leoni

Serbia ka intensifikuar aktivitetet për ta pamundësuar anëtarësimin e Kosovën në INTERPOL

Serbia ka intensifikuar aktivitetet për ta pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Mediet serbe njoftojnë se Serbia është tejet e shqetësuar nga mundësia e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL pasi që kjo do t’ia mundësonte Kosovës nisjen e fletarresteve ndërkombëtare qytetarëve të Serbisë për krimet që kanë bërë gjatë luftës në vitet 1998-1999 në Kosovë. Këto medie njoftojnë gjithashtu se ka mbetur edhe pak kohë deri te Asambleja e Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku pritet të merret vendim për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Analistët serb kanë tërhequr vërejtjen se procedura e votimit në Asamble është në favor të Kosovës, sepse për anëtarësim në INTERPOL do t’i duhen 2/3 e votave, por që nuk numërohen votat e atyre që abstenojnë. Prandaj, Beogradi në dy javët e ardhshme do të shtojë aktivitetin diplomatik, për të penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …