka që i përket kulturës së mirëfilltë shqiptare!

U bëfshi shekullorë dhe jetofshi në mendjen dhe zemrën e popullit

Ismet Hajrullahu– U r i m e !

Mentor Mripa– Urime o miq. Urime o Radio e shpresës e dashur, Radio Kosova e lirë! Shëndet dhe suksese tutje.

Rufki Suma– Urime e respekt per ketë medium dhe stafin te tij si i vetmi medium ne trojet shqiptare që për asnjë moment nuk i harron ata që kontribuan jo vetëm për UÇK-në por për qështjen kombëtare në përgjithësi.

Stafit te RKL dhe tv. Dielli i dëshirojmë shëndet, punë të mbarë e suksese të tjera.

Ali Krasniqi– Urime suksese per zerin e lirise e vetmja qe nuk devijon nga bashkimi kombetar

Kemajl Bislimi– Zeri i kushtrimit per luften e shenjte te UÇK-se dhe paralajmerimit te Lirisë!

Vazhdon te jete ehoja e frymes liridashese deri ne sakrifice per Deshmoret e Kombit!

Isni Llabjani– Rrespekt per Profesorin dhe familjen tuaj

Ali Smajli-Respekt

Pren Marashi-Respekt!

Elez Durmishi– Respekt

Selim Durmishi– Respekt!

Xhevat Aliu- Shprehu respekt dhe faleminderim për luftën tuaj të pandalshme politike dhe ushtarake për çlirimin e Kosovës.

Më kujtohet që atëherë ne dëgjuesit tuaj i shikonim minutat e orës njësoj sikur që i shikonim për të bërë iftar për t’ua dëgjuar zërin tuaj që vinte nga zonat e luftës por edhe zërin e atyre nanave e luftëtarëve që ju si RKL dhe Kosova press ua jepnit mundësinë të flisnin dhe dëshmonin për ngjarje nga zonat e luftimeve.

Pas çlirimit ishit dhe mbetët përherë me të njejtin ideal,me të njejtën afërsi shpirtërore me Dëshmorët dhe Martirët,me të njejtën ndjesi me familjarët e Tyre,me të njejtin guxim për ta përkrahur të vërtetën dhe vetëm të vërtetën,të drejtën dhe vetëm të drejtën përkundër të gjitha problemeve dhe pengesave që ua shtruan rrugëtimit tuaj lakmiçarët dhe urryesit e fshehtë dhe të hapur.

Respekt.

Safete Shala– Radio Kosova e Lirë

Jehona e zërit të Radio Kosovës së Lirë edhe sot jehonë ëmbël dhe bukur sikurse 25 vite me parë!

Puna, mundi dhe veprimtaria e juaj e pandalshme,dhe e palodhshme na bën krenar që sot e gëzojmë lirinë duke na përkujtuar çdo ditë çdo gjake të derdhur për lirinë e qe gezojme sot..

Urime 25-vjetori, paçi shendet dhe kurrë mos ju mungoft zëri dhe veprimtaria e juaj e shenjtë…!

Zymer Mehani- Urime për ditëlindjen, Radio Kosova e Lire!

Në këtë ditë të veçantë, ne festojmë jo vetëm një jubile të transmetimeve tuaja, por edhe kontributin tuaj të çmuar në informimin dhe edukimin e publikut në tabanin kombëtar. Ju jeni një zë i rëndësishëm i Kosovës dhe keni ndihmuar në ndërtimin e një komuniteti më të informuar dhe të lidhur.

Ne shpresojmë që të vazhdoni të ndritni si një fanar drite në botën e medias, duke ofruar lajme të besueshme dhe programe cilësore për shumë vite të tjera.

Gëzohuni në këtë ditë dhe merrni këtë urim si shenjë falënderimi për punën tuaj të palodhshme. Urime për ditëlindjen tuaj!

Fatmir Grejqevci – Një çerek shekull në shërbim të së vërtetës dhe realizimit të ëndrrës sê heronjve dhe dëshmorëve të kombit për bërjen e Shqipërisë etnike- Radio Kosova e Lirë, jehonëdhënësja e krismave të armëve të clirimtarëve dhe paralajmëruesja e agut të lirisê!

Xhavit Jashari- Lajmëtari i lirisë!

Sot shënon 25 vjetorin e themelimit Radio “Kosova e lirë”.

E themeluar në flakën e luftës së lavdishme të UÇK-së, e kalitur në frontet e rezitencës për liri, Radio “Kosova e lirë”, zë kushtrimi dhe shprese.

Vala që shpërndau të vërtetën për luftën e lavdishme çlirimtare, Radio që dëshmoi për rezistencën dhe luftën e UÇK-së, nga vijat e para të frontit.

Zëri që u bë synonim i “pushkëve të luftëtarëve të lirisë”.

Krisma që largoi terrin informativ nga etri i qiellit të Kosovës.

Jehona që shpërndau lajmin për ardhjen e lirisë dhe kapitullimin e forcave ushtarako-policore serbe.

Lajmëtari i fitores.

Gëzuar përvjetori i themelimit!

Ganimete Qeriqi– Shëndet, e suksese juve qe punoni me aq perkushtim,e po na bani me u ndje mirë qe jem shqiptarë…

Zeqir Zogu– Urime e suksese!

Idriz Qeriqi– Urime e suksese

Abdurrahman Llumnica-Urime e suksese!

Aktive 

Nazmi Hajdari– Urimet më të shëndetshme stafit të Radios ,,Kosova e Lirë ” dhe TV Dielli” ju qoft një vit i mbarë dhe suksese

Sejdi Dulla– Urime suksese

Dibran Dibrani– Radio Kosova e Lir gjysëm shekulli zëri i liris e krenaris.

Respekët për bacin Ahmet dhe stafin e radios Kosova e Lir.

Sadik Përvetica– Urime, shëndet dhe suksese!

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu-Kodra dhe Përparim Gruda: Korrupsioni në Qeverinë Kurti – kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për …