Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, sot e ka shënuar ditën e shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, sot e ka shënuar ditën e shkollës, e që lidhet me datën e lindjes së dëshmorit të kombit, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë. Në këtë shënim, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, familjarë të dëshmorit dhe të tjerë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e rastit, pasi i uroi mësimdhënësit dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, i përgëzoi edhe për të arriturat e kësaj shkolle dhe i siguroi që qeveri komunale, do ti përkrahë të gjitha shkollat, sidomos në fushën e projekteve inovative. Kastrati, foli edhe për dëshmorin e kombit, Kujtim Krasniqi dhe tha se “sot kemi fatin që emrat e institucioneve te ne mbajnë emrat e dëshmorëve, përderisa në shkolla tashmë mësojmë për luftën dhe historinë e popullit tonë, falë sakrificës dhe luftës së UÇK-së dhe dëshmorëve të kombit, siç është edhe Kujtim Krasniqi”.

Edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, i uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle me rastin e  shënimit të ditës së tyre dhe ju tha se “çdo ide dhe projekt që lidhet me rritjen e cilësisë dhe zhvillimin, do të ketë përkrahjen e pakursyer të kryetarit dhe drejtorisë”.

Për historikun dhe të arriturat e kësaj shkolle profesionale, ka folur drejtori Nazmi Zogaj, i cili tha se të arriturat e kësaj shkolle janë të dukshme, ndërsa ai falënderoi të gjitha institucionet dhe bizneset në Malishevë, për përkrahje në ushtrimin e praktikës profesionale në të gjitha drejtimet që ka kjo qendër e kompetencës.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …