leoni

Shoqeria Levizja

Shoqëria “Lëvizja” mbajti një Kuvend pune

Dje, në Prishtinë, Shoqëria Lëvizja mbajti Kuvend pune me degët e saj. Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Degës së Kosovës, të Degës së Maqedonisë shqiptare, të Degës së Zvicrës, asaj të Gjermanisë dhe të Francës.

Në fillim, me një minutë heshtje, u nderua figura e ndritur e kombit, Bacë Adem Demaçi. Për Shoqërinë tonë dhe për shqiptarët, Baca Adem ishte dhe mbetet përjetësisht fanar që do të ndriçoj rrugën e ribashkimit të kombit dhe Shqipërisë në një shtet. Kundërshtojmë, u tha në mbledhje, tendencat që përpiqen ta paraqesin Atin e lirisë dhe të ribashkimit të kombit e të Shqipërisë, Adem Demaçin, si figurë të kufizuar të një pjese të vogël të gjeografisë shqiptare. Në mbledhje u raportua edhe për punët e kryera dhe për projektet për vitin 2018-2019 si dhe u paraqit raporti financiar dhe projektbuxheti për vitin 2019.

Shoqëria Lëvizja shpreh shqetësimin e saj për situatat që po kalon në këtë kohë Republika e Kosovës. Kërcënimet për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës shqiptare nuk janë të vogla. Prandaj, u bëjmë thirrje institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre që të jenë konsekuentë në mbrojtje të kushtetutshmërisë, tërësisë tokësore dhe interesave kombëtare e shtetërore. Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës bisedimet, marrëveshjet dhe marrëdhëniet me Serbinë duhet t’i bëjnë transparente. Edhe Tirana zyrtare nuk mund të qëndroj duarkryq!

Pakica serbe në Kosovës nuk mund të ketë më shumë të drejta se shqiptarët e Kosovës Lindore nën Serbi. Kundërshtojmë çdo tentativë për pazare të fshehta dhe përdorimin e Kosovës Lindore si monedhë kusuritjeje. Shoqëria Lëvizja fton kombin shqiptar të jetë unik përballë kërcënimeve të Serbisë!

Shpresojmë që edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, që e kanë njohur shtetin e Kosovës, nuk do të lejojnë të bëhen marrëveshje në kurriz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sepse marrëveshje të tilla do të prishnin paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë. Serbia (edhe miqtë e saj) do të duhej ta dinte se nuk do të përballet vetëm me Kosovën, por me mbarë kombin shqiptar…

Prishtinë, më 5 gusht 2018 Kryesia e Shoqërisë Lëvizja

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …