RKL: Isa Boletini ra duke luftuar me armë në dorë dhe nuk “u vra” duarlidhur

SAMI SHATRI: UNË JAM MIRË, KUR ËSHTË MIRË SHQIPNIA

Me sytë e përmallur, thell vështron Atdheun

Një jetë në luftë, pak dritë e shum terr

Nga Deti ec, drejt Vlorës hyjnore shkon

Plisi i bardhë mbi kokë, shtatin i h’jeshon!

 

Pas e la Kosovën, nën tymin e zi

Me sytë e përlotur, nën vetullën e tij

Matë Atdheun e ndarë nga jugu në veri

Pëllëmb e dorës shtrihet, në brezin mbi allti!

 

Rrudhat e shkalluara, nga pesha e kohës

Të kujtojnë koburet, Qemailin edhe Londrën

Në pallat të ëndrrave, me tirqië galana

Hyn me plis të bardh, pritet nga shumë Lorda!

 

Sa krenar ishte, soji i këti trimi

Bimë e Boletinit, farë e Dukagjinit

Me shtatin e drejtë, si shtiza e flamurit

Si mali e shkëmbi, gjithmonë i patundur!

 

Një cigare ndezur, në dorën e hekurt

Pështillet ai tym, si gjarpër i përdredhur

Ngjitet lartë kah f’tyra, m’shifet nën mustaqe

Si mjegull e dendur që humbë nëpër male!

 

S’të mashtruan sarajet, atje larg n’Stamboll

Tokë e huaj ishte, mbeti përgjithmonë

Erdhe n’Mitrovicë, n’shkrepa t’Boletinit

Në kullën me gurë, n’trollin e Bab’gjyshit!

 

Kur dikush e pyeste, si je baca Isë

Unë jam mirë, kur Shqipnia është mirë

Përgjigje epike, e thënë nga një trim

Do mbetet e përjetshme, ndër brezat që vinë!

 

Në tokën Iliriane, atje n’Podgoricë

Me lajka e tradhëti të vunë në pusi

Si dragua qëndrove, luftove me trimëri

I pavdekshëm mbete, n’faqe t’historisë!

 

Lavdi e respekt përjetësorë!

 

Prishtinë, 15 janar,2024

Samy

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …