leoni

Sheradin Berisha: Masakra e Reçakut krim i pandëshkuar II

Woker: „Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit“

Të nesërmen, më 16 janar aty rreth orës 13:30 minuta në Reçak do të shkojë ish-shefi i misionit të OSBE-së z. William Woker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale. z.Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te Gropa e Bebushit dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë u tmerruar kur i pa kufomat e tre mashkujve të moshuar dhe në këto momente deklaroi: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu.“

pastaj z. Woker vazhdoi rrugën drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtangur e trupa të sakatosura kufomat tjera të civilëve të ekezekutuar barbarisht. „T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them“, pohoi z.Woker. Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklarojë: “ Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.

BETEJAT E PËRGJAKSHME TË UÇK’së

Nga data 15 deri më 19 janar 1999 në Reçak dhe në rrethinë është zhvilluar një luftë e përgjakshme. Njësitë e UÇK-së gjatë këtyre ditëve zhvilluan disa beteja të përgjakshme me forcat kriminale serbe për ta mbrojtur popullatën e gjithë rajonit nga operacionet shfarosëse.

Dhe në këtë luftë të pabarabartë ranë dëshmorë këta luftëtarë të lirisë:

  1. Ahmet Kaçiku ………..1964 – 1999

  1. Ali Beqa ………………1973 – 1999

  1. Ismail Luma ………….1975 – 1999

  1. Mehmet Mustafa …….1938 – 1999

  1. Sadik Mujota …………1939 – 1999

  1. Shaqir Berisha ……….1969 – 1999

  1. Kadri Syla …………….1967 – 1999

  1. Nazim Kokollari …… 1974 – 1999

  1. Vezir Jashari …………1975 – 1999

  1. Skënder Qarri ………1975 – 1999

  1. Enver Rashiti …….….1974 – 1999

  1. Lutfi Bilalli …………..1957 – 1999

  1. Sadik Osmani ……….1957 – 1999

  1. Nexhat Ramadani ….1978 – 1999

  1. Ragip Bajrami ………1978 – 1999

Kush mori pjesë në ekzekutimin dhe masakrimin e burrave të Reçakut?

Në masakrën e Reçakut morën pjesë njësitë speciale të policisë dhe forca të shumta paramilitare serbe, ku ishin të përfshirë edhe serbët lokalë, punëtorë të Kuvendit Komunal të Shtimjes, të postës, të pylltarisë etj. Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut kanë identifikuar shumë kriminelë serbë që morën pjesë në masakrimin e burrave të Reçakut dhe këtë fakt e kanë bërë publike përmes një çarçafi të vendosur pëpara selisë së UNMIK-ut, në të cilin ishin skalitur emrat e kriminelëve serbë.

Në këtë çarçaf ishin shkruar emrat e këtyre kriminelëve:

  1. Bozhidar Marinkoviq

  1. Çedomoir Aksiq

  1. Zhivorad Stojçetoviq

  1. Bogdan Nojiq

  1. Jovica Stojkoviq

  1. Momir Ristiq

  1. Zvonko Ristiq

  1. Ljubomir Nojiq

  1. Nenad Marinkoviq

  1. Pavle Marinkoviq

  1. Zoran Nedelkoviq

  1. Sllavisha Marinkoviq

  1. Vojisllav Janiçijeviq

  1. Milivoje Çanoviq

  1. Jovica Jovanoviq

  1. Stojan Aksiq

  1. Milorad Kostiq

  1. Dragisha Kostiq

  1. Dragan Tasiq

(…)

Ndonëse janë publikuar emrat e këtyre kriminelëve, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, as policia e EULEX’it, as Policia e Kosovës, as KFOR-i, as institucionet tjera ndërkombëtare: ICO, UNMIK-u, BE … por, as edhe lidershipi politik e institucional i Kosovës, duket qartë se nuk kanë shprehur interesim, për më tepër janë treguar skajshmërisht neglizhent dhe të papërgjegjshëm për këtë çështje. Madje, këta kriminelë, shetisin lirëshëm nëpër Kosovë, dhe nuk i ndjek as prokuroria as gjykata vendore…, pra, ata s’i ndjek askush, askush i gjallë në Kosovë!!

Përfundim

Tashmë një gjë është e sigurt, bota e di se në Reçak dhe gjithandej nëpër Kosovë janë bërë krime të tmerrshme ndaj shqiptarëve, prandaj pa arrestimin e kriminelëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë, si dhe pa realizimin e aspiratës sonë historike kombëtare, s´ka dhe s´mund të ketë paqe të qëndrueshme në Kosovë, as në Ballkan…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …