Sekretari amerikan, John Kerry ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë

Sekretari amerikan, John Kerry uroi qytetarët e vendit tonë me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë, duke përshëndetur përparimin që Kosova ka bërë drejt integrimit euro-atlantik. “Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara,kam kënaqësinë t’i dërgoj urimet më të mira popullit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që ju festoni tetë vjetorin e pavarësisë më 17 shkurt. Gjatë vizitës sime në Kosovë në dhjetor, përshëndeta përparimin që vendi juaj ka bërë kohët e fundit drejt integrimit Euro-Atlantik. Ky përparim përfshin avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, nënshkrimin e një marrëveshjeje për kufirin me Malin e Zi, sigurimin e një marrëveshjeje me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Këto dhe hapa të tjera tregojnë vendosmërinë tuaj për t’u bërë anëtare e plotë dhe produktive e komunitetit euro-atlantik”, thuhet në urim.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …