Limaj

Shala: Nuk merremi me deklaratat e një ish ministri të Sllobodan Millosheviqit

Pas reagimeve nga Serbia se nuk do të bisedoj me delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga Fatmir Limaj, anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Endrit Shala ka përkujtuar se ka kohë që Serbia nuk mund të vendos se kush e udhëheq dhe përfaqëson popullin e Kosovës. “Vuçiq duhet ta ketë të qartë se qeveria e Kosovës ka vendosur zotëri Limajn udhëheqës të negociatave nëse Vuçiq dëshiron të ketë negociata me Kosovën atëherë ai duhet ta dijë se krye-negociatori i bisedimeve i caktuar nga qeveria e Kosovës është zotëri Limaj. Kosova është shtet, i ka institucionet e veta dhe i përcakton vetë kush e udhëheqë Kosovën dhe nuk merremi me deklaratat e një ish ministri të Millosheviqit. Sikurse ne në Kosovë nuk mund të vendosim kush e përfaqëson Serbinë, pavarësisht që në krye të atij shteti është njeriu që ka projektuar e zbatuar spastrimet etnike në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Pavarësisht kësaj, ne jemi të përkushtuar për dialog, mirëkuptim e paqe me gjithë fqinjët tanë duke respektuar interesat e secilit pa cenuar interesat e shtetit të Kosovës, ka shkruar Endrit Shala, këshilltar i kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …