SHBA-të po kërkojnë nga Kurti heqjen e taksës dhe kthimin e shpejt në dialog, ai thotë nuk do të ngutet për këto

SHBA-të po kërkojnë nga Kurti heqjen e taksës dhe kthimin e shpejt në dialog, ai thotë nuk do të ngutet për këto

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpeshtuar thirrjet për heqjen e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe pas formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Përmes një letre drejtuar kryeministrit Albin Kurti, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka kërkuar largimin e tarifës 100 për qind dhe kthimin e palëve në tavolinën e bisedimeve. Sipas tij, tanimë është koha që mes Kosovës dhe Serbisë të krijohen raporte normale, të cilat në fokus kanë njohjen reciproke mes dy shteteve. Në anën tjetër, ditë më parë kryeministri Kurti ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit, por nuk ka bërë të ditur se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Por Kurti ka thënë se Qeveria nuk do të ngutet sa i përket rinisjes së procesit të negociatave.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …