leoni

Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me vendimin për subvencionim të teksteve shkollore. Gashi këtë vendim e ka quajtur antiligjor, duke e quajtur qeverinë Kurti të paaftë për ta menaxhuar situatën me tekstet shkollore. Në këtë kontekst, ai ka thënë se ky “keqmenaxhim” u ka shkaktuar prindërve dëme ekonomike dhe emocionale. Qeveria është në shkelje të ligjit për tekste shkollore dhe në shkelje të ligjit parauniversitar. Kjo është një shkelje shumë e rëndë që ministria po e bën dhe për këtë do të përballen sipas gjitha gjasave edhe me ndjekje penale ministrja e Arsimit”. Mendoj që paaftësia e qeverisë për ta menaxhuar këtë proces ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe dëm emocional për prindërit dhe nxënësit i cili është dëm pariparueshëm”, ka thënë  Gashi në një konferencë për medie pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …