Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stoltenbergu . i cili me këtë rast theksoi se i kishte thënë Vuçiqit, se KFOR-i si pjesë e misionit të NATO-s do të ndërhynte nëse në Kosovë do të cënohej stabiliteti. “Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO-KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, u shpreh ai. Stoltenbergu ka telefonuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 2 gusht, ku ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …