Shirley Cloyes Dioguardi: Rrënjët e konfrontimit të tatëpjetës së Kosovës

Gjashtë vite pasi “pavarësia e mbikqyrur” filloi në Kosovë dhe 15 vite pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund luftës gjenocidiale në Kosovë, dhjetori i 2014 shënon një pikë kthese dëshpëruese në historinë më të re të Kosovës. Ngërçi gjashtë mujor në procesin politik të Kosovës që pasoi zgjedhjet e përgjithshme me 8 qershor (2014) dhe që mbaroi me ndarjen e koalicionit që kundërshtonte kthimin e Hashim Thaçit në pushtet si kryeministër dhe të partise së tij, Partisë Demokratike të Kosove, e ka thelluar deficitin demokratik të Kosovës. Me zgjedhjen nga Parlamenti i Kosovës me 8 dhjetor të Isa Mustafës si kryeministër, Hashim Thaçit si zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm, Kadri Veselit, ish kryetarit të shërbimit të sekret, në postin e kryetarit të Kuvendit, bashkë me emërimin e një numri të madh ministrash dhe zëvendësministrash, politika elite që e ka ndaluar Kosovën të lulëzojë e të përparojë gjatë dekadës së fundit është kthyer në pushtet.

 

Përderisa Beogradi ka marrë çdo masë të mundshme që nga fundi i luftës për të mbajtur dominimin e tij mbi Prishtinën dhe për të destabilizuar Kosovën e rajonin, dhe përderisa Perëndimi ende ka për t’i dhënë Kosovës sovranitet të plotë dhe ta pranojë atë në institucionet ndërkombëtare, shumica e elitës politike të Kosovës mban përgjegjësinë për përkeqësimin politik dhe ekonomik të vendit sepse ata kanë dështuar që të angazhohen seriozisht në shtet-ndërtim.

 

– Në vend se të mbështesin sundimin e ligjit, ata i kanë mbushur xhepat e tyre duke kërkuar haraç dhe duke emëruar në pozita të rëndësishme anëtarë të pakualifikuar të familjeve të tyre.

– Në vend se të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, aktivitetet e tyre privatizuese kanë çuar në projekte të diskutueshme që i kanë pasuruar ata dhe partnerët e tyre të huaj.

 

Si rezultat, papunësia tani është të paktën 40% (është mbi 60% në grupmoshat 18-30 vjeç) dhe rinia kosovare po braktis vendin masovisht, kryesisht në mënyrë ilegale.

Në kundërshtim me deklaratat e tyre se ata nuk luajtën rol në dhënien fund të ngërçit politik të pas-zdhedhjeve, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara ushtruan presion të madh mbi LDK-në, e cila fitoi 30 vende në zgjedhjet e fundit të Kosovës, që ta linte koalicionin (Bllokun V’LAN) dhe të formonte koalicion me PDK-në, e cila fitoi 37 vende në Parlamentin me 120-vende. Perëndimi preferoi status-quo në mënyrë që të çonte përpara politikën e saj që ta paqësojë Serbinë, të cilën ata në mënyrë të gabuar e shohin si motorin e ardhshëm të zhvillimit ekonomik dhe politik në Europën Juglindore.

 

Bashkimi Europian e ka dështuar popullin e Kosovës duke bërë retorikë të thatë për sa i përket dhënies fund të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, përderisa në të njëjtën kohë bëhet bashkë me anëtarët e korruptuar të elitave politike të Kosovës.

 

BE-ja është bërë pjesë e problemit me zbulimin e kohëve të fundit nga një britanike se gjykatësit dhe prokurorët që përfaqësojnë EULEX-in kanë mbrojtur politikanë të pushtetshëm duke mbuluar evidencë të korruptimit të tyre.

BE-ja gjithashtu e ka kthyer Kosovën në “geton” e fundit europiane duke e shpërblyer Serbinë e duke mos i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave.

Liberalizimi i vizave është thelbësor jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për arsyen se izolimi i Kosovës i ka dhënë ngritje depërtimit të rrezikshëm e të paparë të islamit radikal. Përderisa kosovarëve nuk u lejohet të udhëtojnë për në Evropën Perëndimore apo Bashkimin Evropian, ata janë të lirë të udhëtojnë për në lindje në Turqi e më tej. Fundamentalistat islamikë nga bota arabe kanë qenë duke financuar lëvizje politike, duke ndërtuar xhami aty ku kurrë nuk ka pasur në Kosovë, dhe duke u dhënë para grave që jetojnë në varfëri si këmbim që ato t’i veshin shamitë dhe ti dërgojnë bijtë e tyre në shkolla fetare. Për herë të parë që nga 1912 (kur okupimi 425 vjeçar i trojeve shqiptare nga Perandoria Turke Osmane u përmbys) fundamentalistat islamë, të refuzuar gjerësisht nga shqiptarët në gjithë Ballkanin, ia kanë dalë që të infiltrojnë një popullsi laike muslimane, të cilët kanë jetuar krah për krah me fqinjët katolikë, të krishterët ortodoks, dhe hebrenjt në harmoni për vite e shekuj të tërë. Islami radikal është në kundërshtim me modelin shqiptar të islamit, thelbi i të cilit është toleranca ndërfetare, respekti, dhe mirëkuptimi.

 

Qeveria e SHBA-ve gjithashtu e ka dështuar popullin e Kosovës duke iu bashkuar BE-së në ngritjen elitave politike të korruptuara të Kosovës. Në këtë proces, Amerika e ka abuzuar fuqinë e saj tek shqiptarët, grupi etnik më pro-Amerikan e pro-demokraci në Evropën Juglindore. Duke ia dorëzuar pushtetin pas luftës pothuajse pa përjashtim atyre që do t’u bindeshin kërkesave të Perëndimit. Perëndimi dështoi që të shrytëzonte ekspertizën dhe shkollimin e shumë profesionistëve nga kosova. Duke qenë e dyta kundrejt Evropës, administrata e SHBA-ve i ka mundësuar Beogradit që të hyjë në vakumin e krijuar nga mungesa e unitetit dhe vendosshmërisë së 28 shteteve anëtare të BE-së, pesë nga të cilat refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.

 

Në të njëjtën kohë, shumë kosovarë e mendojnë vetveten si minoritet i shtypur, të nënshtruar ndaj tekave të Serbisë, Rusisë, dhe BE-së që konspirojnë kundër vendit më të ri në botë. Realiteti është që shqiptarët janë shumica dërrmuese e shtetit të ri dhe në vend se të vajtojnë rreziqet e vërteta e të imagjinuara ndaj egzistencës së Kosovës, zyrtarët e zgjedhur duhen të përqëndrohen në punë të qeverisjes, policisë, ofrimin e energjisë, ujit, shkollimin adekuat, dhe kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, dhe të paraqitjes së masave anti-korrupsion në çdo institucion publik, si lokal ashtu edhe në nivel qëndror.

 

Qeveria e Kosovës e ka fuqinë ta ndryshojë të ardhmen e bisedimeve Prishtinë-Beograd duke marr kontrollin mbi marrëdhëniet me serbët në Kosovën veriore. Gjithashtu, ajo ka fuqinë që ti rezistojë krijimit të gjykatës speciale për krime lufte për Kosovën, kur as shumë pak trupa serbë paramilitare e militare nuk janë sjellur para drejtësisë për okupimin 10-vjeçar të Kosovës, dëbimin e një milion kosovarëve, dhe vrasjen e dhunimin e mijërave pa u ndëshkuar fare prej 1998-1999. Qeveria e Kosovës mund të përqëndrohet në sjelljen e kësaj padrejtësie para vëmendjes ndërkombëtare. Kjo thjesht është çështje e vullnetit politik.

 

Kosova mund të jetë e suksesshme, por nuk do ta arrijë atë po qe se kosovarët nuk ngriten përballë problemeve dhe nuk bëhen zot të fatit të tyre. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrëshqasë në një gjendje të limbos politike dhe ekonomike dhe ajo do jetë në mëshirën e fuqive të huaja. Ka ardhur koha që kosovarët, sidomos të rinjtë, ta shfrytëzojnë momentin dhe të nisin veprime jo të dhunshme që të sjellin vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj tatëpjetës që e ka marrë Kosova. Është po ashtu koha që burrat dhe gratë e afta në diasporën shqiptare – shumë prej të cilëve ia kanë kthyer shpinën Kosovës që kur pavarësia u deklarua me 2008 – ta ndihmojnë Kosovën që të dalë nga situata dëshpëruese sociale dhe ekonomike në të cilën ajo gjendet. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrëshqasë në një limbo ekonomike e politike, dhe do të jetë në mëshirën e vazhdueshme të fuqive të huaja.

 

(Shirley Cloyes DioGuardi – 29 Dhjetor 2014,  përktheu në shqip, Luan Mazreku)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …