Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Mattis, do të largohet nga pozita e tij në fund të muajit shkurt

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Mattis, do të largohet nga pozita e tij në fund të muajit shkurt

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Xhejms Mattis do të largohet nga pozita e tij në fund të muajit shkurt. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë një ditë pas vendimit të presidentit Donald Trump që të tërheqë trupat nga Siria. “Pasi ju keni të drejtë të keni një Sekretar të Mbrojtjes që ka pikëpamje më të përafërta me tuajat në këtë dhe temat tjera, unë besoj se është e duhur për mua që të largohem nga pozita ime”, ka thënë Mattis në letrën e tij. Trump ka thënë  se Gjenerali Mattis “ishte ndihmë e madhe në gjetjen e aleatëve dhe shtyrjen që shtetet tjera të paguajnë obligimet e tyre ushtarake”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …