Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përshëndet zgjedhjet e qeta, korekte dhe demokratike në Kosovë

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përshëndet zgjedhjet e qeta, korekte dhe demokratike në Kosovë

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përshëndet zgjedhjet e qeta, korekte dhe demokratike me fjalët:

URIME REPUBLIKA E KOSOVËS

Urime fitoren e pestë rinia e Kosovës

 

 

1. 1981 – Pranvera studentore;
2. 1989 – Studentët dhe Profesorët e UP;

3. 1991 – Referendumi dhe pajtimi i gjaqeve në emër të rinisë së Kosovës;

4. 1997 – UÇK të gjithë të rinj nga mosha;

5. 2021 – Institucionet e reja dhe ndryshimet e para nga lëvizja e rinisë së Kosovës, për sundimin e drejtësisë, stabilitetit, garancës në sëndërtimin e shtetit ligjor dhe funkcional;

  • Sot në Kosovë fitoi dhe u realizua dëshira e flaktë e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhoshit;

 

  • Sot në Kosovë fitoi mosha e rinisë së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës;

 

  • Sot në Kosovë u materijalizua qëllimi i LPK-së të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

 

  • Sot në Kosovë fitoi Filozofia politike e Mr. Ukshin Hotit;

 

  • Sot në Kosovë fitoi arsyeja e burgut të Bacit Adem Demaçi;

 

  • Sot në Kosovë fitoi rinia e arsimuar e brezit të ri nga familjet e dëshmorëve dhe hero të Kosovës;

 

  • Sot në Kosovë vendosi për fatin e vet, vet ardhmëria e Kosovës;

 

  • Sot në Kosovë fitoi gëzimi i shqiptarëve të Shqipërisë, të Maqedonisë sëveriut, të Kosovës Lindore, të malit të Zi, të Çamërisë dhe mbar diasporës;

 

  • Sot në Kosovë lindi shpresa dhe vetbesimi tek mbarë rinia shqiptare për Nëntorin e Tretë.

 

Mbetemi me shpresë që brezi i ri do të lënë anash ndasitë ideologjike, por do të zotohen në ndërtimin e institucioneve të shëndosha dhe të përbashkëta me interes kombëtar, duke ndërtuar shtetin dhe duke realizuar aspiratat e kahershme si amanet i dëshmorëve të këtij kombi.

 

 

Me respekt,

 

SHVL UÇK

Kryetar

Daim Hiseni

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …