Senatori Corker, gjatë takimit në kryetarin, Thaçi konfirmoi përkrahjen për Forcat e Armatosura të Kosovës

Senatori Corker, gjatë takimit në kryetarin, Thaçi konfirmoi përkrahjen për Forcat e Armatosura të Kosovës

Kryetari i  Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare, në Amerikë,  është takuar edhe me kryesuesin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, senatorin Bob Corker. Ata  kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, për nevojën dhe rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në vendin tonë dhe në rajon.  Sepse vonesat e pranimit në Bashkimin Evropian, sipas tij, po krijojnë vakum, të cilin po e shfrytëzojnë qarqe të ndryshme. Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, senatori Bob Corker, ka rikonfirmuar përkrahjen e Amerikës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për anëtarësimin e saj në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ka shtuar se Kosova po luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada britanike e shqetësuar për rënien e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rënien …