Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti, pas tensioneve të dielën e kaluar në veri të vendit. Stoltenberg ka thënë se me Kurtin ka biseduar për tensionet e fundit dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Shefi i NATO-s tha se ka kërkuar që palët të ruajnë qetësinë dhe se do të mbetet në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka njoftuar Stoltenberg.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …