Sejdi Hoxha: Qeveria e Kosovës ka dështuar në menaxhimin e pandeminë në shkolla në gjithë vendin

Sejdi Hoxha: Qeveria e Kosovës ka dështuar në menaxhimin e pandemisë në shkolla në gjithë vendin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë sot në një konferencë për media se Qeveria e Kosovës ka dështuar të menaxhojë pandeminë në shkollat e Kosovës duke mos ofruar masa mbrojtëse ndaj Covid-19, ku si pasojë, shumë shkolla u mbyllën e shumë nxënës e mësimdhënës u infektuan me virus. Ai tha se shumë shkolla në mbarë vendin u lan nga qeveria pa dezinfektues dhe nuk u bë dezinfektimi i hapësirave shkollore. Deputeti Hoxha po ashtu theksoi faktin se qeveria aktuale e Avdullah Hotit, njësoj si qeveria e Albin Kurtit po dështon në ofrimin e mësimit online, ku nxënësit kosovarë po humbin komplet një vit shkollor duke shikuar vetëm ligjërata të përsëritura në televizion. Ai tha se përveç dështimit të plotë në organizimin e mësimit në pandemi, qeveria aktuale po i polotizon tërësisht bordet e Universiteteve dhe për këtë paralajmëroi thirrjen e ministrit të Arsimit në përgjegjësi parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …