Mandati i Gjykatës Speciale përfundon vetëm kur Këshilli i Bashkimit Evropian u bën me dije institucioneve të Kosovës

Shoqata, “Familja dhe Shpresa” nga Klina fton qytetarët e Kosovës që t’i përgjigjen peticionit të veteranëve

Shoqata, “Familja dhe Shpresa” nga Klina fton qytetarët e Kosovës që t’i përgjigjen nismës së shoqatave të veteranëve të luftës për peticion me kërkesë drejtuar Kuvendit të Kosovës për plotësimin e ligjit selektiv dhe diskriminues të gjykatës speciale në mënyrë që të mundësohet që në Hagë të dalin para drejtësisë vrasësit serbë që kanë kryer  krime lufte  kundër civilëve shqiptarë të Kosovës “Ky ligj duhet që të plotësohet patjetër. I ftojmë dhe shpresojmë se qytetarët do t’i përgjigjen masovikisht këtij peticioni. I ftojmë dhe shpresojmë se parlamentarët e të gjitha partive shqiptare të Kosovës më në fund do të vetëdijesohen e të marrin guximin e ta plotësojnë këtë ligj. Shpresojmë se Parlamenti i Kosovës do të pamundësojë amnistimin e kriminelëve serbë që ende gjenden të lirë atje në Serbi të mbrojtur nga shteti Serb i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij”, ka delaruar përfaqësuesja e shoqatës, « Familja dhe Shpresa », Zana Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …