Sejdi Veseli: EDHE NJË PATURPËSI E CARLA DEL PONTES!

Edhe për popullin shqiptar, emri Carla del Ponte apo siç quhej ndryshe edhe Zonja e “hekurt”e Evropës demokratike, u bë i njohur, që prej kohës kur u publikua lajmi, se nga OKB ishte ngarkuar me një detyrë me përgjegjësi të madhe, Prokurore Kryesore e Gjykatës Ndërkombëtare, me seli në Hagë. 
Detyra kryesore kësaj zonje ishte, organizimi i punëve operative për hulumtimin e krimeve të luftës, mbledhja e fakteve të nevojshme dhe të qëndrueshme për ngritjen e aktakuzave kundër urdhëruesve dhe kryerësit e tyre. Kompetencat e saj shtriheshin në terë territorin e ish RSFJ-së ku ishin zhvilluar luftime, të cilat nga analistët ushtarak konsiderohen me të drejtë, si nga më të përgjakshmet në truallin e Evropës, pas Luftës së Dytë Botërore. 
Popujt të cilët ishin larë në gjak, djegë e përvëluar nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbo-çetnik, shpresonin se më në fund drejtësia ndërkombëtare, do të zbulonte kriminelët gjakatar dhe në përputhje me peshën e veprave të tyre barbare edhe do t’i dënonte. Por, me kalimin e kohës, veprimet e “pamatura” dhe në vazhdimësi të zonjës kolerike Carla del Ponte, ndikuan që ky inkurajim të zëvendësohej gradualisht me dyshime të bazuara, se kjo farë prokurore, s`është ajo që shpresohej, por një vallëzuese besnike e kompozimeve të disa qarqeve tradicionalisht proserbe. 
Shqiptarët(përjashtuar disa mjeranë të vetëquajtur, herë pacifistë e herë kozmopolitë), i brente dyshimi se nga vizitat e shpeshta të kësaj zonje në Beograd, do të pjellë ndonjë prapësi alla serbo-sllave. 
Kështu dhe ndodhi. 
Me urdhëresë të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës u arrestuan ish drejtues të UÇK-së, të akuzuar për krime (të pabëra) të luftës, në bazë të një akti të firmosur nga Carla del Ponte, të sajuar në bazë të kërkesave dhe të “dëshmive” të atyre që vërtet ushtruan gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare dhe të disa tradhtarëve të paguar shqipfolës. 
Këto arrestime të atdhetarëve të dëshmuar, ish pjesëtarë të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte dëshmia më eklatante se dyshimi i shqiptarëve ishte i bazuar. Nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës e drejtuar nga kjo e përzgjedhur nga “drejtësia” ndërkombëtare u arrestuan shumë çlirimtar kroatë, boshnjakë dhe shqiptar, të akuzuar për krime lufte, ndërsa himlerat, gebelsat, mengelat, hitlerjungashët dhe gjovanifashistët serbo-çetnik, shëtisnin dhe vazhdojnë të shëtisin lirshëm, si dhe të shfrytëzojnë pa u penguar nga askush, pasurinë përrallore të plaçkitur, nga viktimat e tyre. 
Sipas praktikës që u ndoq nga institucioni i drejtuar nga Kryeprokurorja Carla Del Ponte, pa u kundërshtuar as edhe njëherë nga ata që e emëruan në këtë post, qenka dashtë që edhe nga kolegët e saj të më hershëm, ata të Gjyqit të Nyrenbergut, të arrestoheshin edhe pjesëtarët e koalicionit antifashist, në krye me Stalinin, Ruzveltin dhe Çerqillin, të akuzuar sepse gjatë drejtimit të një lufte titanike për shpëtimin e njerëzimit nga terrori nazi-fashist paskan bërë krime lufte. 
Sipas kësaj praktike, kolegët e kësaj “zonje”, prokuroret e Gjyqit të Nyrenbergut, paskan bërë “gabim” njerëzor dhe profesional, që nuk arrestuan dhe dënuan mbrojtësit e Londrës, Parisit, Varshavës, Moskës, Stalingradit, Athinës, Tiranës…, ashtu akuzohen dhe dënohen sot nga Tribunali i Hagës, shumë nga mbrojtësit e Vukovarit, Sarajevës, Mostarit, Srebrenicës, Prekazit, Likoshanit, Junikut, Smolicës, Krushës së Vogël, Llapushnikut, Llapit dhe Gollakut, ndërsa ata që i lanë këto vendbanime me gjakun e banorëve të tyre dhe që i dogjën në flakë, shëtisin lirshëm, bile edhe të përcjellur nga policia e UNMIK-ut dhe KFOR-it. 
Para do ditësh kjo plakë italo-zvicerane, në bashkëpunim me ish gazetarin (me prejardhje sllave) e Njujork Tajmsit, Chack Sudetic ( sllavisht Sudetiq), nxori në shitje një libër, të titulluar italisht “La Caccia”- në shqip “Gjuetia” dhe të botuar nga shtëpia botuese italiane, Feltrinelli. Ndërsa, versioni në anglisht i këtij, libri pritet të del në shitje në fillim të vitit 2009. 
Ky libër për nga përmbajtja nuk mund të cilësohet ndryshe pos si një pamflet politik, si pjesë përbërëse e propagandës kundrashqiptare të shovinizmit agresiv serbomadh. 
Mjerisht, ambasadorja aktuale në Argjentinë, e një shteti mik të Kosovës, duke u shërbye me rrena të formësuara në libër, fyen shumë rëndë pjesëtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat civile, jetimët e dëshmorëve dhe martirëve, nënëloket shqiptare të cilave para syve të tyre të përlotur, nga vandalët serbo-çetnik dhe mercenarët rusë, ju masakruan burrat, fëmijët dhe nipërit e tyre, mijëra femra shqiptare (shumica të mitura) të cilat përjetuan tmerret e përdhunimeve serike nga vandalët serbo-çetnik dhe aleatët e tyre rusë, rumunë, belorusë…qindra mijë shqiptar të cilët u dëbuan dhunshëm nga vatrat e tyre. 
Kjo nuk ishte ndonjë befasi, sepse nga ekzekutorja zellshme e planeve kundra shqiptare, gjithçka mund të pritet, sepse, punët e tilla edhe paguhen mirë. 
Mund të dyshohet, se kjo zonjë, si pasojë e ndryshimeve hormonale të zakonshme për moshën e saj, ka pësuar edhe ndryshime të pakthyeshme shpirtërore, andaj edhe nuk mund të pajtohet me dështimet jetësore në përgjithësi dhe ato profesionale në veçanti. Ajo tanimë e bindur, se dështuan turpshëm të gjitha ato përpjekje e saj për ta paraqitur Ushtrinë Çlirimtare, si një bandë terroriste dhe kriminale, për çka ishte zotuar para Kreut serbomadh të Beogradit, me siguri është goditur rëndë nga pasojat e dëshpërimit të thellë. Andaj edhe lëshohet në këtë aventurë të turpshme, duke publikuar një shpifje kaq ofenduese ndaj shqiptarëve në tërësi, epilogu i të cilës do ta shumëzojë me zero terë karrierën e saj. 
Padyshim edhe kjo paturpësi e Carla Del Ponte, është cytur dhe mbështetet nga Kreu serbomadh i Beogradit dhe nga qarqe evropiane tradicionalisht prosllave dhe Rusia, me shpresë se edhe kjo shpifje akuzuese ndaj shqiptarëve, do të shfrytëzohej prej tyre si “argument” në pazarllëqet rreth të ardhmes së Kosovës, ashtu siç u shfrytëzuan ato të mëparmet nga Marti Ahtisari, për hartimin e Pakos së tij, shumë të dëmshme për interesat e ligjshme të shqiptarëve. Për zbërthimin dhe vlerësimin e kësaj akuze kaq të rëndë, mjafton që t’i referohemi logjikës së shëndosh, natyrisht pa paragjykime dhe do të vërejmë, se diçka nuk është në rregull me ata që e bëjnë atë. Sepse të akuzosh një popull të tërë, si terrorist është një akt i dënueshëm. Diçka të tillë, ka mund të prodhoj vetëm mendësia fashiste dhe raciste. 
Një akuzë e tillë mund të besohet vetëm nga krimineli, i cili nuk është në gjendje të kuptojë dallimin e rrënjësor të mendësisë së tij, nga normat etike dhe morale të njerëzimit. Së pari, shqiptarët gjatë historisë së tyre mija vjeçare nuk kanë bërë kurrë një veprim të tillë. Jo pse shumë herë gjatë historisë nuk kanë pas një mundësi të tillë dhe pse janë qyqarë, por, sepse sipas kodeve të tyre morale dhe zakonore, të kultivuara me fanatizëm brez pas brezi, sidomos krimi ndaj njerëzimit është i dënueshëm, bile edhe të mendohet. 
Së dyti, ky popull i lashtë, i dëshmuar për trimëri dhe sjellje të njerëzishme, po të kishte dashtë të bëj një vepër të tillë kaq të turpshme, ai ka pas mundësi e mundësi që ta bëj, para se të invadohej vendi i tij, nga forcat paqësore të aleancës më të fuqishme ushtarake të kohës! Por, të supozojmë, se nëse vërtetë, qenka krye nga shqiptarët një krim kaq monstruoz ndaj civilët minoritar serb e malazias, kjo paska pas ndodhur para hundëve të forcave të KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut. Atëherë edhe kjo “përgjegjësi”, nuk mund t’u adresohet vetëm shqiptarëve, sepse ajo “qenka” e përbashkët me forcat e KFOR-it dhe UNPOL-it, sepse në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës dhe Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, dihen përgjegjësit e këtyre forcave, sepse ato janë të definuara shumë qartë. 
Njëri prej qëllimeve të kësaj vepre të ligë të kësaj përfaqësueseje të “kremës” së “drejtësisë” ndërkombëtare është bindja e opinionit botëror, se gjoja ajo paska pasur fakte, se pjesëtarët e UÇK-së paskan pas një qendër në fshatin Gurrës në rrethin e Matit, në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku i “paskan” dërguar 300 minoritar serbë të kidnapuar, ku pasi ju merrnin organet vitale i vrisnin. Se gjoja këto organe i shisnin nevojtarëve nëpër Evropë. 
Po të ishte kështu, akuzë shumë e rëndë kjo! 
Por, realiteti qëndron ndryshe! 
Këtë e dëshmojnë: 
1.Ish bashkëpunëtorja e Carla del Ponte, Florence Harman, për gazetën zvicerane Le Temps, në lidhje me akuzat shumë fyese ndaj shqiptarëve, ne mes tjerash deklaron, se ato janë “… të papërgjegjshme dhe jodinitoze…ka prezantuar gjëra mbi të cilat ishte e pamundshme që me prova të krijoheshin faktet… se mbajtja e organeve në temperaturë përkatëse dhe “mungesa e kapaciteteve adekuate sanitare e bënë këtë praktikë ekstremisht të vështirë” 
2.Ndërkohë “as Prokurorët e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë”, “Zyra e prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime preliminare dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, që ndërlidhet me akuzat”, tha zonja Kavran dhe shtoi se “përkundër këtyre përpjekjeve zyra e prokurorit nuk mundi t’i provojë akuzat e tilla dhe nuk ka bazë për vazhdim të mëtejmë sa i përket juridiksionit tonë”, tha me 22 prill 2008, zëdhënësja Olga Kavran. (hermesnews 22 Prill 2008) 
3. Ministria e Jashtme e Zvicrës ka vendosur të ndaloi promovimin e librit “Gjuetia – unë dhe kriminelët e luftës” shkruar nga ish-prokurorja e Gjykatës për krime të luftës në ish-Jugosllavi (ICTY), Carla del Ponte. 
4.Kjo shpifje e kësaj plake nxjerr në shesh edhe injorancën e saj, sepse sot edhe për një njeri me arsimim fillor është e njohur se për veprime tilla, çfarë i adreson në adresë të UÇK dhe shqiptarëve në përgjithësi, duhen ekspert kulminant të lëmive të ndryshme mjekësore, ambient dhe pajisje supermoderrne, si dhe mjete të transportit të shpejtë ajror. Këto nuk i posedonin atëherë dhe as që i posedojnë sot! 
Përveç kësaj, vendi ku shpifë Carla del Ponte, se gjoja qenkan krye këto krime monstruoze, është një pjesë ndër më të pazhvilluarat e territorit, jo vetëm të Krahinës së Matit, por të Republikës së Shqipërisë. Andaj kur merret kjo parasysh, shpifjet e kësaj plake idhnake, mund të kualifikohen edhe si produkt i sallatës së të menduarit! 
“Zonja” del Ponte, edhe pse njihet si finoke e madhe, kësaj radhe i ka bërë hesapet keq. Me siguri, ajo ka menduar se duke akuzuar kaq rënd UÇK-në, pra shqiptarët në përgjithësi, do të mbulojë krimet e vëllezërve të saj shpirtëror serbo-çetnik. Por, si duket nuk e ka menduar fare, se me këtë diarre të saj po pranon dështimin e saj, me siguri të qëllimshëm, sepse ajo ka qenë obliguar, që me përpjekjet e saj të paanshme të hetoj dhe zbuloj kriminelët e luftës, të cilësdo anë qofshin ata. 
Nga vetë fakti se ka qenë e obliguar të organizojë hetime e hetime për t’i zbuluar autorët e këtyre krimeve kaq të rënda, ky pamflet mund të merret lirisht si akuzë ndaj saj. Këtë duhet ta ketë parasysh “drejtësia” ndërkombëtare dhe nëse nuk qëndron prapa saj, ajo duhet ta prangosë këtë “zonjë” dhe ta nxjerrë para drejtësisë, nën akuzën: për shpifje dhe fyerje të rëndë ndaj popullit shqiptar, i cili ishte viktimë e krimeve më monstruoze. Nëse për asgjë tjetër, kjo “zonjë” duhet të nxirret dhe të përgjigjet para drejtësisë për mosveprimin e saj, për të zbuluar dhe nxjerr para drejtësisë kriminelët e vërtetë, ata që kidnapuan, internuan dhe torturuan deri në vdekje disa mijë shqiptarë, pa dallim moshe dhe gjinie. 
Dihet botërisht, se civilët shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, të cilët kidnapuan nga vandalët serbo-çetnik dhe pasi u torturuan barbarisht, u përzgjodhën disa mijëra prej tyre dhe u internuan nëpër auschvitz-at, anë e kënd Serbosllavisë, e që për të cilët edhe sot pas dhjetë vjetësh nuk dihet gjë zyrtarisht. Andaj, po të ishte në nivel të detyrës, po të ishte e paanshme dhe po mos të ishte pro-sllave, ne vend se ta bënte edhe këtë paturpësi të radhës, kaq fyese ndaj shqiptarëve, ajo do të kishte zhvilluar hetimet e plota, për të zbuluar se çfarë ndodhi me shqiptarët e kidnapuar nga forcat serbo-çetnike. 
Ka qenë në mandatin e Carla Del Ponte, që të organizojë të gjitha veprimet e nevojshme, për t’i zbuluar dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, të gjithë ata që urdhëruan këto kidnapime, si dhe ata që i ekzekutuan ato. 
Ka qenë në përgjegjësinë e saj, që të zbulojë vendet ku u internuan këta civil shqiptar, çfarë torturave iu ekspozuan nga neogestapo-ja çetnike dhe mos iu ekspozuan për së gjalli edhe eksperimenteve të ndryshme nga neomengelat e medicinës ushtarake të ultrashovenizmit serbomadh; mos këtyre viktimave u nxirrej gjaku, sikurse më parë kroatëve dhe boshnjakëve të internuar, për plotësimin e nevojave emergjente të transfuzionit, nëpër spitalet serbe në përgjithësi dhe ato ushtarake në veçanti dhe mos me organet vitale të këtyre robërve të luftës bëhej tregti shumë profitabile, me rrjetën kriminale të trafikantëve ndërkombëtar me këtë “mall” të ndaluar, për çka edhe mund të dyshohet me bazë. Ky dyshim mund të bazohet, në sjelljet dhe barbaritë e shumta të forcave militare dhe paramilitare serbo-çetnike gjatë luftës, sidomos ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve, si në të kaluarën ashtu dhe në luftën e fundit, si p.sh. copëtimi me motosharrë të prindit para fëmijëve të mitur, dhunimet e vajzave të mitura para prindërve, djegëja e njerëzve të pambrojtur nëpër shtëpitë e tyre, mbushja e autofrigoriferëve me shqiptar në Kosovë dhe fundosja e tyre në liqenet e Serbisë dhe në Danubi…Këtë dyshim e përforcojnë edhe veprime tjera të Beogradit zyrtar, si p.sh. dorëzimi i të mbeturave nga trupat e viktimave, vetëm pas putrefikimit dhe denatyralizimit të plotë të tyre ( kur u ka mbetur vetëm skeleti, edhe ai i gjymtuar), pa u krye veprimet e nevojshme laboratorike për përcaktimin e identitetit të tyre, ku për pasojë shumë familje shqiptare i varrosen mbetje tjera, të mashtruara se po i varrosnin mbetjet e të afërmve të tyre. 
S’ka si të mendohet ndryshe, ky marifet nga zyrtarët ultrashovenist serbijan, me siguri nuk bëhet nga mosdija e tyre, por përkundrazi, me qëllim të mbulimit të krimeve të tyre të cilat u ushtruan ndaj viktimave, nga neomengelat serbo-çetnike të cilat drejtoheshin prej tyre. 
Prishtinë, 05 maj 2008

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …