leoni

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin: Objektivi përfundimtar në Kosovë mbetet paqja e qëndrueshme

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin: Objektivi përfundimtar në Kosovë mbetet paqja e qëndrueshme

Gjatë seancës së rregullt tremujore të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin ka prezantuar raportin tremujor, ku ka folur për integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Tanin e ka vlerësuar si pozitive integrimin e 40 gjyqtarëve dhe 13 prokurorëve të shtetit nga komuniteti serb në sistemin e drejtësisë në Kosovë, ndërsa lavdëroi palët për shtyrjen e këtij procesi përpara. Tanin vlerësoi sot në Nju Jork se zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit është ende sporadike, ndërsa pohoi se marrëdhëniet në mes Prishtinës dhe Beogradit kanë potencial zhvillimor.

Sipas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Tanin theksoi se përfaqësuesit e Prishtinës marrin pjesë në të gjitha takimet e CEFTA-s dhe se pjesëmarrja e UNMIK-ut kufizohet nga dispozitat e statuteve ligjore. “Kjo pjesëmarrje vazhdon deri në masën e kërkuar nga anëtarët e CEFTA-s, për të siguruar funksionimin e saj, që përkthehet pastaj në përkrahje të mundësive ekonomike përgjatë rajonit”, theksoi Tanin. Ai kërkoi që urgjentisht të ofrohen mundësi ekonomike dhe punësim, si një nevojë e luftimit të korrupsionit dhe sigurimit të llogaridhënies publike në të gjitha nivelet, ndërsa nënvizoi si nevojë më prioritare luftimin e krimit të organizuar. Tanin pohoi se objektivi përfundimtar mbetet “paqja e qëndrueshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku prin me përqindjen më të lartë të votave në zgjedhjet lokale 2025

Në zgjedhjet lokale të këtij viti, disa kryetarë komunash kanë siguruar mbështetje të jashtëzakonshme nga …