Njëri nga krerët kryesorë të PDK, Sami Lushtaku, ka komentuar rreth mundësisë që Dardan Sejdiu të caktohet për postin e nënkryetarit në komunën e Prishtinës. “Është kryetari Memli Krasniqi edhe kryetari i degës që vendosin, nuk më takon mua të flasë. Dardani është i respektueshëm për mu, sikurse që është edhe për shumë qytetarë, kështu që unë respektin ndaj tij e kam, por nuk besoj që mjafton. Për mua cilin të vendos kryesia(nënkryetar) është i pranueshëm, e sidomos Dardani. Duke folur për proceset aktuale në vend, siç është paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Sami Lushtaku hedh akuza të rënda kundër kryeministrit Kurti dhe qeverisë. “Serbët në veri të Mitrovicës gjithmonë kanë qenë të privilegjuar nga sistemi i Millosheviqit, tani edhe nga Albin Kurti. Këto privilegje janë të padrejta dhe nuk është dashur të bëhen. Unë jam që të trajtohen minoritetet në këtë rast edhe serbët si qytetarë të Republikës së Kosovës por jo që ata të mos të paguajnë rrymën, kjo nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka thënë Sami Lushtaku.
